Connect with Us

E paskemi aplikuar gabim!/ Video që tregon hapat e njëpasnjëshme të larjes së duarve

Sociale

E paskemi aplikuar gabim!/ Video që tregon hapat e njëpasnjëshme të larjes së duarve

Publikuar

-

Prej dy ditësh në vendin tonë janë konfirmuar rastet e para të personave të prekur nga koronavirusi.

Të gjithë duhet të jemi sy dhe veshë për masat që duhet të marrim për mbrojtjen nga koronavirusi.
Larja e duarve është një ndër proceset që duhet ta aplikojmë më shpesh.

Por cilat janë hapat që duhen ndjekur për një larje sa më efektive të duarve. Duhen jo më pak se 20 sekonda për t’i pastruar siç duhet duart.

LEXO EDHE:  Historia/ Kur nisën njerëzit të lajnë duart me sapun?

Duhet të ndaleni në të gjitha pjesët e dorës suaj, jo vetëm pëllëmbën.

Fërkoni pjesët e pasme të duarve rreth thonjve ndërmjet gishtërinjve, kyçeve duke përdorur sapun dhe ujë.

Dhe kur të keni mbaruar, mbyllni rubinetin duke përdorur një pecetë dhe më pas hidheni atë në kosh.

Xhelet anti-bakteriale bëjnë punë për pastrimin e duarve, por sapuni dhe uji është më i miri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Moti merr kthesë/ Sinoptikanët parashikojnë rritje temperaturash

Publikuar

-

Nga

Moti merr kthesë/ Sinoptikanët parashikojnë rritje temperaturash

Moti ka marrë një tjetër kthesë, duke lënë pas të ftohtin e acartë.

Shërbimi Meteorologjik parashikon rritje temperaturash dhe mot të paqëndrueshëm.

Ditën e nesërme dhe të premten reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar.

Intensitet të lartë reshjet do të arrijnë në fundjavë me rrebeshe shiu të herëpashershme si dhe fillimin e javës së ardhshme. Reshjet e borës do të rikthehen në zonat malore, kryesisht në fundjavë deri në lartësitë 1000m.

LEXO EDHE:  Historia/ Kur nisën njerëzit të lajnë duart me sapun?

LEXO EDHE:  Historia/ Kur nisën njerëzit të lajnë duart me sapun?

Karakteristike do të jetë era e vrullshme jugore gjatë këtyre ditëve. Edhe pse dëbora do të jetë prezente në zonat malore, kjo erë do të sjellë shkrirje të dëborës në lartësitë deri 1500m dhe rritje temperaturash./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rrëfimi i aktorit të njohur/ Në Amerikë punoja roje shkolle, ma vodhën 5 herë brenda javës

Publikuar

-

Nga

Xhevahir Zeneli: Në Amerikë punoja roje shkolle, ma vodhën 5 herë brenda javës

Aktori i madh i humorit Xhevahir Zeneli ka rrëfyer ngjarje nga jeta e tij artistike por edhe personale.

I ftuar në A-Show me gazetarin Adi Krasta, ai tregoi se është nga fshati Luaras i Kolonjës, që ka nxjerrë 3 mësues të shquar, ku në filmin e tij të parë me regji të Vladimir Priftit, kishte pikërisht rolin që duhet të vriste mësuesin e shquar të fshatit të tij, Petro Nini Luarasin.

‘Unë jam nga Luarasi i Kolonjës, fshati i mendjes nga ku kanë dalë tre mësues të mëdhenj. Madje në filmin tim të parë me regji të Vladimir Priftin unë kisha rolin që të vrisja mësuesin, Petro Nini Luarasi”, u shpreh Zeneli.

Gjithashtu ai ka treguar edhe për jetën e tij në Amerikë, ku punonte si roje shkolle.

LEXO EDHE:  Pastrimi i duarve, mbrojtja më e mirë nga infeksionet

LEXO EDHE:  Pastrimi i duarve, mbrojtja më e mirë nga infeksionet

Në Amerikë punoja roje shkolle, por brenda javës ma vodhën shkollën 5 herë. Unë në shkollë nuk kam qenë ndonjë me mesatare të mire, por kisha një kryetar Komiteti që më tha ti do shkosh në shkollë. Birçe Hasko më vonë më tha që ke qenë në teh të thikës edhe mund të të flaknim jashtë. Por unë nuk kam pasur mik, pasi unë kam qenë djalë i një polici dhe i një nëne që ishte kamariere”, tregon ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi”/ Manastirliu jep lajmin: Vijnë në jetë trenjakë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të gëzuar.

Ajo bën me dije se kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë trenjakët e një familje nga Hasi. Sipas Manastirliut, nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë,

“Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE