Connect with Us

Koronavirusi/ Dezinfekstohen të gjitha institucionet publike

Sociale

Koronavirusi/ Dezinfekstohen të gjitha institucionet publike

Publikuar

-

Bashkia Elbasanit ka filluar të marrë masat e para për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kështu, mësohet se ka nisur dezinfektimi i të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve. Po ashtu, për të evituar grumbullimet e njerëzve në ambiente të mbyllura është ndryshuar procedura e trajtimit në qendra ditore. Personat që përfitojnë nga trajtimi ushqimor në këto qendra, do t’u dërgohet ushqimi në banesa.

Po ashtu gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin e institucioneve, transportit publik, shërbimit taksi dhe tregjeve.

Ndërkohë, një masë parandaluese është marrë edhe nga lokalet, të cilat i detyrojnë klientët para se të futen të dezinfektojnë duart.

Po ashtu, edhe Bashkia e Vlorës ka nisur dezinfektimin e ambienteve publike.

LEXO EDHE:  Plagos rëndë me thikë bashkëfshatarin/Arrestohet vlonjati

Mëngjesin e sotëm janë dezinfektuar edhe ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, spitalit dhe instititucioneve vendore të qytetit për të parandaluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit, pas konfirmimit të 6 rasteve të prekura në vendin tonë.

Tashmë po vijon puna për dezinfektimin e Policisë së Qarkut Vlorë dhe të Portit. Nga Bashkia e Vlorë konfirmohet se deri në këto momente ka përfunduar 80% e dezinfektimit të shkollave të qytetit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

ISHP: Ja mitet dhe faktet rreth koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Instituti i Shëndetit Publik vijon të publikojë informacione në lidhje me koronavirusin.

Në një postim në faqen zyrtare, ISHP ka publikuar sot tre fakte dhe mite rreth koronavirusit për të sqaruar më tepër qytetarët shqiptarë rreth masave parandaluese.

ISHP thotë se mënyra më e mirë është higjiena, kurse maskat janë efektive për individët që shfaqin simptoma.

Një mit tjetër është se në situatë paniku nga koronavirusi racizmi dhe ksenofobia janë normale në situata të tilla. ISHP e hedh poshtë këtë duke thënë se nuk ka justifikim për diskriminimin racial apo paragjykimet.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Policia kap 26 kg lëndë narkotike, arrestohen 2 poseduesit

LEXO EDHE:  E rëndë/ Burri tenton të vrasë gruan me thikë

Po ashtu evitimi i ngrënies së ushqimeve kineze apo marrjen e pakove nga Kina ISHP e klasifikon si mit pasi OBSH nuk ka dhënë asnjë njoftim të tillë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mbyllja e shkollave në të gjithë vendin/ Shahini informacion të rëndësishëm për maturantët

Publikuar

-

Nga

Ndërsa shkollat në të gjithë vendin prej ditës së sotme janë mbyllur për një periudhë dy-javore, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë një njoftim të rëdnësishëm për maturantët.

Në një postim në rrjetet sociale, Shahini publikon linqet e dy librave të maturës, matematikës dhe gjuhës shqipe, ku maturantët mund të lexojnë, pasi sipas saj, i ndihmojnë ata për t’u familjarizuar me natyrën e testeve.

“Për maturantët:

Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.

Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.

LEXO EDHE:  Gjendet një trup i pajetë në Vlorë/Kush dyshohet të jetë

LEXO EDHE:  Gjendet një trup i pajetë në Vlorë/Kush dyshohet të jetë

Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia:
http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf

Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje:”-shkruan Shahini.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gjashtë të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri/ Braçe mesazh të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ndërsa në Shqipëri tashmë ka shkuar në gjashtë numri i personave të infektuar nga koronavirusi, Zv/ kryeministri Erion Braçe u ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe iu bën thirrje shqiptarëve që kanë qenë 2 javët e fundit në Itali të vetëkarantinohen.

Braçe ka theksuar se i infektuari i 6-të, 31-vjeçari kishte shkuar për disa orë në Milano, për të vizituar dajën e tij në spital dhe aty u infektua.

“Njerez nese keni qene ne itali dy javet e fundit rrini ne shtepi!
mos dilni! Mos shkoni ne kafe a restorante! Infektoni te tjere keshtu! Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses; e dime mire, ne jemi popull shume social, “behemi shume” me njeri tjetrin!

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 52.000 m2 tokë në Zvërnec/ U përfitua në mënyrë të paligjshme

LEXO EDHE:  E rëndë/ Burri tenton të vrasë gruan me thikë

I infektuari i 6-te eshte nje dale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano, “per te pare dajen e shtruar ne spital atje”!!!!!!!!!! Vec kaq pak eshte dashur! Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetein ketu e perhap me qef virusin! Ndaj, nese ke qene ne Itali, vetekarantinohu! Rri ne shtepine tende! Shpeton veten dhe gjithkend qe do! Beje tani!”-shkruan Braçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE