Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Nuk kemi pse presim luftën e tretë botërore!

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Nuk kemi pse presim luftën e tretë botërore!

Publikuar

-

Mos prisni që ta pushojnë vetë këtë debatin e shpifur për maskat, sepse janë brenda fushës së vet dhe nuk kanë ndërmend të lëshojnë terren. Kanë gjithë këto vite që e ushtrojnë këtë zanat, githmonë pas maskave, dhe u duket sikur do t’i shkojë kot investimi, po të mos flasin për këtë çështje.

Është e kotë të ankohemi dhe të revoltohemi, sepse ata nuk do të ndalen, edhe sikur t’u përgjërohemi që ta bëjnë këtë “lëshim” për hir të një beteje të madhe globale me një armik të panjohur, në të cilën tashmë është e përfshirë edhe Shqipëria.

Ma sa duket kërcënimi i koronaviruesit ësntë i pamjaftueshëm dhe nuk duhet pritur të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore që kjo qenëri politike të ndalet.

Ndaj edhe është më mirë që të mos shqetësohemi, por t’i injorojmë, duke u përqëndruar vetëm në atë që thonë mjekët dhe ekspertët e tjerë.

Asnjë sekondë vëmëndje për polemikat e tyre të neveritshme në kohën më të papërshtatshme për botën dhe Shqipërinë.

Është mënyra më e mirë për ta mposhtur epideminë, por ndoshta edhe për të afruar skadencën e maskave politike, që prej dekadash i kanë shtuar artificialisht hallet dhe viruset këtij vendi.

Image may contain: 1 person, suit

Image may contain: one or more people

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artan Fuga/ Opinioni publik në kohë epidemish

Publikuar

-

Nga

Artan fuga akademik

Rrëshket sigurisht. Se mos është hera e parë! Prej qindra vjetësh e kanë studiuar që përballë rrezikut opinioni publik ekstremizohet.

Njeriu nuk është qenie e arsyeshme, por është qenie që arsyeton! Janë larg këto dy përkufizime prej njeri tjetrit, shumë larg!

Kur epidemia te ne nuk kishte arritur ende, por dihej se do të vinte, në rrjetet sociale por edhe në komunikimin ballëpërballë dëgjohej masivisht :

Nuk na prek virusi ne!

Çfarë t’u thoshe?

Sapo hapje gojën duke arsyetuar fare lehtë të hidheshin në grykë:

Rracë e pastër ne!

Pellazgë ne!

Dhe këto ushqeheshin edhe nga njerëz që nuk mund të thuash se nuk kanë kompetenca mjekësore. Por, nuk ishte një çështje mjekësore, është edhe sociale, edhe etike epidemia. Por, kush të le të flasësh seeeee!

Lërini të flasin mjekët! – të bërtisnin! Dakord mjekët bëjnë testin kurojnë, por vendimet politike nuk i marrin mjekët!

Sjelljen e njeriut në shoqëri nuk e studjojnë mjekët! Vazhdon i njejti gabim. Epidemia shihet thjesht si çështje mjeksore. Çfarë t’u thuash? Që është edhe çështje kulture, politike, familjare, etike, psikologjike?

Kush dëgjon?

Si thoshin? Janë nxitje frikërash nga ana e kritizerëve! Nuk ka rrezik. Është rrezik i vogël!

Kush thotë se virusi nuk ka si të mos vijë – bën punën e Saliut!

Pse Europa jemi ne? Ata që nuk na pranojnë ne!

Mirëpo erdhën rastet e para!

Kaluam në të kundërtën! Nisëm të urrejmë emigrantët! Ata emigrantë që nuk kemi lënë pa i lëvduar sepse mbajnë me lekë familjet, vendin etj. Cilët janë këta? Ata, mo, bijtë dhe bijat e këtyre që shajnë!

Po sikur një i afërm t’u kthehej para disa ditësh dhe t’u thoshte :

Erdha o njerëz në shtëpi, kishte rrezik atje!

Çfarë do t’i thoshin: jashtë, jaaaaaashtë, jashtëëë!

O mikpritja shqiptareeeeeeee! Çfarë lavdesh i bëjmë!

Shtëpia jonë është e mikut!

E mikut dakord, por pa virus!

Jemi rracë e pastër neeeeeee! Pellazgë! Më shumë shoku! Më shumë? Etruskë! Me shumë shoku! Skitha! Ore skutha jemi? Joooooo! Më të lashtë akoma! Pyet Darvinin!

Këta emigrantët e qelbur ! – ky ishte pak a shumë toni! Toni i frikës, i ankthit kolektiv! Jemi edhe trima pa le!

Mirëpo doli që nuk ishin emigrantë po kishin qenë për vizitë andej nga Italia!

Moooooos, edhe kjo ra!

Emigrantët i përzumë! Ik o vëlla vdis andej nga qoshet e pallatit! Çfarë na bën pis!

Trimëria? Ku ka trimëri me rrezikun mo? Trimëria është për të kënduar këngë dhe u sharë me njeri tjetrin në parlament!

LEXO EDHE:  Shoqëria Civile e politizuar është më e dëmshme se vetë politika

LEXO EDHE:  Shpërthimi i koronavirusit në Itali/ Ambasada shqiptare apel emigrantëve

Një dizonancë konjitive!

Opinioni publik midis dy të kundërtash: Jemi rracë e pastër apo jemi rracë e keqe? – nisën dilemat.

Kur nuk kishim virus – ishim pellazgë skitha, kur na kap viroza jemi emigrantë skutha!

Për t’i bashkuar këto të kundërta nisëm edhe gjejmë fajtorin jo te emigrantët, jo te bejlerët, diversantët, katolikët, vllahët, hebrenjtë, çamët, grekët, jevgjit – oh sa të mirë janë ! -, por te kultura.

Janë katunarë mo, pa kulturë! Iku në Itali dhe kur erdhi nuk u fut në karantinë!!! Si të futej kur vetë Italia nuk e kërkonte? Kur nuk kishte asnjë simptomë? Kur i duhej të jetonte?

Nejse! Kështu e ka zakonin njeriu! Do fajtorin!

Çdo i sëmurë tani konsiderohet me faj!

Sinonimia e vjetër me shekuj : i sëmuri – fajtor : na ndihmon të kujtojmë se ne jemi ndryshe! Ne nuk na kap sepse nuk jemi fajtorë!

Vetë e ke fajin!Me ler rehat mua tani! Ik o vdis andej!

Ka rrezik të mbyllemi? Gjithë lekët po i blej makarona, oriz, reçel! Po i boshatise dyqanet mo? Ohuuuuuu! Jemi solidarë? Qenke budalla fare tiiiiiii! Solidariteti është virus komunist! Ne kemi hallin e këtij virusit kapitalist tani! Secili për vete Zoti për të gjithë në kohë rreziku!

Pse ç’a kujton ti? Akoma iu beson përrallave të zyshës të klasës së parë? Të vdesin të tjerët dhe të jetosh ti? E mo, çfarë kujton? Po si do të jetosh vetëm sikur të gjithë të tjerët të mos jenë më?

Nuk e di – thotë !

Na nxjerr se çfarë jemi në thelb kriza! Jo se të tjerët nuk janë.

Do kalojë epidemia sigurisht. Do iki virusi. Por, atëhere të mos harrojmë se çfarë kemi bërë. Të mos nisim përsëri:

Ne, pellazgët!

Ne, shentorët!

Ne, trimat!

Ne, solidarët!

Ata emigrantët!

Ata katundarët!

Ata opozitarët!

Mos e marrim veten kaq seriozisht!

Se nuk merremi me virusin pastaj, por me veten dhe njeri tjetrin!

Se pastaj, o dhé hapuuuu!, dëgjojmë që edhe ekipet e reanimacionit duhet t’i bëjmë mikste, ca me mjekë demokratë dhe ca me mjekë rilindas!

Po e vërtetë, sot e lexova!

Në vend t’i themi politikës së qelbur: PËRJASHTAAAA nga shkenca, nga administrimi, nga shërbimet!

Trurin a e kap corona ?!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Apeli i fortë i mjekut/ Edhe ne pensionistët jemi gati për betejën me koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Apel për një front të përbashkët
Nga PROF. DR. Isuf Kalo

Në këto ditë kur pan demia e virusit Covid19 i shtriu kthetrat edhe në vendin tonë, mendoj se është koha të jemi të gjithë të bashkuar ndaj këtij rreziku që u kanoset njerëzve tanë.

Është pozitive që një sërë mësimesh të vyera i kemi përfituar tashmë nga eksperienca e përballimit të kësaj pandemie në vendet e tjera, veçanërisht nga fqinjët dhe që disa masa mbrojtëse të domosdoshme janë ndërmarrë paraprakisht nga Ministria jonë e Shëndetësisë dhe Task- Forca e ngritur posaçërisht kundra tij.

Specialistët e shkencëtarët tanë infeksionistë me kompetencë dhe përkushtim profesional të lartë kanë zhvilluar një veprimtari intensive informuese për popullatën, lidhur me masat mbrojtëse nga kjo e keqe krejtësisht e mundur për t’u mposhtur. Ata janë skalioni i parë që po ndeshet me të dhe meritojnë admirim nga të gjithë ne.

Megjithëkëtë, në ngjarje të tilla dramatike, përveç qetësisë, mirinformimit dhe bashkëpunimit nga secili prej nesh, mendoj se do të ndihmonte shumë edhe solidariteti, kontributi dhe paqja në nivel jo vetëm personal e familjar, por edhe politik e shoqëror.

Në këtë kontekst mund të ishte me vlerë që edhe partitë e faktorët e tjerë politikë gjatë kësaj periudhe të ulnin përkohësisht armët, të shuajnë kontradiktat dhe polemikat mes tyre për t’u bashkuar secila me propozimet, vërejtjet dhe kontributet në një front unik, çka do të maksimalizonte forcën dhe efektivitetin tonë. Shëndeti nuk ka ngjyrë partiake.

LEXO EDHE:  Për të zhgënjyerit dhe mosvotuesit/ Ish-ministri ka një mesazh të rëndësishëm

LEXO EDHE:  Nis lufta me Korenë e Veriut?!/SHBA nxjerr ushtrinë në front, ja masat (Video)

Ai është njësoj i bardhë, i çmuar dhe jetësor për të gjithë. Prandaj, edhe Task-Forca e ngritur kundra koronavirusit them se do duhej të ishte bipartizane, gjerësisht përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Përtej kufijve teknokratikë, përballimi i rreziqeve të tilla merr dimensione kombëtare, madje edhe më gjerë.

Uroj me gjithë zemër që kjo e keqe të mposhtet shpejt te ne. Por nëse ajo do të shtrihet më tej, do ta bëjë të vështirë përballimin me kontingjentin e disponueshëm (jo aq të madh) të tanishëm të bluzave tona të bardha. Do t’ju bëja thirrje, duke filluar nga vetja ime (77- vjeçar), edhe kolegëve bashkëmoshatarëve të mi pensionistë mjekë, të ofrohemi të gatshëm pavarësisht nga profilizimet tona, të ndihmojmë sa mundemi vullnetarisht në këtë front të ri. Mposhtja e virusit Covid-19, i kësaj mostre mikroskopike tinëzake kaq shumë dëmprurëse për shëndetin, ekonominë dhe mirëqenien tonë, është sot detyrë mbi detyrat për të gjithë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Epidemia nuk ndalet me propagandë

Publikuar

-

Nga

Fatmiresisht Shqiperia dhe gjithe Europa paten dy muaj kohe per t’u pergatitur per koronavirusin. Fatkeqesisht Europa dhe Shqiperia deshtuan te ndalnin epidemine.

Ky eshte nje moment i veshtire per te gjithe, por jo pa zgjidhje. Shembulli se si bota mund te triumfoje mbi koronavirusin vjen nga vatra ku ai shpertheu, Kina dhe Korea. Dhe te dy keto modele suksesi kane nje te perbashket, parandalimin.

Ne Kine epidemia u vu nen kontroll dhe tani rastet e reja po shkojne drejt zeros. Modeli i suksesit kinez eshte dora e hekurt, qe forcoi karantine me te madhe ne historine e njerezimit. Edhe sot, instrumenti me i mire qe ka njerezimi per te parandaluar epidemite masive mbetet ai i cili ka ekzistuar qe nga mesjeta, pra karantina. Dhe Kina e deshmoi se karantinat funksionojne gjithmone.

Modeli i dyte i suksesit eshte Korea e Jugut, nje tjeter vend i cili po e ve me sukses nen kontroll epidemine. Modeli korean eshte ai i testimit me shpejtesi te pacienteve permes medotave inovative. Sa me shpejt zbulohen te infektuarit aq me shume mundesi ka te ndalet zinxhiri i infektimit.

Qeveria koreane nxorri grupet mjekesore te testonin pacientet ne rruge. Deri tani Korea e Jugut ka kryer mbi 200 mije testime per koronavirus dhe fale kesaj arriten te zbulojne dhe izolojne ne mohe te infektuarit duke ngadalesuar perhapjen e epidemise.

Emergjencat e shendetit publik kerkojne qeverisje me dore te hekurt. Shendeti i popullates nuk mund te lihet ne meshiren e karantinave vullnetare, sic eksperimentoi qeveria shqiptare dhe ato te Europes.

Qeveria duhet te forcoje urgjentisht masat ndeshkuese. Thyerja e karantines duhet te jete veper penale, e cila te denohet automatikisht me burg. Denimi me gjobe i dikujt qe kercenon shendetin e mijera te tjereve eshte cmenduri.

LEXO EDHE:  Harta/ Edhe sa vite jeton një shqiptar, pasi mbush 60-vjeç

LEXO EDHE:  Nis lufta me Korenë e Veriut?!/SHBA nxjerr ushtrinë në front, ja masat (Video)

Bizneset qe kane numer te madh punonjesish duhen detyruar me ligj t’i shperndajne ata dhe te shfrytezojne punen nga shtepia. Grumbullimet e njerezve duhen ndaluar me ligj, ndersa zerat e injorances, qe relativizojne epidemine duhen refuzuar dhe madje denuar sepse i bejne qytetaret qe te mos marrin masat e duhura. Kjo ishte ajo qe ndodhi ne Itali.

Paralelisht duhet te shikohet mundesia qe nje pjese e punonjesve shteterore, te pakten ato qe nuk lidhen me aktivitetet e emergjences te lihen pushim.

Ministria e shendetesise duhet te jete me agresive ne testimin e pacienteve, pavaresisht kostove. Ne emergjencat e shendetesore, buxheti shkon automatikisht ne funksion te mbrojtjes se shendetit te popullates.

Qeverisja me dore te hekurt eshte dhe rruga me e mire per te mos lejuar panik. Kur qytetaret shohin se shteti po vepron me vendosmeri per te vene nen kontroll situaten ndihen me te sigurte dhe nuk i dorezohen panikut. Paniku nuk permbahet duhet zbukuruar te verteten. Perkundrazi, fshehja apo zbukurimi i te vertetes dhe relativizimi i saj krijon efektin e kundert.

LEXO TE PLOTE