LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hyn në fuqi vendimi/ Deri më 23 mars, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve

10 Mars 2020, 22:00, Politikë CNA
Hyn në fuqi vendimi/ Deri më 23 mars, ditë pushimi për

Është botuar në fletoren zyrtare vendimi i marrë nga qeveria për caktimin e datave 10 deri 23 mars 2020 ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin bazë.

?Këshilli i Ministrave vendosi caktimin e datave 10  deri 23 mars 2020 ditë pushimi   për   njërin   nga   prindërit   kujdestarë   të fëmijëve,  që  frekuentojnë/ndjekin  ose  jo  çerdhet, arsimin  parashkollor  dhe  arsimin  bazë,  që  janë nëpunës civilë dhe punonjës  të tjerë    të administratës  publike,  të  nivelit  qendror  e  vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në  pikën  1,  të  këtij  vendimi,  gjatë  kësaj  periudhe, ngarkohen  të  kryejnë  çdo  detyrë  funksionale  që ju ngarkohet  nga  eprori  i  drejtpërdrejtë  ose  titullari  i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik. Përjashtohen  nga  zbatimi i  pikës  1,  të  këtij vendimi, prindërit që janë personel shëndetësor.  Për  shkak  të  mbylljes  së  çerdheve  dhe të institucioneve  arsimore,  në  funksion  të  marrjes  së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19,    iu    bëjmë    thirrje    të    gjithë punëdhënësve  privatë  që  të  gjejnë  mundësitë  për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre” thuhet në vendim.

Rregullat e reja:

Pension në shtëpi me kosto zero për të moshuarit, duke filluar nga ky muaj deri në përfundim të kësaj situate

Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, është i ndaluar, dhe në çdo rast distanca nga njeri tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.

Mbyllja për publikun deri në 3 prill të gjitha ambientet që ofrojnë shërbime si disko, lokale nate, ambiente për argëtimin e të rinvje si qendra sociale, palestra, pishina

Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore, do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.

Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.

Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangien e kontaktet të personelit me publikun.

Punëdhënësit privatë të marrin masa për parandalimin e përhapjes e virusit. Kontakti i tyre me publikun të shmanget nëse shërbimi mund të ofrohet online.

Do të pezullohet përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.

 

 

Lajmet e fundit nga