Connect with Us

I shtrirë në trotuar/ Gjendet i pajetë një i moshuar tek Kopshti Zoologjik në Tiranë

Kronika

I shtrirë në trotuar/ Gjendet i pajetë një i moshuar tek Kopshti Zoologjik në Tiranë

Publikuar

-

Një 79- vjeçar është gjetur i vdekur në një trotuar tek Kopshti Zoologjik në Tiranë.

I moshuari me inicialet Sh.A., është gjetur sot rreth orës 12:21 dhe dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale pasi nuk i janë gjetur shenja dhune në trup.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E zë korenti/ Humb jetën tragjikisht punëtori i mirëmbajtjes së rrugës në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një person ka humbur jetën tragjikisht.

Mësohet se një punëtor i mirembajtjes së rrugëve ka humbur jetën pasi  ra në kontakt me rrymën elektrike. 60 vjeçari me inicialet H.M., është dërguar i pajetë në spital.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rendë, ndërkohë po punohet për zbardhjne e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Korça, Zemra e Shqiptarisë”/ Çelet ekspozita për Mësonjëtoren e parë shqipe

Publikuar

-

Nga

“Korça, Zemra e Shqiptarisë” titullohet ekspozita që u çel, për ndër të 7 marsit, Ditë së Mësuesit, në qytetin e Korçës.

Ekspozita pasqyron dokumente dhe fotografi mbi Mësonjëtoren e parë shqipe gjatë Rilindjes Kombëtare. Drejtoria e përgjithshme e Arkivës në bashkëpunim me bashkinë Korçë, zgjodhën këtë ditë për të realizuar ekspozitën që dëshmon përpjekjet për themelimin, hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe dhe librat më të cilat mësohej në këtë shkollë.

Në këtë ekspozitë u pa nga afër edhe Leja e posaçme perandorake dhënë Nuçi Naçit, drejtor i Mësonjëtores, për çeljen e shkollës fillore në gjuhën shqipe e njohur si Mësonjëtorja e Korçës, Abetaren e Naum Veqilharxhit si dhe dorëshkrimet ku bën thirrje për mësimin e gjuhës shqipe.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjigjuni brenda 48 orësh/ OFL ultimatum dy “të fortëve” të radhës

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë dy personave të radhës, të cilët duhet të përgjigjen brenda 48 orësh.

OFL bën të ditur se i ka dërguar formularin shtetasve: V. Z., banues në Fier, dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”; dhe E. R., banues në Kuçovë, dënuar nga autoritetet zvicerane dhe italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

LEXO EDHE:  Emri/Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur

LEXO EDHE:  Skeleti i gjetur në Tiranë dyshohet se i përket Enver Stafkukës

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE