LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Lufta virtuale" për maskat/ Basha urdhër Ramës: Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë!

10 Mars 2020, 18:12, Politikë CNA
"Lufta virtuale" për maskat/ Basha urdhër Ramës:

Ndonëse qytetarët janë në ankth nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha po vijojnë me replikat në rrjetet sociale.

Këtë radhë ka qenë Basha që i është përgjigjur kreut të qeverisë për debatin e nisur mes tyre për datën e skadencës së maskave të koronavirusit.

Me tone të ashpra, lideri i demokratëve urdhëron kryeministrin të mbledhë veten, të lërë ankesat dhe të marra masa për mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve.

“Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. Edi Rama ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. Merr masa të mbrosh mjekët dhe infermierët. Lëri batutat bajate,shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve! Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën. Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua!Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si klloun, nuk është koha për të qeshur me ty”, shkruan Basha./ CNA.al

?Boll me justifikime e gënjeshtra?/ Basha ultimatum Ramës: Bëj detyrën dhe merr masa reale!

Akuzat e PD për maskat/ Rama “i tregon dhëmbët” Bashës: Ti Lulzim ke rastin të dukesh si unë

Basha ?dhëmbë për dhëmbë? me Ramën/ ?Jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara?

Rama i përvishet Bashës/ “Vare të paktën atë fyell në mur, ndërro maskën dhe orën”

Lajmet e fundit nga