Kronika
“Korça, Zemra e Shqiptarisë”/ Çelet ekspozita për Mësonjëtoren e parë shqipe

“Korça, Zemra e Shqiptarisë” titullohet ekspozita që u çel, për ndër të 7 marsit, Ditë së Mësuesit, në qytetin e Korçës.
Ekspozita pasqyron dokumente dhe fotografi mbi Mësonjëtoren e parë shqipe gjatë Rilindjes Kombëtare. Drejtoria e përgjithshme e Arkivës në bashkëpunim me bashkinë Korçë, zgjodhën këtë ditë për të realizuar ekspozitën që dëshmon përpjekjet për themelimin, hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe dhe librat më të cilat mësohej në këtë shkollë.
Në këtë ekspozitë u pa nga afër edhe Leja e posaçme perandorake dhënë Nuçi Naçit, drejtor i Mësonjëtores, për çeljen e shkollës fillore në gjuhën shqipe e njohur si Mësonjëtorja e Korçës, Abetaren e Naum Veqilharxhit si dhe dorëshkrimet ku bën thirrje për mësimin e gjuhës shqipe.
Lajme të Rekomanduara:

Zhdukja e biznesmenit Italian/ Hoxha hedh dritë mbi ngjarjen, çfarë u gjet në makinë dhe në dhomën e hotelit
Gazetari investigative, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera dejaje lidhur me zhdukjen e biznesmenit gjyqtarit të futbollit në Itali, Devide Pecorreli. Ai kishte marrë një...

Po rregullonte depozitën në tarracë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, në gjendje kritike për jetën
Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh, ka rënë aksidentalisht nga taraca e pallatit ku jetonte, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas njoftimit...