LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Durrës/ Gjendet i pajetë në mes të rrugës 44-vjeçari

10 Mars 2020, 13:54, Kronika CNA
E rëndë në Durrës/ Gjendet i pajetë në mes të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 44-vjeçar është gjendur i vdekur në mes të rrugës në zonën e Sukthit.

Sipas policisë, rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së E.K., por nga këqyrja paraprake nuk konstatohet të ketë shenja dhune.

Policia ka shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga