Connect with Us

Drejtoria e Transportit thirrje qytetarëve/ “Evitoni lëvizjet e panevojshme dhe udhëtimet”

Sociale

Drejtoria e Transportit thirrje qytetarëve/ “Evitoni lëvizjet e panevojshme dhe udhëtimet”

Publikuar

-

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe sidomos transportin me mjete të mbyllura, sipasojë e situatës nga koronavirusi.

Në njoftim theksohet se mjetet e transportit me shumë pasagjerë ose ku hyjnë e dalin shumë udhëtarë, kabina, vagonë, taksi janë faktor risku, ndaj duhet të minimizohet sa më shumë lëvizja.

“Mjetet e transportit, të mbyllura, me shumë pasagjerë ose ku hyjnë e dalin shumë udhëtarë, kabina, vagonë, taksi, janë faktor risku nr.1 për përhapjen e virusit! Sidomos ato ku qëndrimi/udhëtimi zgjat mbi 15 min!🚗🚖🚌🚎✈️🚞🚢🛥

🔸Lëvizjet jashtë vendit (rrugë, ajër, tokë, det) janë faktor risku sepse udhëtohet mbyllur dhe në grup duke rritur rrezikun e kontakteve me persona ende mbartës të virusit!

LEXO EDHE:  Koronavirus/ Më në fund të dhëna të detajuara nga Kina

🔹Evitimi i transportit publik qytetës, rrethqytetës, ndërqytetës dhe ndërkombëtar zvogëlon riskun e marrjes së coronavirusit!

✅Ndihmon shumë përdorimi i maskave dhe dorezave, qëndrimi në distancat e duhura nga çdo person tjetër, si dhe larja e vazhdueshme e duarve pas çdo udhëtimi!

Evitoni sa më shumë ardhjet në sportel❗️
✅Informohuni Online: www.dpshtrr.gov.al

Ndjekja e njoftimeve zyrtare dhe respekti i urdhërave shtetërore në fuqi është detyrim qytetar dhe përgjegjësi ligjore e çdo shtetasi!

Nëse keni një nga shenjat klinike dhe keni histori udhëtimi nga vendet e prekura:
📞Telefononi 127!”

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Koronavirusi/ Si mund të përgatisni vetë dezinfektantët

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës, ndërsa tashmë 10 raste janë konfirmuar si të infektuar edhe në vendin.

Në këtë situatë, ajo që duhet dëgjuar është zëri i specialistëve, të cilët vijojnë të bëjnë thirrje për mbajtjen e higjenës personale, si mënyra më e mirë për t’u mbrojur dhe mbajtja e distancës me njerëzit.

Por, ndërkohë disa këshilla për qytetarët ka edhe Doktori i shkencave në Kimi, Ilir Pecnikaj.

Dr. Pecnikaj jep disa këshilla sesi mund të përgatisni vetë disa nga dizenfektantët, të cilët janë të kualifikuar për eleminimin e CORONAVIRUS  (2019-nCoV) në një kohë të shkurtër,  rreth 1 min, dhe që çdo njeri mund ti aksesojë pa problem në treg (supermerkate, merkate apo farmaci), ose i kemi në shtëpitë tona./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

E paskemi aplikuar gabim!/ Video që tregon hapat e njëpasnjëshme të larjes së duarve

Publikuar

-

Nga

Prej dy ditësh në vendin tonë janë konfirmuar rastet e para të personave të prekur nga koronavirusi.

Të gjithë duhet të jemi sy dhe veshë për masat që duhet të marrim për mbrojtjen nga koronavirusi.
Larja e duarve është një ndër proceset që duhet ta aplikojmë më shpesh.

Por cilat janë hapat që duhen ndjekur për një larje sa më efektive të duarve. Duhen jo më pak se 20 sekonda për t’i pastruar siç duhet duart.

LEXO EDHE:  Qytetarët “masakrojnë” Ramën/ Je psikopat, boll më se na rraskapitët

LEXO EDHE:  Qytetarët “masakrojnë” Ramën/ Je psikopat, boll më se na rraskapitët

Duhet të ndaleni në të gjitha pjesët e dorës suaj, jo vetëm pëllëmbën.

Fërkoni pjesët e pasme të duarve rreth thonjve ndërmjet gishtërinjve, kyçeve duke përdorur sapun dhe ujë.

Dhe kur të keni mbaruar, mbyllni rubinetin duke përdorur një pecetë dhe më pas hidheni atë në kosh.

Xhelet anti-bakteriale bëjnë punë për pastrimin e duarve, por sapuni dhe uji është më i miri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në 10 numri i personave të prekur nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri tani në laboratorin e ISHP janë testuar 114 persona, nga të cilët 10 kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

“Janë testuar në ISHP 114 raste vetëm 10 janë pozitiv 2 që kanë qënë dje, janë 6 vetë kontakte të tyre dhe kemi edhe 2 raste të reja të panjohura me këta raste”, deklaroi për mediat Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Bëhet fjalë për dy të prekurit me koronavirus, babë e bir dhe 6 familjarë të tyre, si dhe janë evidentuar edhe dy raste të tjera të reja.

LEXO EDHE:  Rama publikon ikonen “Fjetja e Shën Marisë”/ Qytetarët: Populli në mjerim, ti merresh me ikonat

LEXO EDHE:  Rreziku i koronavirusit në Europë

Po ashtu, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, iu bëri apel qytetarëve të shmangin grumbullimet, apo edhe të evitojnë lëvizjet me autobus.

LEXO TE PLOTE