Connect with Us

Nga Bledi Mane/ Katranovirusët…

Opinione

Nga Bledi Mane/ Katranovirusët…

Publikuar

-

Pa gdhirë ende dita kur nxirrja e natës fillon të zbehet në ngjyrë gri, nuk shfaqet rezja e parë e diellit por dëgjohen vajtimet e kobshme të tre burrave.

Të pagjumë gjithë natën, ata qëndrojnë fshehur pas skutave të qytetit dhe përgjojnë kush teshtit, kush lëngon nga dhimbjet, kush kollitet, kush jep shpirt e kush vdes. Mbajnë shënime mbi brazdat e trurit të tyre të mbrapshtë dhe pa dalë dielli i mëngjesit vënë kujen. Të gjallët duan ti sëmurin me pa hir e ti fusin nën dhé, të vdekurit i nxjerrin nga varret dhe i shëtisin rrugëve të çmendurisë vetjake.

Tre burra, tre prindër, tre mjekë që shkelur mbi humanizëm dhe betim Hipokrati zgjohen e ngrysen e ngrysen e zgjohen vetëm me fjalën e kobshme në gojë. Dëshpërohen kur shërohet pacienti dhe gëzohen kur vdekja rrëmben të pafatin. Luten nëpër natë në humbëtirën e cinizmit e të egos së tyre të thartuar dhe i bëjnë thirrje çdo sëmundjeje, çdo tumorri, çdo virusi e çdo kolere të vijë e të pllakosi mbi Shqipëri. Harrojnë misionin e shëruesit, harrojnë se kanë familjarë, të afërm, miq, komshinj dhe inatin personal që kanë me Edi Ramën duan ta konvertojnë në epidemi kombëtare.

Njëri quhet Tritan, i përdhunuar në mënyrë vegjetariane ndërsa dy të tjerët kanë të njëjtin emër. Madje të dy Petritët aderojnë në të njëjtën parti aleate me partinë e Tritanit. Këto tre muajt e parë të këtij viti të tre së bashku kanë marrë në dorë flamurin e panikut nacional të Coronavirusit dhe nuk ndihen të qetë derisa edhe këtu te ne të pllakosë gjëma. Tre mjekë që nuk përhapin me urtësi masat mbrojtëse por ropaten e mezi presin deri sa të sëmuremi të gjithë.

LEXO EDHE:  Mbyllja e shkollës nga frika e koronavirusit/ Ministria e Arsimit i heq licencën: Udhëheqësit të ndiqen nga organet e drejtësisë

Tre mjekë, tre prindër, tre burra të moshuar të verbuar nga mallkimi i tyre dhe harrojnë që Coronavirusi po bën gjëmën mbi pleq si këta të tre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Kosova sapo u rreshtua si shtet anti-amerikan

Publikuar

-

Nga

SHBA sapo pezulloi 200 milion euro investime në Kosovë.

Kosova rreshtohet tek ato pak shtete anti-amerikane që SHBA vendos sanksione si Kuba, Koreja e Veriur apo Irani.

Amerika nuk ndëshkoi popullin pro amrikan por qeverinë e votuar prej tyre. Sot mediat duhet të buçisnin për këtë dramë dhe këtë turp kombëtar.

Historia do kryqzoj ata që mos-mirnjohejnen e institucionalizuan në emër të popullit dhe pushtetit.

A ja vlen të humbim aleatin shekullor për hir të taksës me Serbinë!
Dje kishim një mik. Sot zyrtarisht e kemi armik.

Kosova sot ka dy zgjidhje:

1- Të shkojë në zgjedhje të parakohshme,
ose
2- Të vazhdojë e izoluar dhe të rrezikojë tërheqjen e njohejes pavarsisë nga SHBA.
Nuk ja vlen të humbasim SHBA-n për një taksë duke pas parasysh edhe fundin e Ramush Haradinajt për këtë histori.

Pas humbjes së aleancës me SHBA, do na largohen Gjermania, Anglia, Franca etj. Apokalips në tokat shqiptare!
I mbetet shqiptarve të dalin në shesh dhe ta vendosin sa nuk është vonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Për koronavirusin në Shqipëri duhet dëgjuar Jurgen Klop

Publikuar

-

Nga

Në kushtet, kur për fat ende nuk ka asnjë shqiptar të prekur me koronavirus, megjithë përmasat e frikshme, që po merr kjo epidemi në botë, është më produktive dhe më e arsyeshme ta marrësh atë me pak humor, se sa të shkulësh faqet e përplasësh këmbët nga paniku.
E para, se është shumë e parakohshme të vesh kujën për një gjë, që ndoshta me pak ndihmë nga Zoti, mund të mos mbërrijë kurrë në Shqipëri. Dhe më e rëndësishmja, se këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë agresion të armatosur, për të cilin ka nevojë të bëjmë stërvitje ushtarake, që të tregohet se jemi të përgatitur, por thjesht duhet të zbatojmë ato protokolle, që shtete shumë më të zhvilluara se ne i kanë aplikuar tashmë prej hallit, kur i ka zënë.
Fatmirësisht, në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën, ka një shpërthim fantazie për meme dhe për anekdota që tallen me koronavirusin, ndonëse të gjithë e dinë dhe e pranojnë shkallën e lartë të rrezikut që sëmundja paraqet. Edhe kjo shpjegohet me ligjësitë e zhvillimit të njerëzimit në shekuj për t’i trajtuar pak si me shaka edhe fatkeqësitë më të rënda. Ndryshe, bota do të mbytej me një pikë ujë.
Mirëpo jo të gjithë, me sa duket, janë kaq të aftë dhe e kanë veten kaq nën kontroll, sa ta bëjnë këtë “sakrificë”. Në fakt ajo nuk ka nevojë për ndonjë “trimëri” të rrallë si në ato memet me lebër, që kishin ndalë ta prisnin me pushkë virusin, kur të vinte.
Përgjigjen më inteligjente dhe më shembullore për të gjithë ata që kanë gjetur punë me alarmin për koronavirusin, sidomos në Shqipëri, e ka dhënë trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop. Ai e konsideroi fyrje që u pyet për këtë temë, sepse për të ajo është një gjë shumë serioze, për të cilën duhet të flasin dhe dëgjohen vetëm ekspertët.
Një nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit botëror për momentin, tha se për këtë çështje ai është thjesht një “burrë me kapele dhe me mjekër të parruar”, domethënë po kaq i paditur dhe i pambrojtur, sa edhe çdo njeri tjetër në planet.
Personalisht, e konsideroj veten edhe më poshtë se Jurgen Klop, kur flitet për koronavirusin, ndoshta ngaqë unë nuk kam, as kapele dhe, as mjekërr. Dhe ndërkaq, mendoj se më të vlefshëm se unë për t’u dëgjuar në këtë kohë janë, jo vetëm mjekët dhe infermierët, por ndoshta edhe rojet e spitaleve, për shkak se jetojnë më afër ekspertëve, që na rekomandon të dëgjojmë Jurgen Klop, dhe për këtë arsye, mund edhe të dinë e ndihmojnë më shumë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Vagina nga dola unë, duhej të mbyllej!

Publikuar

-

Nga

1./Sperma e babait u lëshua si e çmendur drejt kanaleve ku e priste e qeshur veza e nënës. Ndërsa rënkimet e të dyve nuk rreshtnin, brenda trupit të sime mëje u përqafuan plot mall spermatozoidet dhe vezoret dhe pas 44 minutash u nisën drejt mitrës, u shumëfishuan dhe hodhën rrënjë. Ditët dhe javët kalonin të shëndetshme dhe unë fillova ngadalë të marr formë. Nga një fetus i vogël i strukur, rritesha dhe formëzoja organet, gjymtyrët, kokën, veshët, sytë. Pas 36 javësh kërkoja të braktisja ngrohtësinë e trupit të nënës dhe u gjuaja membranave të barkut të saj me putrat e vogla të këmbëve të mia.
2./ Britmat e mamasë time pushuan kur mamitë e maternitetit, na prenë tubat lidhës, më pastruan nga ujërat ngjyrëkuqe dhe më mbështetën pranë prindit tim. Hera e parë që ndjeja prekjen dhe aromën e një gruaje.
Pushova dhe unë së qari dhe po egzaltohesha nga mirëseardhja në një botë plot oksigjen dhe dritë. Qyshkur qëndroja brenda mitrës edhe tani që fëmijërohesha e burrërohesha, dashuria dhe kujdesi i nënës nuk munguan por shtoheshin e shtoheshin çdo ditë. Rrethohesha nga përkëdheljet, qumështi, lodrat, veshjet, ngrohtësia, freskia, higjena, ushqimi, përkujdesja. Çdo sekondë që kalonte rritesha me dashurinë dhe edukatën që ta doja çdo njeri veçanërisht nënën time e nëpërmjet saj gjithë femrat e lagjes, qytetit, vendit derisa një ditë kuptova se isha i vetëm, isha minorancë në një ambient hipokrizisht të ndyrë:
-Femrës futi vetëm palloshin dhe drurin!
-Femrën mbaje në shtëpi për të larë e për të gatuar!
-Femra ka lindur për të qenë shërbëtore e burrit!
Dhe ashtu herë i sforcuar dhe herë i nxitur u bëra edhe unë pjesë e dialektikës maskiliste aranautase. Çdo mbrëmje nuk vrapoja të përqafoja nënën time por shkoja raportoja te mejhania e lagjes sesi e dhunoja dashnoren, si e filmoja me celular, si e poshtëroja në krevat, si ia derdhja spermën mbi fytyrë, si e palloja pa e puthur dhe eksitimi tashmë nuk më vinte prej seksit por harbohesha kur ua tregoja shokëve, miqve, çunave të lagjes. Shfrytëzova dashurinë dhe dobësinë e dashnores time ndaj meje dhe e punova si prostitutë në Itali, Belgjikë, Angli. U pasurova me kafshërinë dhe egon time dhe para shokëve ndihesha superior përherë. Kisha para, makina, luks, shfrenime por më mungonte dashuria. Jo sepse nuk ndjeja por kisha frikë të dashuroja një femër se do dukesha i dobët para shokëve, para lagjes, para zakoneve tona kolektive derisa një ditë euforia ime më përplasi të gjithin brenda makinës ku udhëtoja me trafikndarësen e një autostrade.
3./
Nga koma dola pas 5 ditësh dhe ashtu i mjegullt nga dhimbjet dhe trupi i sakatosur, mdjeva se kisha thyer çdo kockë e vertebër. I shtrirë në krevatin e bardhë të spitalit mësova se kisha mbetur sakat dhe kurrë, kurrë nuk do ecja më. Bërtita, ulërita, klitha, qava si atëherë kur dola nga vagina e nënës time dhe mes syve të enjtur nga lotët pashë fytyrat e bukura të doktoreshës, të infermieres, të sanitares, të nënës, të të dashurës. Pashë fytyrat e dhimbsura të 5 femrave që më përkëdhelnin dhe më pëshpërisnin ëmbël:
-Ti nuk do jesh kurrë vetëm, ti nuk do ecësh kurrë në jetë por ne do jemi me ty. Ne do jemi hapat e ecjes tënde…
4./
Gëzuar 8 marsit ju femrat shqiptare. Unë personalisht ndihem me fat se kam lindur sot në festën tuaj!

LEXO TE PLOTE