Connect with Us

Hetimi për rrjetin “Monego” dhe “IuteCredit”/ Si u ngrit Perandoria e bizneseve të dyshimta të Rusisë në Shqipëri 

Lajme

Hetimi për rrjetin “Monego” dhe “IuteCredit”/ Si u ngrit Perandoria e bizneseve të dyshimta të Rusisë në Shqipëri 

Publikuar

-

Një hulumtim i Gazetës Infokus zbulon rrjetin e bizneseve në Shqipëri të Aigars Kesenfelds, një biznesmeni letonez të dyshuar për lidhje me Kremlinin, dhe i cili qëndronte edhe prapa “Monego-s” në Kosovë.

Dhjetëra biznese që funksionojnë si mikrofinanca në vendet e rajonit lidhen me emrin e Aigars Kesenfelds, një biznesmeni letonez i dyshuar për lidhje me Kremlinin, dhe i cili qëndronte edhe prapa “Monego-s” në Kosovë.

Hulumtimi i Gazetës Infokus i përqendruar në shtetin shqiptar, zbulon rrjetin e bizneseve të Kesenfelds, të gjitha në sistemin financiar, si mikrofinanca.

Në Kosovë tashmë Banka Qendrore ua ka vënë drynin dy institucioneve të tilla “Monego” dhe “IuteCredit”, për shkak të kamatave të larta dhe “cënimit të sigurisë kombëtare”.

Por në Shqipëri së paku dy institucione mikrofinanciare janë të lidhura me emrin e Aigars Kesenfelds, që ishte aksionar i Monego-s në Kosovë.

Aigars Kesenfelds, në bazë të hulumtimit, është një biznesmen i cili është i dyshuar për krime ekonomike, mashtrime, shpërlaje të parave dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg  Boyko. Pikërisht ky person ka qenë edhe pronar i institucionit mikrofinanciar tanimë të mbyllur nga Banka Qendrore e Kosovës, Monego.

Jo zyrtarisht Gazeta Infokus mëson se edhe atje Banka e Shqipërisë ka filluar hetime pas mbylljes në Kosovë të këtyre institucioneve.

Në Shqipëri, operojnë plotë 32 institucione mikrofinanciare.

Kesenfelds, aksionar në “Mogo” dhe “Kredo-Finance”

Hulumtimi nxjerrë se biznesmeni letonez Aigas, ka dy nga institucionet mikrofinanciare më të mëdha dhe të diskutueshme në Shqipëri. Emri i tij është i lidhur me institucionin mikrofinanciar “Mogo Albania” dhe “Kredo-Finance”.

“Mogo Albania” ka marrë licencë me datën 10 tetor të vitit 2018, dhe është i njohur për mikrokredi për të blërë makina të përdorura pavarësisht vitit të tyre të prodhimit.

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, ky institucion ka pasur një kapital fillestar prej 345.143.870,00 lekësh ose afërshisht 3 milionë euro. Mogo ka si administrator në Shqipëri, dy persona, Irma Shkrepën dhe Mārtiņš Muižnieks nga Luksenburgu, ndërsa si aksionier 100% ka Mogo Finance S.A, me qendër në Luksenburg.

Ndërkaq, në webin zyrtar të “Mogo Fiannce” jepet edhe emri i aksionerit kryesor të këtij institucioni, e që është “Aigars Kesenfelds”, aksionari më i madh i Mogo Financave S.A.”

Nje tjetër institucion financiar jobankar i diskutueshëm në Shqipëri që inFokus ka investiguar është Kredo Financë SH.P.K. Ky institucion administrohet nga Arlinda Muja dhe ka si aksioner 100% “AS Finitera”. Por, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, aksioner kryesor edhe në këtë institucion është pikërisht Aigas Kesenfelds nga Letonia.

Gazeta inFokus ka pyetur Bankën e Shqipërisë në lidhje me aksionerët e Mogo-s në Shqipëri dhe dyshimet për lidhje me oligarkë rus, por ky institucion ka dhënë një përgjigje të shkurtër dhe të paqartë.

“Banka e Shqipërisë në procesin e licensimit të institucioneve financiare jo bankarë, patjetër ka vlerësuar reputacionin dhe integritetin e aksionerëve/ortakëve të këtyre shoqërive”-thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Bankës, por Banka e Shqipërisë nuk i ka dhënë përgjigje të plotë pyetjes: “Cili është përfundimi i analizës?”

Nga Policia e Shqipërisë, Departamenti për Krime Ekonomike dhe Financiare, nuk kanë kthyer fare përgjigje

 “IuteCredit” dhe përballja me drejtësinë shqiptare

Nga ana tjetër IuteCredit, në Shqipëri me aksionar “AS IuteCredit Europe”, dhe që drejtohet nga Akan Ajdini, ka në këshillin mbikëqyrës vetëm shtetas të huaj. Konkretisht, estonezët Tarmo Sild, Allar Niinepuu dhe Kristel Kurvits, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “Iutecredit Albania” drejtojnë operacionet e mikrokreditit nga Estonia në Shqipëri.

Hulumtimi zbulon se si institucionet shqiptare lejuan që aksionet të shiten e të blihen nga personat që konsiderohen oligarkë në Shqipëri, deri tek ato me probleme me drejtësinë shqiptare.

Hulumtimi i Gazetës Infokus sjell dy shembuj konkretë.

Estonezët e IuteCredit, kishin në pronësi 100% të aksioneve të një tjetër institucioni mikrofinanciar, “Final” shpk , por IuteCredit, ia shiti pak muaj më parë aksionet e tij Arben Meskutit, një person i njohur për drejtësinë shqiptare.

Në janarin e vitit 2019, Arben Meskuti ka qenë përmbarues privat tek shoqëria “Shërbimi Përmbarimor FS” sh.p.k, që kishte ndërruar emrin në mënyrë misterioze, pasi më parë e kishte pasur shoqëria përmbarimore “Star” .

Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, në janarin e 2019,  bazuar në shkeljet e gjetura mori masa disiplinore për heqjen e të drejtës së ushtrimit të këtij profesioni për Arben Meskuti, sipas Urdhrit nr. 4724/8, datë 06.11.2017, të Ministrit të Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë pas një inspektimi të hollësishëm që ka kryer tek kjo shoqëri, ka depozituar kallëzim penal në Prokurori.

LEXO EDHE:  Më 5 nëntor gjyqi i “Soludaminës”/ Nadir Çausholli akuzohet për ilaçin që e shiti 18 herë më shtrenjtë

“Për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda; parashikuar në nenin 143 të Kodit Penal dhe të kundërvajtjes penale “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij” parashikuar në nenin 249 të Kodit Penal, kryer nga personi juridik “Shërbimi Përmbarimor ZIG” sh.p.k., Tiranë, përgjegjës i drejtpërdrejtë i veprës penale dhe kundërvajtjes penale, në zbatim të nenit 3/a, b dhe nenit 4, të ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.

Me fjalë të tjera, një personi me një vulë të zezë nga drejtësia shqiptare, i akuzuar nga vetë shteti shqiptar për mashtrime të mëdha, iu dha e drejta  nga Banka Qendrore e Shqipërisë, që të ketë në administrim një institucion mikrofinanciar.

Rasti “Final ShPK”

Ndërkaq, rasti tjetër i hulumtuar është ai i institucionit “Final SHPK”. Para se ky institucion të shitet nga IuteCredit, tek Arben Meskuti, ky institucion ka qenë në pronësi të disa personave tjerë, ndërsa aksionet më të mëdha i ka pasur prej oligarkëve më të përfolur në Shqipëri, Samir Manes. Ky i fundit kontrollon një pjesë të madhe të ekonomisë shqiptare, me qendra tregtare, me kompani nxjerrje kromi në Bulqizë, dhe me dhjetëra aktivitete të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Deri në korrik të 2018, aksionet e Final SHPK, i zotëronin grupi Balfin 38.14 për qind të aksioneve, që është grupi i drejtuar nga Samir Mane, RIVER STYXX CAPITAL 38.11 për qind, Adrian Koni 10.88 për qind, Ali Vishaj 7.6 për qind dhe Majlinda Demko 5 për qind.

Në korrik të vitit 2018, këta aksionarë vendosën që të gjitha aksionet e tyre t’i shesin tek IuteCredit, e cila e mbajti Final SHPK, për pak muaj, për t’i shitur më pas të gjitha aksionet tek Arben Meskuti.

Mikrofinancat në Shqipëri me superkamata

Siҫ mund ta shihni në tabelë, institucioni mikrofinanciar në Shqipëri “Iute Credit’ ka dhënë një mikrokredi me vlerën e 100.000 lekësh, sipas saj me një interes 17%, për periudhën kohore të një viti. Pra klienti, ka marrë 100.000 lekë kredi, dhe në fund të 12 muajve do të paguajë 150.000 lekë.

Por çfarë ndodh me interesin?

Siç shihet në tabelë, vetëm vlera e komisionit të administrimit ose siҫ njihet në ekonomi komisioni i disbursimit është plotë 42.000 lekë, një shifër që për çdo ekspert të thjeshtë të ekonomisë është mjaft e lartë, madje alarmante. Nëse komisioni i disbursimit përkthehet në përqindje të kredisë, ky komision në tërë kredinë është plotë 42%.

Ekspertët e ekonomisë në Shqipëri kanë shpjeguar për inFokus, që për kredinë e sipërpërmendur, interesi nuk është 17%, por në fakt ai është me një shifër alarmuese, prej 90%, pasi edhe komisioni i disbursimit ka një përqindje tjetër nga kredia.

Hulumtimi ka bërë edhe një krahasim tjetër duke analizuar tregun në Shqipëri.

Do të marrim shembull, tre institucione financiare dhe mikrofinanciare, për të cilat gazeta inFokus, është interesuar në Shqipëri.

Ekipi jonë ka shkuar tek një bankë e nivelit të dytë, për të pyetur për një kredi me vlerën 100.000 lekë, për një vit.

Një kredi e tillë, sipas bankës jepet me interes 6%, dhe me një komision disbursimi, prej 2-4 %, që do të thotë 4000 lekë mbi kredinë, dhe totali në fund që klienti do të paguajë është 12.300 lekë. Pra, klienti mori 100.000 lekë, dhe për një vit ai do të kthejë, 12.300 lekë tek banka e nivelit të dytë.

Ekipi jonë po ashtu ka pyetur edhe një institucion financiar me interesa ndër më të mëdha në Shqipëri. Përsëri janë kërkuar 100.000 lekë, për një vit.

Sipas këtij institucioni mikrofinanciar, interesi që ajo ka varion deri në 30% që është  një interes mjaft i lartë, dhe me një komision disbursimi prej 4%. Si përfundim, klienti do të paguajë, 15.800 lekë interes, dhe 4000 lekë komision disbursimi, që i bie 19.800.

Së treti, IuteCredit, për shifrën 100.000 lekë, për periudhën kohore të 1 viti, ka interesin 17%, por me një komision disbursimi stratosferik prej 42%.

Pra, kredia prej 100.000, lekësh do t’i kushtojë qytetarëve, 9445 lekë interes, dhe 42.000 lekë komision disbursimi, por edhe komisioni i disbursimit ka në vetvete interesa dhe si përfundim klienti do të paguajë vlerën prej 54.413 lekësh më shumë sesa shifra e marrë si kredi./ Infokus

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Nuk isha ministër atë ditë/ Arben Ahmetaj sqaron aksidentin me Mirel Mërtirin

Publikuar

-

Nga

Bilanci i rindërtimit/ Ahmetaj: Brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

Debate të ashpra ka pasur sot në “Opinion” mes ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe panelit të gazetarëve, për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Gazetarët kanë pyetur Ahmetajn pse ndodhej në një makinë me Mirel Mërtirin, ditën kur janë përfshirë në një aksident rrugor.

“Kur fasim për një aksident duhet të kemi kujdes sepse mbi të gjitha duhet t’i referohemi të dhënave zyrtare. Unë mund të udhetoj të ha, të pi me shuëm biznesmenë. Personi që përmendni nuk është kontraktor dhe unë nuk bëj procedurë. Për më tepër nuk kam qenë ministër kur jam aksidentuar”, u shpreh Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Zhdukja e Remzi Hoxhës/ Djali: Mungon vullneti i institucioneve për të vënë drejtësi

Publikuar

-

Nga

Zhdukja e Remzi Hoxhës/ Djali: Mungon vullneti i institucioneve për të vënë drejtësi

Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, duke folur për zhdukjen e Remzi Hoxhës, deklaroi se rasti i babait të tij nuk është i komplikuar, por i thjeshtë.

Ardian Hoxha i ftuar në emisionin “Real Story” theksoi se për të zbardhur këtë ngjarje, mungon vullneti politik dhe institucional.

“Rasti i babait tim nuk është i komplikuar aspak, por i thjeshtë, por mungon vullneti politik dhe vullneti i institucioneve të drejtësisë që të merren siç duhet me këtë rast. Ne që kur ka ndodhur ngjarja, e kemi ditur si familje historinë. Nëntë persona e kanë marrë, sikur janë nga Kontrolli i Shtetit, kanë thënë se e po e marrin për verifikim personi, ia kanë vënë prangat dhe e kanë marrë.Rasti u denoncua në Komisariatin numër 3. Babanë tim e ka marrë SHIK-u. Që ditët e para ne kishim tre emra, Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro. Janë munduar ta fshehin trupin e babait tim dhe kanë përdorur çdo mekanizëm, sepse kanë pasur nën kontroll edhe Prokurorinë, edhe gjykatat”, tha djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Elia solli në jetë trashëgimtaren e Familjes Mbretërore/ Reagon për herë të parë Princ Leka

Publikuar

-

Nga

Në 18 vjetorin e humbjes së jetës së Mbretëreshës Shqiptare Geraldinë, Elia Zaharia ka sjellë në jetë një vajzë me Princ Lekën.

Pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i parë i Princ Lekës, i cili ka shpërndarë një njoftim në rrjetet sociale.

Ashtu siç raportuan edhe mediat, trashëgimtarja e Familjes Mbretërore Shqiptare lindi në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” dhe është quajtur Geraldinë, ashtu si edhe gjyshja e Princ Lekës.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Kallëzohet penalisht vajza e Ben Blushit dhe noterja Violeta Sulkaj

LEXO EDHE:  Lobimi me para ruse/ Pse hetimi ndaj Lulzim Bashës nuk ka prapavijë politike

Ai tregon se edhe vogëlushja, edhe Princeshë Elia janë gëzojnë shëndet të plotë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE