LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllja e shkollave nga koronavirusi/ Shahini prezanton platformën e mësimit online

10 Mars 2020, 18:38, Sociale CNA
Mbyllja e shkollave nga koronavirusi/ Shahini prezanton platformën e

Pas njoftimit për mbylljen e shkollave për një periudhë dy javore, sipasojë e epidemisë së koronavirusit, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka prezantuar dhe platformën e mësimit online.

Në një postim në rrjetet sociale, Shahini thekson se në platformën ?Akademia.al? do të gjenden 900 leksione, për klasat nga 6 deri në 12, ndërsa bën thirrje për tu regjistruar.

“Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu.

Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”, shkruan Shahini./CNA.al

Lajmet e fundit nga