Connect with Us

Drogë dhe paketa kontrabandë drejt Greqisë/ Arrestohen 2 persona në Kakavijë

Kronika

Drogë dhe paketa kontrabandë drejt Greqisë/ Arrestohen 2 persona në Kakavijë

Publikuar

-

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i intervistimit të thelluar, kanë bërë të mundur zbulimin e identitetit të vërtetë të një shtetasi që ishte i shpallur në kërkim, duke e vënë në pranga, konkretisht shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Ngjarje e ndodhur në datë 22.04.2018, ku shtetasi i mësipërm, duke qenë drejtues autobusi i një linje me shtetin grek, ka tentuar të trafikojë në shtetin grek, 1 kg lëndë narkotike kokainë. Ky shtetas, në momentin e kontrollit nga Policia, ka braktisur autobusin dhe është larguar në një zonë të pyllëzuar në territorin e doganës greke.

LEXO EDHE:  INVESTIGIMI: Falsifikimet me paketat shqiptare të udhëtimit në Turqi

Po si rezultat i kontrolleve bazuar edhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë në SPK Kakavijë, të mjetit në pronësi të shtetasit I. A., nga fshati Vrisera, gjetën në gomën rezervë 140 paketa cigaresh kontrabandë, të cilat po i transportonte nga Shqipëria për në Greqi. Paketat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi I. A. u arrestua në flagrancë, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Policia Kufitare po vijon me intensitet kontrollet në pikën e kalimit dhe në kufirin e gjelbër, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bashkëpunim me FRONTEX-in, për të parandaluar hyrjen e paligjshme të shtetasve nga vendet e treta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosi me thikë 25-vjeçarin/ Prangoset autori

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një një 56-vjeçar me iniciale P.B., i cili akuzohet se pas një konflikti ka qëlluar me thikë në pjesën e gjoksit 25-vjeçarin me iniciale A.N.

25-vjeçari, është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Po ripërsëritet precedenti”/ Klodiana Lala tregon detajet tronditëse, akuza të forta Sandër Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me çështjen e mësuesit Gylenis, Selami Simsek.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja Lala shkruan se Selami Simsek është mbajtur për orë të tëra në një furgon tek Ministria e Brendshme.

Po ashtu Lala ngre dyshime të forta se edhe në lidhje me Selami Simsek rrezikon të përsëritet precedenti i rastit të mësuesit Harun Çelik, i cili u ekstradua drejt Turqisë.

“Selami Simsek, mësuesi gylenist turk prej orësh mbahet në një furgon tek ministria e Brendshme.

Pasi u cua me urgjencë në 3 zyra brenda pak orësh në mungesë të plotë transparence, në fund Sandër Lleshaj mbërrin në zyrën e tij në mesnatë.

LEXO EDHE:  INVESTIGIMI: Falsifikimet me paketat shqiptare të udhëtimit në Turqi

LEXO EDHE:  E trafikuan për prostitucion në Shqipëri/Vajza italiane iu bën “gjëmën” shqiptarëve

Mjaft firma e tij që të ripërsëritet sërish precedenti Harun Çelik. Historinë do ua rrëfej të plotë… me prova e fakte”-shkruan Klodiana Lala në postimin e saj.

Kujtojmë këtu se, Simsek u arrestua në gusht të vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit bashkë me mikun e tij, Harun Çelik, ( ky i fundit u depërtua në Turqi) me dyshimet se tentuan të kalonin me vizë kanadeze të falsifikuar. Simsek është mbështetës i Lëvizjes “Gylen”, ndaj së cilës Presidenti Erdogan ka nisur një fushatë të egër përndjekjeje.

Avokati Elton Hyseni, ka bërë me dije se klienti i tij, Simsek pretendon se në rast se dëbohet drejt Turqisë, i rrezikohet jeta pasi është mbështetës i lëvizjes Gylen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Durrës/ Makina kthehet përmbys, shoferi përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e qyteti bregdetar, ndërsa në aksident është përfshirë një makinë me targa AA835GH drejtuesi i të cilës ka mbetur i lënduar.

Makina është kthyer përmbys në mes të rrugës ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE