LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është trefishuar numri i thirrjeve nga qytetarët”/ Manastirliu: Jemi të përgatitur për 500 kapacitete në ditë

10 Mars 2020, 15:46, Aktualitet CNA
“Është trefishuar numri i thirrjeve nga qytetarët”/

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se është trefishuar numri i thirrjeve në numrin e vendosur në dispozicion për qytetarët të cilet dyshojnë se mbartin koronavirus si dhe po shumfishohet numri i testeve laboratorike.

Ministrja thekson se janë të përgatitur për  deri ne 500 kapacitete në ditë madje edhe më shumë.

?Kapacitetet tona ekzistojnë sepse jemi të përgatitur për këtë moment.
Dua të ftoj personat që vuajnë nga sëmundjet kronike të shmangin grumbullimet, të shmangin lëvizjet me mjetet e transportit pubik. Kam nxjerrë urdhrin për mbylljen e të gjitha ambienteve që ofrojnë shërbime lokale nate, disko, mbylljen deri më datë tre prill të ambienteve të mbyllura për argëtimin e fëmijëve, palestra pishina qendra kulturore sociale apo qendra argëtimit?, u shpreh Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga