Connect with Us

Duma mesazh qytetarëve për betejën me koronavirusin/ “Gjithçka varet nga ne”

Politikë

Duma mesazh qytetarëve për betejën me koronavirusin/ “Gjithçka varet nga ne”

Publikuar

-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar lidhur me koronavirusin, i cili ka prekur deri më tani sipas Ministriusë së Shëndetësisë 10 persona.

Duma thotë se qytetarët duhet të përballen vetë më betejën kundër koronavirusit duke u kujdesur për veten dhe të tjerët.

“Shqipëria nuk i shpëtoi dot fushë betejës së Covid 19, do të përballemi me të duke jetuar në çdo moment të jetës me përgjegjësinë që shumë varet nga ne vetë dhe do bëjmë gjithçka për ta mundur.

LEXO EDHE:  Përse i duhet më tej PD-së Salianji dhe Grida Duma?

Kujdesi për jetën zgjon forcën për jetën, kjo forcë na duhet gjithnjë e më shumë, e ky moment na ndërgjegjëson për këtë”, shkruan ajo në rrjetet sociale, ndërsa thekson se në këto momente të vështira drita dhe energjia e fëmijëve është forca që na jep fuqinë për t’i qëndruar krizave./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Suma

    11 Mars, 2020 at 8:12 am

    Aman moj kush flet kjo Kar-ona virus hahaha ik oj rruspije

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gazment Bardhi publikon videon/ Akuza Ramës dhe Manastirliut

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Bardhi ngre akuzat se Rama dhe Manastirliu po gënjejnë publikisht njerëzit për koronavirusin, ndërsa ka publikuar edhe një video që ka të bëjë me vdekjen e të moshuarës në Durrës.

Sipas tij, dëshmia e zv.ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë.

“Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën. Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë. As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë. Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës”, shkruan ai krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dekretoi anëtarët e Gjykatës së Lartë/ Reagon Yuri Kim: Hap pozitiv

Publikuar

-

Nga

Yuri Kim ka përshëndetur emërimin e 3 anëtarë të Gjykatës së Lartë nga presidenti Ilir Meta.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Kim thotë se ky është një hap pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund.

‘Ne e mirëpresim emërimin nga presidenti Ilir Meta prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë’, shkruan ambasadorja e SHBA.

Kiujtojmë se Meta dekretoi sot emërimin e Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës, si anëtarë të Gjykatës së Lartë./ CNA.al

Meta dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga nesër ushtria zbret në teren/ Kollçaku paralajmëron ashpërsim masash

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga dita e nesërme policia dhe ushtria do të zbresë në terren për të marrë masa të rrepta për të gjithë personat që shkelin rregullin e vetëkarantiminimit, ku prioritare janë të ardhurit nga Italia dhe zonat e prekura.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Bardhyl Kollçaku.

Kollçaku tha se masat do forcohen sipas riskut të rrezikut nga koronavirusi dhe se FA do jetë në mbështetje të Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE:  “Të të them diçka por mos u mërzit…?!”/ Julian Deda ka një mesazh për Ramën

LEXO EDHE:  Në veri, bombë dhe porosi për policinë e EULEX-in

“Njerëzit që kanë udhëtuar dy javët e fundit jashtë vendit duhet të zbatojnë urdhrin për vetëkarantinim. Nëse nuk i zbatojnë do të penalizohen. Ne u bëjmë thirrje të zbatojnë këshillat dhe për çdo problem të kontaktojnë numrin 127. Do të vazhdohet për aq kohë sa është e nevojshme. Nuk ka afat. Në vazhdim në varësi të situatës do të shtohen ose do pakësohen. Aktualisht shtrihen në të gjithë vendin”, deklaron ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE