Connect with Us

Kishin kërkuar azil/ Riatdhesohen nga Franca dhe Gjermania 104 shqiptarë

Kronika

Kishin kërkuar azil/ Riatdhesohen nga Franca dhe Gjermania 104 shqiptarë

Publikuar

-

Gjatë dy operacioneve të zhvilluara ditën e sotme, janë riatdhesuar nga Franca dhe Gjermania 104 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe kishin kërkuar azil.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të riatdhesimit, të zhvilluara nga Policia Kufitare shqiptare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe vendet e BE-së, për riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, si dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar dhe azil, sot janë realizuar dy fluturime charter.

Rreth orës 13:30 u riatdhesuan me fluturim charter nga Lille, Francë, 48 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Gjithashtu, po sot, rreth orës 14:45, u riatdhesuan me fluturim charter nga Gjermania, 56 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Gjermani.

Pas intervistimeve të thelluara, të zhvilluara nga specialistët e Policisë Kufitare Rinas, në kushte të rrepta të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, të gjithë shtetasit e riatdhesuar janë lënë të lirë.

LEXO EDHE:  Kanosi me armë bashkëshortin/ Zbardhen detaje të reja

Të gjithë këta shtetas, në zbatim të urdhrit nr. 641, të Ministrit të Brendshëm, lëshuar më datë 20.12.2019, nuk lejohen më të udhëtojnë në vendet e BE-së, për tre vjet, që prej datës së kthimit deportiv.

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë me rigorozitet rregullat për të lëvizur dhe qëndruar në vendet e BE-së dhe të mos tentojnë e të mos bëjnë asnjë shpenzim për të kërkuar azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U gjet i pajetë në mes të rrugës/ Policia jep detaje për vdekjen e 44 vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me 44 vjeçarin i cili u gjet i pajetë në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth.

Në një reagim zyrtar policia bën me dije se shtetasi E.K 44-vjeç, nga veprimet e para hetimore dyshohet që ka ndodhur nga shkaqe natyrale, si përdorimi i një sasie të lartë alkooli.
“Në lidhje me njoftimin për shtetasin E.K.,44 vjeç, që u gjend i vdekur në rrugën dytësore Fllakë-Sukth, ju informojmë që nga veprimet e para hetimore dyshohet që ka ndodhur nga shkaqe natyrale, si përdorimi i një sasie të lartë alkooli”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Durrës/ Gjendet i pajetë në mes të rrugës 44-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 44-vjeçar është gjendur i vdekur në mes të rrugës në zonën e Sukthit.

Sipas policisë, rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së E.K., por nga këqyrja paraprake nuk konstatohet të ketë shenja dhune.

LEXO EDHE:  Identifikohen dy shqiptarët e vrarë me thikë në Londër

LEXO EDHE:  Shkrumbohet makina e shefit të krimeve/ Dyshimet e para

Policia ka shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shtrirë në trotuar/ Gjendet i pajetë një i moshuar tek Kopshti Zoologjik në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një 79- vjeçar është gjetur i vdekur në një trotuar tek Kopshti Zoologjik në Tiranë.

I moshuari me inicialet Sh.A., është gjetur sot rreth orës 12:21 dhe dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale pasi nuk i janë gjetur shenja dhune në trup.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE