Connect with Us

“Jam lab, s’më gjen gjë’! Rama i prerë: Nuk është koha për trimëri

Lajme

“Jam lab, s’më gjen gjë’! Rama i prerë: Nuk është koha për trimëri

Publikuar

-

Kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë, ka kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga qytetarët përsa i përket masave për të shmnagur koronavirusin.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve se nuk është koha të bëjnë deklarata se ‘janë lab’ ‘janë trima’ apo ‘nuk i gjen gjë’ nga koronavirusi.

Ai theksoi se thirrja për të shmangur kontaktet nuk është një gjë që vjen si dëshirë e jona, por një urdhër i OBSH për të frenuar përhapjen.

“Thirrja për të kufizuar në maksimum e mundshëm kontaktet fizike është një thirrje që buron nga OBSH dhe se shërben për ruajtjen e njëri tjetrit. Vendosëm që të mbyllim shkollat, kopshtet çerdhet, universitete jo për t’i dhënë fëmijëve tanë një javësh pushim për tu mbledhur në pub-e apo argëtuar i të ishte një kohë e zakonshme, kjo është një kohë lufte që ne do e luftojmë, por aman të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që të kufizojmë dëmet që mund ti shkaktohen jo vetëm trupit fizik të vendit për shëndetit tonë, shëndetit të njerëzve tanë. Nga ana tjetër kjo nuk është një luftë ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhet me guximin dhe trimërinë e personave apo pasioni për lirinë deri ne vetësakrifikim, Kjo është një luftë me një armik fare të padukshëm që hyn në trupin tonë dhe njerëzve tanë më të dashur. duke na kërcënuar seriozisht shëndetin dhe jetën e më të moshuarve apo të sëmurëve mes nesh. kjo do të thotë se mund të jesh malësor, mund të jesh lab dhe mund të kesh shumë për tu krenuar me historinë e trimërisë por në këtë rast ky armik nuk pyetur as nga vjen dhe as kush je, por godet. Është e patolerueshme që ekranet e televizioneve të transmetojnë të tilla shaka, në vend që t’i shfrytëzojnë ata minuta për të sensibilizuar qytetarët. Unë jam lab, jam trim, ne hamë bio, ne nuk pyesim, këto nuk janë shaka’ , tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Maskat e skaduara që në 2011/ Rama: Kanë ardhur nga Kanadaja, nuk janë të rrezikshme

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë pas rasteve të konfirmuara me koronavirus.

Rama ka folur lidhur me maskat e skaduara të denoncuara nga Partia Demokratike, të cilat u janë shpërnadrë personelit mjekësor.

Kryeministri theskoi se këto maska kanë ardhur nga Kandaja dhe nëse do të ishin të rrezikshme nuk do të kalonin kufirin e këtij shteti.

Rama theksoi se janë maska të cilat përdoren gjerësisht pas datës së skadencës jashtë sallave kirurgjikale.

LEXO EDHE:  Berisha akuza të forta Ramës/ “Tradhtar i kombit, e përdor Vuçiç si argat”

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rama-Basha përballë njëri-tjetrit

“Janë maska të cilat përdoren gjërësisht pas datës së skadencës jashtë sallave kirurgjikale që do të thotë jo sepse në sallat kirurgjikale janë të rrezikshme por, sepse në sallat kirurgjikale nuk e kanë të gjithë efektshëmrinë e tyre.
Janë maska që e zëvendësojnë disa herë më mirë farsoleteën që vendoset para fytyrës për vetëmbrojtje. Të thuash që këto janë maska të rrezishme do të thotë që do të përhapësh panik”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Rakia ball kazani nuk mungon”/ Thirrja e deputetit: Ndajeni rakinë me zonjat tuaja

Publikuar

-

Nga

Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka dhënë disa këshilla kundër koronavirusit.

Ai thotë që qytetarët të përdorin raki “ballë kazani” si dizifektues teksa i bën thirrje miqve të ndajnë rakinë me zonjat e tyre për të pastruar dhe dezinfektuar.

“Kujdesuni për veten, sepse kështu do të kujdeseni për familjen tuaj dhe gjithë shoqërinë! Higjena dhe shmangia e takimeve me shumë njerëz këto ditë është masë parandaluese, prandaj nuk duhen neglizhuar.
Alkoli po këshillohet si dezinfektanti më i mirë për parandalimin e virusit.
Rakia Ball Kazani nuk mungon as në zonën e Vlorës prandaj, të dashur miq pini më pak dhe ndajeni rakinë me zonjat tuaja, për të pastruar dhe dezinfektuar”, thotë deputeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Hetimi për rrjetin “Monego” dhe “IuteCredit”/ Si u ngrit Perandoria e bizneseve të dyshimta të Rusisë në Shqipëri 

Publikuar

-

Nga

Një hulumtim i Gazetës Infokus zbulon rrjetin e bizneseve në Shqipëri të Aigars Kesenfelds, një biznesmeni letonez të dyshuar për lidhje me Kremlinin, dhe i cili qëndronte edhe prapa “Monego-s” në Kosovë.

Dhjetëra biznese që funksionojnë si mikrofinanca në vendet e rajonit lidhen me emrin e Aigars Kesenfelds, një biznesmeni letonez i dyshuar për lidhje me Kremlinin, dhe i cili qëndronte edhe prapa “Monego-s” në Kosovë.

Hulumtimi i Gazetës Infokus i përqendruar në shtetin shqiptar, zbulon rrjetin e bizneseve të Kesenfelds, të gjitha në sistemin financiar, si mikrofinanca.

Në Kosovë tashmë Banka Qendrore ua ka vënë drynin dy institucioneve të tilla “Monego” dhe “IuteCredit”, për shkak të kamatave të larta dhe “cënimit të sigurisë kombëtare”.

Por në Shqipëri së paku dy institucione mikrofinanciare janë të lidhura me emrin e Aigars Kesenfelds, që ishte aksionar i Monego-s në Kosovë.

Aigars Kesenfelds, në bazë të hulumtimit, është një biznesmen i cili është i dyshuar për krime ekonomike, mashtrime, shpërlaje të parave dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg  Boyko. Pikërisht ky person ka qenë edhe pronar i institucionit mikrofinanciar tanimë të mbyllur nga Banka Qendrore e Kosovës, Monego.

Jo zyrtarisht Gazeta Infokus mëson se edhe atje Banka e Shqipërisë ka filluar hetime pas mbylljes në Kosovë të këtyre institucioneve.

Në Shqipëri, operojnë plotë 32 institucione mikrofinanciare.

Kesenfelds, aksionar në “Mogo” dhe “Kredo-Finance”

Hulumtimi nxjerrë se biznesmeni letonez Aigas, ka dy nga institucionet mikrofinanciare më të mëdha dhe të diskutueshme në Shqipëri. Emri i tij është i lidhur me institucionin mikrofinanciar “Mogo Albania” dhe “Kredo-Finance”.

“Mogo Albania” ka marrë licencë me datën 10 tetor të vitit 2018, dhe është i njohur për mikrokredi për të blërë makina të përdorura pavarësisht vitit të tyre të prodhimit.

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, ky institucion ka pasur një kapital fillestar prej 345.143.870,00 lekësh ose afërshisht 3 milionë euro. Mogo ka si administrator në Shqipëri, dy persona, Irma Shkrepën dhe Mārtiņš Muižnieks nga Luksenburgu, ndërsa si aksionier 100% ka Mogo Finance S.A, me qendër në Luksenburg.

Ndërkaq, në webin zyrtar të “Mogo Fiannce” jepet edhe emri i aksionerit kryesor të këtij institucioni, e që është “Aigars Kesenfelds”, aksionari më i madh i Mogo Financave S.A.”

Nje tjetër institucion financiar jobankar i diskutueshëm në Shqipëri që inFokus ka investiguar është Kredo Financë SH.P.K. Ky institucion administrohet nga Arlinda Muja dhe ka si aksioner 100% “AS Finitera”. Por, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, aksioner kryesor edhe në këtë institucion është pikërisht Aigas Kesenfelds nga Letonia.

Gazeta inFokus ka pyetur Bankën e Shqipërisë në lidhje me aksionerët e Mogo-s në Shqipëri dhe dyshimet për lidhje me oligarkë rus, por ky institucion ka dhënë një përgjigje të shkurtër dhe të paqartë.

“Banka e Shqipërisë në procesin e licensimit të institucioneve financiare jo bankarë, patjetër ka vlerësuar reputacionin dhe integritetin e aksionerëve/ortakëve të këtyre shoqërive”-thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Bankës, por Banka e Shqipërisë nuk i ka dhënë përgjigje të plotë pyetjes: “Cili është përfundimi i analizës?”

Nga Policia e Shqipërisë, Departamenti për Krime Ekonomike dhe Financiare, nuk kanë kthyer fare përgjigje

 “IuteCredit” dhe përballja me drejtësinë shqiptare

Nga ana tjetër IuteCredit, në Shqipëri me aksionar “AS IuteCredit Europe”, dhe që drejtohet nga Akan Ajdini, ka në këshillin mbikëqyrës vetëm shtetas të huaj. Konkretisht, estonezët Tarmo Sild, Allar Niinepuu dhe Kristel Kurvits, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “Iutecredit Albania” drejtojnë operacionet e mikrokreditit nga Estonia në Shqipëri.

Hulumtimi zbulon se si institucionet shqiptare lejuan që aksionet të shiten e të blihen nga personat që konsiderohen oligarkë në Shqipëri, deri tek ato me probleme me drejtësinë shqiptare.

Hulumtimi i Gazetës Infokus sjell dy shembuj konkretë.

Estonezët e IuteCredit, kishin në pronësi 100% të aksioneve të një tjetër institucioni mikrofinanciar, “Final” shpk , por IuteCredit, ia shiti pak muaj më parë aksionet e tij Arben Meskutit, një person i njohur për drejtësinë shqiptare.

Në janarin e vitit 2019, Arben Meskuti ka qenë përmbarues privat tek shoqëria “Shërbimi Përmbarimor FS” sh.p.k, që kishte ndërruar emrin në mënyrë misterioze, pasi më parë e kishte pasur shoqëria përmbarimore “Star” .

Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, në janarin e 2019,  bazuar në shkeljet e gjetura mori masa disiplinore për heqjen e të drejtës së ushtrimit të këtij profesioni për Arben Meskuti, sipas Urdhrit nr. 4724/8, datë 06.11.2017, të Ministrit të Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë pas një inspektimi të hollësishëm që ka kryer tek kjo shoqëri, ka depozituar kallëzim penal në Prokurori.

LEXO EDHE:  Edi Rama, kokoshi majë plehut që shkatërroi integrimin

LEXO EDHE:  Edi Rama, kokoshi majë plehut që shkatërroi integrimin

“Për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda; parashikuar në nenin 143 të Kodit Penal dhe të kundërvajtjes penale “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij” parashikuar në nenin 249 të Kodit Penal, kryer nga personi juridik “Shërbimi Përmbarimor ZIG” sh.p.k., Tiranë, përgjegjës i drejtpërdrejtë i veprës penale dhe kundërvajtjes penale, në zbatim të nenit 3/a, b dhe nenit 4, të ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.

Me fjalë të tjera, një personi me një vulë të zezë nga drejtësia shqiptare, i akuzuar nga vetë shteti shqiptar për mashtrime të mëdha, iu dha e drejta  nga Banka Qendrore e Shqipërisë, që të ketë në administrim një institucion mikrofinanciar.

Rasti “Final ShPK”

Ndërkaq, rasti tjetër i hulumtuar është ai i institucionit “Final SHPK”. Para se ky institucion të shitet nga IuteCredit, tek Arben Meskuti, ky institucion ka qenë në pronësi të disa personave tjerë, ndërsa aksionet më të mëdha i ka pasur prej oligarkëve më të përfolur në Shqipëri, Samir Manes. Ky i fundit kontrollon një pjesë të madhe të ekonomisë shqiptare, me qendra tregtare, me kompani nxjerrje kromi në Bulqizë, dhe me dhjetëra aktivitete të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Deri në korrik të 2018, aksionet e Final SHPK, i zotëronin grupi Balfin 38.14 për qind të aksioneve, që është grupi i drejtuar nga Samir Mane, RIVER STYXX CAPITAL 38.11 për qind, Adrian Koni 10.88 për qind, Ali Vishaj 7.6 për qind dhe Majlinda Demko 5 për qind.

Në korrik të vitit 2018, këta aksionarë vendosën që të gjitha aksionet e tyre t’i shesin tek IuteCredit, e cila e mbajti Final SHPK, për pak muaj, për t’i shitur më pas të gjitha aksionet tek Arben Meskuti.

Mikrofinancat në Shqipëri me superkamata

Siҫ mund ta shihni në tabelë, institucioni mikrofinanciar në Shqipëri “Iute Credit’ ka dhënë një mikrokredi me vlerën e 100.000 lekësh, sipas saj me një interes 17%, për periudhën kohore të një viti. Pra klienti, ka marrë 100.000 lekë kredi, dhe në fund të 12 muajve do të paguajë 150.000 lekë.

Por çfarë ndodh me interesin?

Siç shihet në tabelë, vetëm vlera e komisionit të administrimit ose siҫ njihet në ekonomi komisioni i disbursimit është plotë 42.000 lekë, një shifër që për çdo ekspert të thjeshtë të ekonomisë është mjaft e lartë, madje alarmante. Nëse komisioni i disbursimit përkthehet në përqindje të kredisë, ky komision në tërë kredinë është plotë 42%.

Ekspertët e ekonomisë në Shqipëri kanë shpjeguar për inFokus, që për kredinë e sipërpërmendur, interesi nuk është 17%, por në fakt ai është me një shifër alarmuese, prej 90%, pasi edhe komisioni i disbursimit ka një përqindje tjetër nga kredia.

Hulumtimi ka bërë edhe një krahasim tjetër duke analizuar tregun në Shqipëri.

Do të marrim shembull, tre institucione financiare dhe mikrofinanciare, për të cilat gazeta inFokus, është interesuar në Shqipëri.

Ekipi jonë ka shkuar tek një bankë e nivelit të dytë, për të pyetur për një kredi me vlerën 100.000 lekë, për një vit.

Një kredi e tillë, sipas bankës jepet me interes 6%, dhe me një komision disbursimi, prej 2-4 %, që do të thotë 4000 lekë mbi kredinë, dhe totali në fund që klienti do të paguajë është 12.300 lekë. Pra, klienti mori 100.000 lekë, dhe për një vit ai do të kthejë, 12.300 lekë tek banka e nivelit të dytë.

Ekipi jonë po ashtu ka pyetur edhe një institucion financiar me interesa ndër më të mëdha në Shqipëri. Përsëri janë kërkuar 100.000 lekë, për një vit.

Sipas këtij institucioni mikrofinanciar, interesi që ajo ka varion deri në 30% që është  një interes mjaft i lartë, dhe me një komision disbursimi prej 4%. Si përfundim, klienti do të paguajë, 15.800 lekë interes, dhe 4000 lekë komision disbursimi, që i bie 19.800.

Së treti, IuteCredit, për shifrën 100.000 lekë, për periudhën kohore të 1 viti, ka interesin 17%, por me një komision disbursimi stratosferik prej 42%.

Pra, kredia prej 100.000, lekësh do t’i kushtojë qytetarëve, 9445 lekë interes, dhe 42.000 lekë komision disbursimi, por edhe komisioni i disbursimit ka në vetvete interesa dhe si përfundim klienti do të paguajë vlerën prej 54.413 lekësh më shumë sesa shifra e marrë si kredi./ Infokus

LEXO TE PLOTE