Connect with Us

Manastirliu ftesë për ekspertët opozitarë/ “Ejani në Ministrinë e Shëndetësisë, s’jeni tepër”

Lajme

Manastirliu ftesë për ekspertët opozitarë/ “Ejani në Ministrinë e Shëndetësisë, s’jeni tepër”

Publikuar

-

Një ftesë të hapur për ekspertët e shëndetësisë së opozitës ka bërë mbrëmjen sotme Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Real Story”, Manastirliu deklaroi se meqënëse opozita i ka aq të mirë ekspertët sa thotë, le të paraqiten pranë Ministrisë, pasi theksoi se nuk janë të tepërt , por të nevojshëm.

“Janë të ftuar në Ministrinë e Shëndetësisë se ne sot më shumë se kurrë kemi nevojë për të qëndruar të bashkuar. Ekspertët nuk janë asnjëherë të mjaftueshëm”, nënvizoi ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Tritan Kalo “rrëzon” opozitën/ Data më e hershme e skadencave të maskave në 2022

Publikuar

-

Nga

Mjeku Tritan Kalo deklaroi mbrëmjen e sotme se maskat të cilat opozita thotë se janë të skaduara nuk po përdoren në Spitalin Infektiv ku po mbahen pacientët e konfirmuar me koronavirus.

Kalo nënvizoi se nuk e di ku është gjetur kjo kuti, pasi pretendon se skandecat më të hershme të maskave që janë shpërndarë te infektivi janë në vitin 2022 dhe më të vonshmet në 2024.

“Unë nuk e di ku i kanë gjetur ato kuti, sepse ne kemi marrë me qindra mijëra maska. Ne i këqyrim me kujdes datat e skadencave të maskave, jo vetëm ato kirurgjikale, por edhe maska të tjera. Unë nuk e di ku është gjetur kjo kuti, por të paktën në shërbimin e sëmundjeve infektive nuk është gjetur kund. Janë të kontrolluara mirë qoftë dorezat, qoftë maskat, të cilat kanë shumë saktë në kutinë e tyre. Më e hershmja është 2022, më e vonshmja është 2024”, u shpreh mjeku në Rtv Ora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Denoncimi për maskat e skaduara/ Përfaqësuesi i OBSH “godet” opozitën

Publikuar

-

Nga

Raul Gonzales Montero në Shqipëri Raul Gonzales Montero, ka kritikuar opozitën lidhur me denoncimet për datën e skadencës së maskave të shpërndara nga qeveria.

Ai tha se nuk ka rëndësi data e skadencës në këto momente, ndërsa theksoi se politika duhet të qëndrojë jashtë shëndetësisë.

“Nuk e di pse drejtohet në këtë drejtim ky debat, e rëndësishme është si mbahet maska, e rëndësishme është të thuhet mënyra e përdorimit të maskave se sa të shihet data e skadimit. Këto denoncime mund të hapin panik. Mund të mbarohen maskat se vendet po i mbajnë për vete këto maska. Maskat i prodhonte Kina dhe nuk do t’i importojë. Edhe Franca nuk i importon më se tha që do i mbajë për vete. Nuk duhet të keqpërdoren këto maska se pashë se si i përdornin, ju lutem shëndetësia të mbahet jashtë debatit politik”, nënvizoi përfaqësuesi i OBSH./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video – Ambasadori i Shqipërisë i dorëzon letrat kredenciale/ Erdogan nuk i jep dorën

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka frikësuar jo vetëm qytetarët, por edhe liderët e disa shteteve dhe kjo është vënë re sot në Turqi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robon. Gjatë takimit tërhoqi vëmendje mënyra si ato u përshëndetën.

Erdogan i kërkoi ambasadorit shqiptar kredencialet, ndërsa ky i fundit e keqkuptoi dhe i ka zgjatur dorën për ta takuar. Por i shpejtë ka qenë reagimi i presidentit turk, i cili ka tërhequr dorën e tij dhe ka refuzuar të ketë një shtrëngim duarsh.

LEXO EDHE:  Buxheti 2019/ Manastirliu: Çeku i bebes mbështet 30 mijë familje

LEXO EDHE:  Hapet qendra e parë për viktimat e dhunës seksuale/ Manastirliu: Mbrojtje pa dallim

Në një video të shpërndarë nga mediat vendase, dëgjohet që Erdogan të thotë “Korona” dhe më pas vuri dorën në zemër për ta përshëndetur shqiptarin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE