Connect with Us

Koronavirusi/ Rama përgëzon Bashën, kritika për Metën dhe këshilla për qytetarët

Politikë

Koronavirusi/ Rama përgëzon Bashën, kritika për Metën dhe këshilla për qytetarët

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në këto momente Këshillin e Ministrave, ku bëri apel të fortë për qytetarët, në betejën kundër koronavirusit.

Rama e cilësoi këtë si një luftë, për të cilën tha se e kemi ne në dorë me sjelljen tonë dhe i kërkoi qytetarëve të zbatojnë të gjitha këshillat që ju jepen.

Nga ana tjeter, kryeministri përgëzoi kryetarin e opozitës Lulzim Bashën për deklaratën dhe qëndrimin e mbajtur deri më tani.

“Jo më larg se dje dëgjova kryetarin e opozitës që mbajti një fjalë, fjala e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit dhe motrat që janë në të njëjtën luftë, por sot as më shumë as më pak gjithçka ndryshon dhe ndryshoi duke nxitur panik nëpërmjet dizinformimit. Shqipëria nuk është e madhe dhe nuk ka aq shumë ekspertë sa të ndahet në taskforca, Shqipëria është e vogël por ka ekspertë të mirë”, deklaroi kryeministri, ndërsa nuk kurseu kritikat për presidentin Ilir Meta që ka krijuar një Task Forcë në Presidencë, për rastet që nuk merren parasysh nga qeveria./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama i përgjigjet Bashës/ Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me maskat e skaduara të shpërndara për personelin mjekësore.

Rama thotë se ka vetëm “një palë maska të dëmshme në Shqipëri:Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin,s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje,sherr,rrëmujë

Kryeministri thekson se Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!

LEXO EDHE:  Nga Skënder Minxhozi/Koha që Edi Rama të flasë

LEXO EDHE:  Si po përdor Veliaj gjobat për të përfituar mbështetjen e qytetarëve?

Më herët Basha theksoi se mjekët dhe infermierët po punojnë në kushte të papërshtatshme duke rikujtuar edhe rastin e maskave të skaduara që u janë shpërndarë personelit shëndetësor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me maska të skaduara, pa mjete mbrojtëse”/ Basha: Personeli mjekësor punon në kushte të papërshtatshme

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikshmëri këshillat e mjekëve për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Basha ka theksuar se mjekët dhe infermierët po punojnë në kushte të papërshtatshme duke rikujtuar edhe rastin e maskave të skaduara që u janë shpërndarë personelit shëndetësor.

“Ky akt është treguesi i qartë se qeveria është e papërgatitur dhe e papërgjegjshme.
Shpërndarja e maskave të skaduara për personelin mjekësor është bërë me vetëdijepasi i është vënë pulla mbi datën e skadencës. Me maska të skaduara, pa mjete mbrojtëse të domsosdoshme personeli mjekësor nuk është në gjendje të kryejë detyrat e veta.
Spitalet janë të papaërgatitura për fluksin e pacientëve. Kemi kërkuar prej dy javësh marrjen e masave por qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr dhe nuk ka marë masat e duhura në kohën e duhur”, u shpreh Basha në një konferencë për shtyp./CNA.al

PD plas “bombën”/ Rrezikohet jeta e mjekëve, u shpërndahen maska të skaduara që prej 2011

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria vendos/ Një nga prindërit të qëndrojë në shtëpi të mbajë fëmijët, vlen dhe për privatin

Publikuar

-

Nga

Në vijim të masave kundër përhapjes së koronavirusit, Këshilli i Ministrave ka marrë sot një tjetër vendim.

Këshilli i Ministrave ka vendosur që njëri nga prindërit, të cilët kanë fëmijë në kopësht ose çerdhe, të qendrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për fëmijën e mitur për një periudhë dy javore.

Në këtë mënyrë nga data 10 deri më 23 mars, ata nuk do të ndjekin punën dhe do të kujdesen për fëmijët duke evidentuar përhapjen e koronavirusit.

LEXO EDHE:  Foto/ Banderola fyese në protestën e Bashës

LEXO EDHE:  Artan Fuga “shpërthen” ndaj Ramës/ Po na tallni si zgjedhës, ndryshim rrënjësor!

Ky vendim përfshin të gjithë prindërit punonjës në administratën shtetërore, por edhe për punëdhësit privat./CNA.al

LEXO TE PLOTE