Connect with Us

Koronavirusi “pajton” Metën me qeverinë/ Presidenti takon Manastirliun

Politikë

Koronavirusi “pajton” Metën me qeverinë/ Presidenti takon Manastirliun

Publikuar

-

Sot në mbrëmje, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe një pjesë e ekipit të Task-Forcës të angazhuar për përballimin e pandemisë së koronavirusit, mbajtën takim me presidentin Ilir Meta, pas kërkesës së këtij të fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti, i cili deklaron se takimi u mbajt jo vetëm për t’u shprehur solidaritetin dhe përkrahjen e tij, por edhe për të ngritur disa shqetësime me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të reagimit institucional.

Meta deklaron se ka theksuar domosdoshmërinë e rritjes së bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve, veçanërisht me qytetarët, si dhe përfshirjen e kapaciteteve njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor.

“U interesova për gjendjen aktuale shëndetësore të qytetarëve të prekur nga koronavirusi, dhe shpreha falenderimin dhe mirënjohjen time për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që është duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal. Nënvizova rëndësinë e marrjes së plotë të masave mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe përshëndeta mbështetjen financiare shtesë të miratuar nga qeveria për ta.

LEXO EDHE:  A do ta dekretojë Ilir Meta kreun e ri të SHISH? / Ja si përgjigjet Meta

Duke theksuar se shëndeti i çdo qytetari është prioriteti ynë kryesor, dhe se në këtë situatë kërkohet përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim i menjëhershëm, profesionalizëm, përkushtim dhe transparencë, i ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri dhe rigorozitet protokollet shëndetësore, këshillat e stafeve të specializuara mjekësore, të ndjekin dhe të zbatojnë vetëm sugjerimet e institucioneve shtetërore, dhe për çdo shqetësim t’i drejtohen numrin 127 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë”, shkruan Kreu i Shtetit në një postim në rrjetet sociale.

Meta thekson se në këtë betejë me koronavirusin janë bërë së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Për shëndetësinë që ju e quani rrumpallë!”/ Manastirliu-Bashës: Kujtoji vetes që je burrë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilën për turpin tuaj, ju e quani “rrumpallë”, ka privilegjin të jetë e rrethuar nga njerëz dhe profesionistë të shkëlqyer, të cilët janë vënë në krye të kësaj lufte të paparë që ka përfshirë të gjithë botën.
Janë bluza të bardha me autoritet dhe integritet, të cilët në jetën e tyre private besojnë në ide e alternativa të ndryshme politike.
Janë ekspertë të shkëlqyer të shëndetit publik. Ata janë njerëz që u shërbejnë çdo ditë qytetarëve, pa dallim. Mes tyre ka edhe simpatizantë të partisë tuaj. Por në punë, ata e kanë aftësinë që të lënë në shtëpi aftësitë politike. Dhe sot janë të gjithë bashkë, në këtë përpjekje të jashtëzakonshme kundër një epidemie që po sfidon të gjithë botën, dhe padyshim edhe Shqipërinë.
Juve ndoshta nuk e kuptoni sa keq dukeni kur sajoni, gënjeni apo shani dhe fyeni ministrinë e tyre. Sepse Ministria e Shëndetësisë, është më në fund ministria e tyre. Nuk është e Ministres, as e partisë, aq më pak e qokave si deri dje.
Unë jam ministrja e tyre dhe ata janë graviteti i punës sime, janë fuqia e angazhimit tim.
Ata janë burimi i sigurisë që kam, se NE DO T’IA DALIM KËSAJ LUFTE! Me ose pa ju zoti Basha, NE DO T’IA DALIM!
Ka njerëz të nderuar, profesionistë të respektuar, në atë që ju e quani “task-forca opozitare”.
Po opozitën e kujt jeni duke bërë bashkë, ju dhe politikanët e maskave të skaduara zoti Basha?
Ju pyes sepse ju s’keni nevojë për ata që të sajoni, gënjeni, shani apo fyeni ministrinë që është edhe e tyrja!
Nuk ju duhen farsa si e sotmja, ku tre politikanë me “bombë në duar” pozonin me një qendër shëndetësore në sfond për të frikësuar njerëzit dhe profesionistët e shëndetit.
Ju s’keni nevojë për ata, për të vazhduar me avazin e vjetër të akuzave e të kërcënimeve me prokurori. Personeli mjekësor sot nuk ka nevojë për “detektivët” tuaj, po për mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe ju!
Ne, Ministria e Shëndetësisë e kam fjalën, nuk jemi as të përsosur as të pagabueshëm.
Po si mundët të na quani kriminelë edhe sot, kur Shqipëria e tërë i ka sytë nga personeli ynë mjekësor që SOT JEMI NJË, BASHKË ME ÇDO SHQIPTAR dhe PËR ÇDO SHQIPTAR?!
Unë jam mësuar të mos habitem nga agresiviteti i retorikës suaj. Por kjo e sotmja më habiti. Një rënie e fortë në standartin e komunikimit, në kohën më të gabuar të mundshme.
Shpresoj fort të ketë qenë një lajthitje, si ajo “task-forca” shëndetësore opozitare, të cilës nuk i gjen dot një të dytë në asnjë vend të botës.
Ju ftoj sinqerisht që, deri kur të kemi përfunduar këtë betejë me virusin, të heshtni, atëherë kur nuk keni ç’të thoni. Nuk është luftë politike kjo, Z. Basha. Eshtë luftë për shëndetin dhe sigurinë e mbarë popullit.
Mua këtu do të më keni. Kur ta kemi mundur epideminë, do të keni kohë që të rifilloni me avazin tuaj. Por deri atëherë, kujtojini vetes se nuk jeni vetëm politikan. Jeni burrë, prind, bir i një familjeje. Mos e prishni gjakun e të gjitha familjeve të Shqipërisë, duke përhapur panik dhe folur në hava.
Të flasësh kohë në kohë krize si kjo e epidemisë, nuk është thjesht e pajustifikueshme. Eshtë e dënueshme në çdo aspekt.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Nuk kemi pse presim luftën e tretë botërore!

Publikuar

-

Nga

Mos prisni që ta pushojnë vetë këtë debatin e shpifur për maskat, sepse janë brenda fushës së vet dhe nuk kanë ndërmend të lëshojnë terren. Kanë gjithë këto vite që e ushtrojnë këtë zanat, githmonë pas maskave, dhe u duket sikur do t’i shkojë kot investimi, po të mos flasin për këtë çështje.

Është e kotë të ankohemi dhe të revoltohemi, sepse ata nuk do të ndalen, edhe sikur t’u përgjërohemi që ta bëjnë këtë “lëshim” për hir të një beteje të madhe globale me një armik të panjohur, në të cilën tashmë është e përfshirë edhe Shqipëria.

Ma sa duket kërcënimi i koronaviruesit ësntë i pamjaftueshëm dhe nuk duhet pritur të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore që kjo qenëri politike të ndalet.

Ndaj edhe është më mirë që të mos shqetësohemi, por t’i injorojmë, duke u përqëndruar vetëm në atë që thonë mjekët dhe ekspertët e tjerë.

Asnjë sekondë vëmëndje për polemikat e tyre të neveritshme në kohën më të papërshtatshme për botën dhe Shqipërinë.

Është mënyra më e mirë për ta mposhtur epideminë, por ndoshta edhe për të afruar skadencën e maskave politike, që prej dekadash i kanë shtuar artificialisht hallet dhe viruset këtij vendi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkëlzen Berisha ironizon qeverinë/ “S’keni lekë për maska se i harxhuat për gas lotsjellës”

Publikuar

-

Nga

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka ironizuar qeverinë për masat e marra për koronavirusin.

Lidhur me akuzat se maskat që i janë dhuruar qeverisë nga një fondacion shqiptar janë të skaduara, Shkëlzen Berisha thotë se shteti nuk ka para për të blerë maska të mira, pasi pretendon se i ka shpenzuar për gasin lotsjellës të hedhur në protestat e opozitës.

“Sigurisht që nuk kemi maska sepse i kemi bërë lekët gas lotsjellës”, shkruan shkurtimisht ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE