LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Me maska të skaduara, pa mjete mbrojtëse”/ Basha: Personeli mjekësor punon në kushte të papërshtatshme

10 Mars 2020, 14:13, Politikë CNA
“Me maska të skaduara, pa mjete mbrojtëse”/ Basha:

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikshmëri këshillat e mjekëve për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Basha ka theksuar se mjekët dhe infermierët po punojnë në kushte të papërshtatshme duke rikujtuar edhe rastin e maskave të skaduara që u janë shpërndarë personelit shëndetësor.

?Ky akt është treguesi i qartë se qeveria është e papërgatitur dhe e papërgjegjshme.
Shpërndarja e maskave të skaduara për personelin mjekësor është bërë me vetëdijepasi i është vënë pulla mbi datën e skadencës. Me maska të skaduara, pa mjete mbrojtëse të domsosdoshme personeli mjekësor nuk është në gjendje të kryejë detyrat e veta.
Spitalet janë të papaërgatitura për fluksin e pacientëve. Kemi kërkuar prej dy javësh marrjen e masave por qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr dhe nuk ka marë masat e duhura në kohën e duhur?, u shpreh Basha në një konferencë për shtyp./CNA.al

PD plas ?bombën?/ Rrezikohet jeta e mjekëve, u shpërndahen maska të skaduara që prej 2011

Lajmet e fundit nga