Connect with Us

“Hetimi i shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve”/ Yuri Kim dhe Luigi Soreca në zyrën e kreut të ILD

Politikë

“Hetimi i shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve”/ Yuri Kim dhe Luigi Soreca në zyrën e kreut të ILD

Publikuar

-

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ai i BE Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Artur Metanin.

Sikurse bëhet e ditur në një njoftim për mediat nga vetë ILD, ambasadorët i kanë shprehur mbështetjen Metanit duke e konsideruar ILD si një institucion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.

Po ashtu Metani i vuri në dijen ambasadorët me detyrat e institucionit siç është hetimi i shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj tyre.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani priti sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zj. Yuri Kim dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Luigi Soreca.

LEXO EDHE:  Soreca jep lajmin e mirë për Shqiptartët/ BE do të jetë pranë jush, 15 milion euro janë vetëm hapi i parë

Inspektori i Lartë Metani i njohu ambasadorët me detyrat dhe sfidat e institucionit të ri kushtetues, përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Ambasadorja Kim dhe ambasadori Soreca shprehën mbështetjen e fortë për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si një institucion i rëndësishëm në strukturën e sistemit të drejtësisë.”-thuhet në njoftimin e ILD.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

2 Comments

  1. t

    10 Mars, 2020 at 7:44 pm

    Per cfare i japin mbeshtetje keta burokrate qe nuk gezojne respektin e shumices te popullit shqiptar

  2. arqile

    10 Mars, 2020 at 7:45 pm

    Qe te dy jane zedhenesa te qeverise kurse ky palacua arturi eshte mizerja i gjykatave,.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hyn në fuqi vendimi/ Deri më 23 mars, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve

Publikuar

-

Nga

Është botuar në fletoren zyrtare vendimi i marrë nga qeveria për caktimin e datave 10 deri 23 mars 2020 ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin bazë.

“Këshilli i Ministrave vendosi caktimin e datave 10  deri 23 mars 2020 ditë pushimi   për   njërin   nga   prindërit   kujdestarë   të fëmijëve,  që  frekuentojnë/ndjekin  ose  jo  çerdhet, arsimin  parashkollor  dhe  arsimin  bazë,  që  janë nëpunës civilë dhe punonjës  të tjerë    të administratës  publike,  të  nivelit  qendror  e  vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në  pikën  1,  të  këtij  vendimi,  gjatë  kësaj  periudhe, ngarkohen  të  kryejnë  çdo  detyrë  funksionale  që ju ngarkohet  nga  eprori  i  drejtpërdrejtë  ose  titullari  i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik. Përjashtohen  nga  zbatimi i  pikës  1,  të  këtij vendimi, prindërit që janë personel shëndetësor.  Për  shkak  të  mbylljes  së  çerdheve  dhe të institucioneve  arsimore,  në  funksion  të  marrjes  së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19,    iu    bëjmë    thirrje    të    gjithë punëdhënësve  privatë  që  të  gjejnë  mundësitë  për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre” thuhet në vendim.

Rregullat e reja:

LEXO EDHE:  “Këto vite kanë dashur nerva prej çeliku”/ Soreca tregon çështjet emergjente që duhen trajtuar

LEXO EDHE:  Soreca jep lajmin e mirë për Shqiptartët/ BE do të jetë pranë jush, 15 milion euro janë vetëm hapi i parë

Pension në shtëpi me kosto zero për të moshuarit, duke filluar nga ky muaj deri në përfundim të kësaj situate

Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, është i ndaluar, dhe në çdo rast distanca nga njeri tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.

Mbyllja për publikun deri në 3 prill të gjitha ambientet që ofrojnë shërbime si disko, lokale nate, ambiente për argëtimin e të rinvje si qendra sociale, palestra, pishina

Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore, do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.

Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.

Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangien e kontaktet të personelit me publikun.

Punëdhënësit privatë të marrin masa për parandalimin e përhapjes e virusit. Kontakti i tyre me publikun të shmanget nëse shërbimi mund të ofrohet online.

Do të pezullohet përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu “shuplakë” opozitës/ “Janë agjentët virus, iu bashkuan së keqes”

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat e opozitës se maskat që ka shpërndarë qeveria janë të skaduara.

Manastirliu sulmoi opozitën, të cilën e quan agjent virusi, ndërsa tha se nuk është interesuar aspak për datën e skadencës.

“Nuk jam interesuar fare për datën e skadencës, por jam interesuar për mbrojtjen që ato garantojnë. Është e turpshme, nuk mund ta mendoja kurrë se agjentët virus ishte opozita, që në vend që të bashkohej kundër së keqes janë vënë në të njëtën anë me virusin”, u shpreh ajo në emisionin “Real Story”.

Ministrja tregoi se këto maska nuk janë përdorur në Spitalin Infektiv ku po mbahen pacientët e prekur me koronavirus, ndërsa nënvizoi se këto maska do vazhdojnë të përdoren, pasi pretendon se nuk paraqit rrezik për personelin dhe nuk paraqit alergji.

LEXO EDHE:  Mblidhet KED/ Rihapet gara për Institucionin e Lartë të Drejtësisë

LEXO EDHE:  19 milion euro për të luftuar krimin/ Soreca: Një Shqipëri më e sigurtë do të thotë një Europë më e sigurtë

“Këto ishin maska, gati për t’u shpërndarë. Njerëzit duan të dëgjojnë gjëra të tjera nga opozita, duan të dëgjojnë se si mund të veprojnë. Po përdorin koronavirusin për politikë. Ne jemi këtu për të ndenjur gjatë dhe për t’ju shërbyer njerëzve. Këta janë K ÇK”, tha ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi/ Manastirliu tregon nëse kemi një “vatër” të identifikuar

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e fuar në “Real Story”, ku po diskutohet situata nga koronavirusi në vend, u pyet dhe nëse kemi aktualisht një vatër të identifikuar.
Manastirliu theksoi se kjo do të bëhet me dije shumë shpejt nëse jemi në momentin e një transmetimi komunitar.

“Ka një hartë, quhet hetim epidemiologjik. Ecim në bazë të protokolleve standarde. Krijohet harta e kontakteve. Pikë së pari hetohen kontaktet e para, të ngushta dhe më pas hapen rrahët e kontakteve të tyre duke hulumtuar, investiguar, duke këshilluar apo duke marrë direkt analizat në raste kur kanë shenja.

Aktualisht kemi një total testesh të realizuar, 114 testime të kryera, 10 kanë rezultuar pozitive.

LEXO EDHE:  Soreca jep lajmin e mirë për Shqiptartët/ BE do të jetë pranë jush, 15 milion euro janë vetëm hapi i parë

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Soreca takon kryetaren e KPA

Në proces kemi 43 analiza apo testime që besoj përfundojnë shumë shpejt dhe po vijon marrja e mostrave në personat e kontaktit dhe duke vijuar investigime të mëtejshme, për të mundësuar frenimin e virusit”, deklaroi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE