LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjashtë të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri/ Braçe mesazh të fortë qytetarëve

10 Mars 2020, 08:19, Sociale CNA
Gjashtë të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri/

Ndërsa në Shqipëri tashmë ka shkuar në gjashtë numri i personave të infektuar nga koronavirusi, Zv/ kryeministri Erion Braçe u ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe iu bën thirrje shqiptarëve që kanë qenë 2 javët e fundit në Itali të vetëkarantinohen.

Braçe ka theksuar se i infektuari i 6-të, 31-vjeçari kishte shkuar për disa orë në Milano, për të vizituar dajën e tij në spital dhe aty u infektua.

?Njerez nese keni qene ne itali dy javet e fundit rrini ne shtepi!
mos dilni! Mos shkoni ne kafe a restorante! Infektoni te tjere keshtu! Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses; e dime mire, ne jemi popull shume social, ?behemi shume? me njeri tjetrin!

I infektuari i 6-te eshte nje dale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano, ?per te pare dajen e shtruar ne spital atje?!!!!!!!!!! Vec kaq pak eshte dashur! Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetein ketu e perhap me qef virusin! Ndaj, nese ke qene ne Itali, vetekarantinohu! Rri ne shtepine tende! Shpeton veten dhe gjithkend qe do! Beje tani!?-shkruan Braçe./ CNA.al

Lajmet e fundit nga