Connect with Us

Koronavirusi/ Si mund të përgatisni vetë dezinfektantët

Sociale

Koronavirusi/ Si mund të përgatisni vetë dezinfektantët

Publikuar

-

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës, ndërsa tashmë 10 raste janë konfirmuar si të infektuar edhe në vendin.

Në këtë situatë, ajo që duhet dëgjuar është zëri i specialistëve, të cilët vijojnë të bëjnë thirrje për mbajtjen e higjenës personale, si mënyra më e mirë për t’u mbrojur dhe mbajtja e distancës me njerëzit.

Por, ndërkohë disa këshilla për qytetarët ka edhe Doktori i shkencave në Kimi, Ilir Pecnikaj.

Dr. Pecnikaj jep disa këshilla sesi mund të përgatisni vetë disa nga dizenfektantët, të cilët janë të kualifikuar për eleminimin e CORONAVIRUS  (2019-nCoV) në një kohë të shkurtër,  rreth 1 min, dhe që çdo njeri mund ti aksesojë pa problem në treg (supermerkate, merkate apo farmaci), ose i kemi në shtëpitë tona./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  Koronavirusi do ta transformojë globalizimin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

E paskemi aplikuar gabim!/ Video që tregon hapat e njëpasnjëshme të larjes së duarve

Publikuar

-

Nga

Prej dy ditësh në vendin tonë janë konfirmuar rastet e para të personave të prekur nga koronavirusi.

Të gjithë duhet të jemi sy dhe veshë për masat që duhet të marrim për mbrojtjen nga koronavirusi.
Larja e duarve është një ndër proceset që duhet ta aplikojmë më shpesh.

Por cilat janë hapat që duhen ndjekur për një larje sa më efektive të duarve. Duhen jo më pak se 20 sekonda për t’i pastruar siç duhet duart.

LEXO EDHE:  Manastirliu flet për koronavirusin/ Do ashpërsohen masat në bazë të riskut

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Shkon në 11 numri i viktimave në Itali

Duhet të ndaleni në të gjitha pjesët e dorës suaj, jo vetëm pëllëmbën.

Fërkoni pjesët e pasme të duarve rreth thonjve ndërmjet gishtërinjve, kyçeve duke përdorur sapun dhe ujë.

Dhe kur të keni mbaruar, mbyllni rubinetin duke përdorur një pecetë dhe më pas hidheni atë në kosh.

Xhelet anti-bakteriale bëjnë punë për pastrimin e duarve, por sapuni dhe uji është më i miri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në 10 numri i personave të prekur nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri tani në laboratorin e ISHP janë testuar 114 persona, nga të cilët 10 kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

“Janë testuar në ISHP 114 raste vetëm 10 janë pozitiv 2 që kanë qënë dje, janë 6 vetë kontakte të tyre dhe kemi edhe 2 raste të reja të panjohura me këta raste”, deklaroi për mediat Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Bëhet fjalë për dy të prekurit me koronavirus, babë e bir dhe 6 familjarë të tyre, si dhe janë evidentuar edhe dy raste të tjera të reja.

LEXO EDHE:  Manastirliu flet për koronavirusin/ Do ashpërsohen masat në bazë të riskut

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë/ Tani duhet vetëkontroll dhe disiplinë, mbroni fëmijët dhe të moshuarit

Po ashtu, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, iu bëri apel qytetarëve të shmangin grumbullimet, apo edhe të evitojnë lëvizjet me autobus.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Balluku thirrje shtetit italian/ Dërgoni avionë ose tragete bosh për të tërhequr shtetasit nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Infrastrkturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka bërë me dije se sot ndërpriten fluturimet dhe lundrimet Shqipëri- Itali dhe anasjelltas.

Ajo bën me dije se nëse Italia kërkon që të tërheqë qytetarë me nënshtetësi italiane apo nënshtetësi të tjera nga Shqipëria atëherë duhet të dërgojë avionë apo tragete bosh.

“Në rastet kur Italia do të tërheqë shtetasit e saj do të jetë e mundur vetëm kur AlItalia të aksesojë Shqipërinë bosh, pa pasagjerë.
Nuk do të lejohen më pasagjerë nga Italia për në Shqipëri. Avionët bosh mund të marrin pasagjerë bosh.
Bëjmë thirrje që kompanitë duhet të akomodojnë, si Austrian Airlines në Austri apo Air Albania në Shqipëri akomodoni me data të tjera ata që kanë prerë bileta.
Sa i përket transportit detar. Sot do të nisen tragetet e fundit Vlorë- Brindisi dhe Durrës- Bari me pasagjerët që kanë blerë bileta. Pas këtij itinerari ndërpritet çdo lundrim drejt Italisë. Vetëm anijet që vijnë bosh nga Italia qoftë që vijnë për pasagjerë me nënshtetësi italiane apo dhe të tjerë”, tha Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE