Connect with Us

Italia “zonë e kuqe”/ Balluku: Do të mbyllim të gjitha udhëtimet përveç transportit të mallrave

Lajme

Italia “zonë e kuqe”/ Balluku: Do të mbyllim të gjitha udhëtimet përveç transportit të mallrave

Publikuar

-

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku lajmëron se pasi Italia u shpall e gjitha “zonë e kuqe” do të anulohen të gjitha udhëtimet drejt shtetit fqinj.

Balluku thekson se anijet tregtare që kanë objekt tregimtimin e mallrave nuk kanë asnjë lloj bllokimi por që do të kontrollohen imtësisht.

“Sot do nisim tragetet e fundit nga Durrësi dreht Barit dhe nga Vlora. Pas ditës së sotme nuk do të ketë udhëtime drejt Barit dhe Brindisit. Të gjitha anijet tregtare nuk do të bllokohen. Personali i anijeve tregtare do kontrollohet përmes personelit tonë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të përdorin shërbimet online”, u shpreh Balluku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Rreziku nga koronavirusi/ Ambasada shqiptare në Itali bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Në vijim të Dekretit të Keshillit të Ministrave të Republikës Italiane nr.14 të datës 9.3.2030, për intensifikimin e mëtejshem të masave urgjente për të parandaluar përhapjen e COVID-19, në të gjithë territorin italian, Ambasada e Shqipërisë njofton se Zyra e saj Konsullore si dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano e Bari, ndërpresin shërbimet konsullore duke filluar nga dita e sotme, 10 mars 2020, deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet konsullore (me përjashtim të akteve noteriale dhe lejes së kalimit për fëmijë) do të vijojnë të jenë në dispozicion të qytetarëve nëpërmjet postës, si edhe vetëm për rastet urgjente (si leja për transport trupi, bazuar mbi çertikatën mjekësore të autoriteteve kompetente).

Qytetarët që kanë takim për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim gjatë këtyre ditëve, do të njoftohen në një moment të dytë për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet. Ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht profilin tonë në Facebook, tëitter dhe faqet tona zyrtare për njoftime të reja.

Duke marre shkas nga situata serioze për nga rreziku dhe pasojat, ftojmë të gjithë qytetaret të perballojnë këto momente me pergjegjësi të lartë civile, duke respektuar rreptësisht dhe me rigorozitet masat e Dekretit, me besim të plotë tek autoritet italiane.
Ambasada e Shqipërisë në përputhje me dekretin në fjalë, rekomandon qetësi, maturi dhe shangie të lëvizjeve drejt çfardo destinacioni, përfshirë Shqipërinë, deri në normalizimin të gjendjes.

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i 500 kg drogë në Itali/ Zbardhen të tjera detaje, në pranga dy punonjës policie

LEXO EDHE:  Fshehu dënimin në Itali/ Prokuroria gati prangat për ish-gjyqtarin Admir Thanza?

Së bashku me punën e palodhur të autoriteteve italiane do t’ia dalim mbanë!
Kapërcimi i situtës varet nga sjellja e përgjegjshme e çdo qytetari.
Ambasada fton qytetaret shqiptarë të japin shembullin personal duke iu bashkuar thirrjes së qeverisë italiane dhe shoqerisë civile “Unë rri në shtëpi”.
Besim e kurajo civile!
Solidaritet me popullin italian!
Së bashku edhe në momentet e vështira!”

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përhapja e koronavirusit/ Nuk ka prova që ushqimi është një burim apo rrugë transmetimi

Publikuar

-

Nga

AKU ka njoftuar se Autoriteti Europian i Sigurisë së Ushqimit (EFSA) po monitoron nga afër situatën në lidhje me shpërthimin e sëmundjes koronavirus (COVID-19) që po prek një numër të madh vendesh në të gjithë globin.

Aktualisht nuk ka asnjë provë që ushqimi është një burim ose rrugë e mundshme e transmetimit të virusit.

Shkencëtarja e EFSA-s, Marta Hugas, tha: “Përvojat nga shpërthimet e koronaviruseve të mëparshëm, të tilla si koronavirusi i sindromës së rëndë respiratore akute (SARS-CoV) dhe koronavirusi i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), tregojnë se nuk ndodhi transmetimi përmes konsumit të ushqimit. Për momentin, nuk ka prova që të sugjerojnë se koronavirusi është i ndryshëm në këtë drejtim”.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka thënë se ndërsa kafshët në Kinë ishin burimi i mundshëm i infeksionit fillestar, virusi po përhapet nga personi në person – kryesisht pikat e frymëmarrjes që njerëzit thithin, kolliten ose nxjerrin. Më shumë informacion mbi koronavirusin dhe ushqimin mund të gjenden në faqen me FAQ të përgatitur nga BfR, organi i vlerësimit të rrezikut të Gjermanisë.

LEXO EDHE:  Kushtet skandaloze nëpër tragete/ Fiks Fare denoncon skandalin

LEXO EDHE:  Kushtet skandaloze nëpër tragete/ Fiks Fare denoncon skandalin

Shkencëtarët dhe autoritetet në të gjithë botën janë duke monitoruar përhapjen e virusit dhe nuk ka pasur raporte të transmetimit përmes ushqimit. Për këtë arsye, EFSA aktualisht nuk është e përfshirë në përgjigjen ndaj shpërthimeve të COVID-19. Sidoqoftë, po monitorojnë literaturën shkencore për informacion të ri dhe të rëndësishëm.

Lidhur me sigurinë e ushqimit, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka lëshuar rekomandime paraprake duke përfshirë këshilla për ndjekjen e praktikave të mira të higjienës gjatë trajtimit dhe përgatitjes së ushqimit, siç është larja e duarve, gatimi i mishit në tërësi dhe shmangia e kontaminimit të mundshëm ndër ushqime të gatuara dhe të pjekura. Më shumë informacion mund të gjenden në faqen e internetit të OBSH-së.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Referendumi për sistemin zgjedhor/ KQZ rrëzon kërkesën e shoqërisë civile

Publikuar

-

Nga

KQZ ka rrëzuar kërkesën e referendumit ë sistemit zgjedhor, që është bërë nga 12 përfaqësues të shoqërisë civile, për të ndryshuar sistemin zgjedhje dhe listat e hapura.

Kërkesa është rrëzuar nga KQZ me 3 vota kundër dhe 2 pro, ndërsa për nisjen e procedurave për referendum duhen të paktën 4 vota.

Kundër kërkesës votuan 3 anëtarë të PS, Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Bledar Skënderi. Në argumentin e tij, Biba tha se jemi përballë një kërkesë të re, të cilës i mungon arsyetimi.

LEXO EDHE:  Jeta luksoze “zbulon” trafikantët/Si u kapën dy shqiptarët në Itali

LEXO EDHE:  Itali/ Rrëzohet nga kantieri i ndërtimit, humb jetën 21 vjecari shqiptar

“Pyetja është specifikuar krahasuar me të parën, por referendumet nuk bëhën për të shuar kureshtjen. Kushtojnë po aq sa një palë zgjedhjet. Kërkesa e re nuk respekton ligjin” u shpreh Biba./CNA.al

LEXO TE PLOTE