LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masat për koronavirusin/ S’ka më grumbullime në sportele, ja si do bëhet shpërndarja e pensioneve

10 Mars 2020, 15:56, Sociale CNA
Masat për koronavirusin/ S’ka më grumbullime në sportele,

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ministria e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu, bëri me dije, se duke nisur nga ky muaj e deri në normalizimin e situatës, pensionistët nuk do paraqiten më në posta për marrjen e pensionit, por do u dërgohet në shtëpi.

“Posta të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e njerëzve në sportele. Pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero.

Privati të marrë masa për parandalimin e përhapjen e virusit tek punonjësit gjatë aktivitetit të punës, kontakti i punonjësve mes tyre dhe me publikun, të shmangen nëse shërbimi mund të ofrohet online. Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me risk të komunikojnë online këtë rethanë autoritet shëndetësor, ISHP-së, nëse nuk e kanë plotësuar skedën e udhëtarit kur janë kthyer në vendin tonë. Kush hyn në territorin tonë duhet ta plotësojnë këtë skenë. Do ndalohet apo pezullohen të gjitha konkurset publike për punësim apo shkollim”, tha Manastirliu.

 

Lajmet e fundit nga