LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi/ AMA thirrje mediave: Kujdes me programet

10 Mars 2020, 16:56, Sociale CNA
Koronavirusi/ AMA thirrje mediave: Kujdes me programet

Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka brë thirrje mediave përsa i përket programeve të drejtëpërdrejta ose me regjistrim me publik që të respektojnë kërkesat e distancave optimale mes tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“AMA vlerëson angazhimin e redaksive audiovizive për raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Informimi mbi dinamikën e situatës në terren dhe udhëzimet e autoriteteve të shëndetit, si dhe ekspertët janë bazë shumë e vlefshme për sqarimin dhe orientimin e publikut në vlerësimin realist të gjendjes, si dhe trajtimin eficent të problematikave që hasen.

AMA apelon për kujdes në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio audiovizive që kanë përqëndrim personash, për të respektuar kërkesat e disatancave optimale mes tyre.

Evitimi i rrethanave me studio televizive që aplikojnë formatet programore me prezencë të përqëndruar të publikut, do të jetë ndihmë në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potecialisht të infektuar, bazuar dhe në udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë”.

Lajmet e fundit nga