Connect with Us

Koronavirusi “trondit” ekonominë/ “Turizmi, brenda ditës në kolaps”

Ekonomi

Koronavirusi “trondit” ekonominë/ “Turizmi, brenda ditës në kolaps”

Publikuar

-

Shfaqja e rasteve me koronavirus në Shqipëri ka ndikuar edhe në ecurinë e një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë, turizmit.

Zak Topuzi nga Shoqata e Industrisë së Turizmit  i ftuar në emisionin “Përballë” tha se që prej të hënës situata e këtij sektori ka ndryshuar.

“Industria shkoi brenda ditës në kolaps. Ka patur anulime kontratash, bllokime, pa diskutuar anulimin e rezervimeve të muajit.

Ndikimi në turizëm do të jetë më i ndjeshëm edhe në pjesën e mbetur të vitit. Partnerët ndërkombëtar kërkojnë që këstet e dhëna për prenotimet e këtij viti t’i kalojnë për vitin tjetër. Pra, kanë një mendje të mbyllur që për këtë vit që Shqipëria të mos jetë treg për ta. Edhe të punësuarit në sektorin e turizmit do ta ndjejnë tkurrjen e kësaj indistrie. “Çdo turist fut në punë 8 veta dhe çdo turist që nuk vjen, lë pa punë 8 veta” , theksoi Topuzi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Fshehën situatën në Kinë?/ Trump i hap “luftë” OBSH-së

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

OBSH i kërkon Shqipërisë të rishikojë skemën e financimeve për shëndetësinë/ Janë shumë të ulëta!

Publikuar

-

Nga

OBSH i kërkon Shqipërisë të rishikojë skemën e financimeve për shëndetësinë/ Janë shumë të ulëta!

Shqipëria shpenzon më pak se mesatarja europiane dhe e Azisë Qendrore për shëndetin.

Shpenzimet totale të qeverisë për shëndetin janë 9-10% të totalit të shpenzimeve buxhetore, vlerë kjo më e ulët se mesatarja e në vendet me të ardhura të mesme të larta të vlerësuara nga Banka Botërore që shpenzojnë 12% të buxheteve vjetore për shëndetësinë raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndonëse të kufizuara burimet publike nga buxheti mbulojnë tërë popullatën me një paketë të gjerë shërbimesh falas, por në realitet është e vështirë të vlerësohet mbulimi i saktë, pasi pagesat e larta nga xhepi tregojnë se disa shërbime nuk ofrohen falas.

Ekipi i OBSH rekomandon se Shqipëria duhet të zhvillojë një program me fokus të synuar. Aktualisht, e gjithë popullata ka të drejtën e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. Për të përdorur në mënyrë sa më efektive burimet financiare në dispozicion, vendi duhet të kalojë në një skemë të synuar, selektive, ku popullsia e cenuar ndaj rreziqeve financiare si, njerëz të papunë, pensionistë, gratë, fëmijët dhe adoleshentët të përfitojnë më shumë nga skema e sigurimeve që financohet nga qeveria/

OBSH ka kërkuar që financimi i shërbimeve nga skema e shërbimeve shëndetësore duhet të pasqyrojnë situatën aktuale epidemiologjike në vend, teksa duhen kryer studime më të detajuara rreth kostove.

Këto rekomandime duhet të shihen si një strategji afat-shkurtër për të përmirësuar zvogëlimin e pagesave nga xhepi.



Mekanizmat e financimit të shëndetësisë në Shqipëri janë të fragmentuara dhe të ndërlikuara. Kjo vështirëson gjurmimin e shpenzimeve.

OBSH përmend ekzistencën e pagesave joformale, të cilat janë të vështira për t’u vlerësuar. Për të qenë në gjendje të gjurmojë shpenzimet sipas burimit, Shqipëria duhet të institucionalizojë dhe implementojë sistematikisht llogaritë e sektorit shëndetësor. Kjo do të lejojë një menaxhim efikas të burimeve të mundshme për kujdesin shëndetësor.

LEXO EDHE:  Shkodra “vatër zjarri”/ Profesor Pipero apel të fortë qytetarëve

LEXO EDHE:  Kosova, destinacion i ri turistik për tregun japonez

Një pjesë e lartë e pagesave nga xhepi komprometojnë mbrojtjen financiare të popullatës. Në zonat rurale, kostot për të udhëtuar drejt spitaleve shoqëruar me koston e mundshme për shërbimet që nuk janë në dispozicion brenda sektorin publik, pengojnë aksesin e tyre në shërbimet shëndetësore.

Pagesat e larta nga xhepi për shërbimet shëndetësore janë një tregues se jo vetëm njerëzit e pasiguruar, por edhe ata që janë të përfshirë në skema përballen me pagesa informale.

Me herët, edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport për planin e përgjigjes për rimëkëmbjen social ekonomike ndaj Covid-19 shprehu shqetësimin se Shqipëria, jo vetëm që ka shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë nga gjithë shtetet e Europës Juglindore, por dhe në vitet e ardhshme planifikon që t’i ulë më tej ato.

“Duhet theksuar se shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri (2.97%) sesa në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022. Kjo tendencë është veçanërisht shqetësuese nëse duhet të ndërtojmë dhe të fuqizojmë një sistem shëndetësor më të mirë. Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”, thuhet në raport./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

PD: Borxhi publik ka shkuar 97 %

Publikuar

-

Nga

PD: Borxhi publik ka shkuar 97 %

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti deklaron se borxhi real publik është 97% e Produktit të Brendshëm Bruto duke përfshirë kontratat koncesionare dhe detyrimet e prapambetura.

Sipas ekspertit të PD-së, asnjëherë në historikun tonë 30-vjeçar nuk kemi pasur këto nivele të borxhit publik. Ai tha se për qytetarët shqiptarë, në gjithë menaxhimin e pandemisë qeveria shqiptare nxori nga paratë e taksapaguesve, nga buxheti i shtetit vetëm 100 mln euro, ndërsa nga ana tjetër ka një rritje të stokut të borxhit publik prej mbi 1 mld eurosh.

Teliti i ka nxjerrë këto të dhëna në rubrikën “Opinion” në News24, ku ka folur më gjerësisht edhe për keqmenaxhimin, sipas tij, nga ana e qeverisë me financat publike.

Dorian Teliti

Qeveria deklaron shifrën 80% por nuk përfshin këtu kontratat koncesionare 13% dhe nuk përfshin këtu detyrimet e prapambetura, afërsisht në masën 3-4% të PBB-së. Pra, borxhi që qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare që operojnë në Shqipëri që kemi detyrim për ta paguar gjatë javëve, muajve dhe viteve të ardhshme është afërsisht në masën 97% e PBB-së. Ky është borxhi publik real. Nëse qeveria vendos të mos i kontabilizojë ato dhe të mos i deklarojë ato është zgjidhje e vetë qeverisë shqiptare. Është shkelje e rregullave dhe parimeve të menaxhimit të financave publike, megjithatë opozita këtë detyrë ka, të bëjë transparencë dhe transparenca bëhet në bazë të shifrave. Këto janë shifra që bazohen në vetë deklarimet e qeverisë shqiptare”, tha Teliti.



LEXO EDHE:  Fshehën situatën në Kinë?/ Trump i hap “luftë” OBSH-së

I pyetur se si po ndikon ky borxh në menaxhimin situatës së pandemisë, eksperti ekonomik në PD tha:

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Mjeku shpjegon pse Gjermania ka numrin më të vogël të viktimave

“Instrumentet e huamarrjes janë instrumente që përdoren nga qeveritë për të financuar nevojat që ka. Është normale, në momentin që pandemia arriti në vendin tonë, ashtu siç arriti dhe në vende të tjera të Europës dhe Ballkanit, në momentin që ti ke reduktim të të ardhurave buxhetore si pasojë e faktit që u bllokuan ekonomitë, do vijnë më pak të ardhura në arkën e shtetit. Është gjithashtu normale që qeveria ka nevojë për para për të kryer funksionet e saj, për arsimin, për shëndetësinë, për bujqësinë dhe gjithashtu lind dhe sfida shtesë, sfida ekonomiko-sociale për t’i dhënë një ndihmë shtresave në nevojë dhe bizneseve në nevojë”. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Rritja e deficitit buxhetor/ Buxhuku: Manovër elektorale

Publikuar

-

Nga

Rritja e deficitit buxhetor/ Buxhuku: Manovër elektorale

Deficiti buxhetor në vitin 2021 parashikohet të rritet me afro 580 milionë euro borxh të ri. Administratori i Konfindustrisë,  Gjergj Buxhuku, tha në TVT se motivi i kësaj lëvizjeje financiare nga ana e qeverisë është afrimi i vitit zgjedhor.

“Është e pranueshme rritja e deficitit. Kushtet e Shqipërisë një bazë e tillë arsyetimi nuk qëndron sepse të gjithë jemi të ndërgjegjësuar për situatën e vështirë ekonomike. Ekonomia shqiptare është në gjendje të vështirë. Këtë vit pritet të ketë një rënie prej 6-9% të PBB.



LEXO EDHE:  Si të parandaloni zbardhjen (të thinjurit) e flokëve

Të ardhurat buxhetore janë edhe më të mëdha. E gjithë kjo e vë në pikëpyëtje faktin se kjo rritje e deficitit buxhetor do të jetë një rritje borxhi. Tashmë kemi hyrë në një vit zgjedhor. Siç duket, ky ka qenë motivi që qeveria shqiptare të bënte këtë manovër financiare, që do t’i japë mundësi të ketë më shumë mundësi për huamarrje dhe investime në projekte”, tha ai.

LEXO TE PLOTE