Connect with Us

Do ta dërgonin në spital, por godet policin/ E pëson keq 62-vjeçari

Kronika

Do ta dërgonin në spital, por godet policin/ E pëson keq 62-vjeçari

Publikuar

-

Një 62- vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi në gjendje të dehur ka goditur një prej efektivëve.

Mësohet se 62- vjeçari me inicialet M.B, po sillte shqetësim dhe menjëherë një patrullë shkoi për ta dërguar në spital.

Sipas uniformave blu, pas një telefonate në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Librazhd për një shtetas në gjendje të dehur që sillte shqetësim, menjëherë ka shkuar patrulla e Policisë për ta shoqëruar në spital, por shtetasi ka kundërshtuar duke e goditur punonjësin e Policisë.

LEXO EDHE:  Forca e ligjit godet sërish/ Në pranga tre persona

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Drogë dhe paketa kontrabandë drejt Greqisë/ Arrestohen 2 persona në Kakavijë

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i intervistimit të thelluar, kanë bërë të mundur zbulimin e identitetit të vërtetë të një shtetasi që ishte i shpallur në kërkim, duke e vënë në pranga, konkretisht shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Ngjarje e ndodhur në datë 22.04.2018, ku shtetasi i mësipërm, duke qenë drejtues autobusi i një linje me shtetin grek, ka tentuar të trafikojë në shtetin grek, 1 kg lëndë narkotike kokainë. Ky shtetas, në momentin e kontrollit nga Policia, ka braktisur autobusin dhe është larguar në një zonë të pyllëzuar në territorin e doganës greke.

LEXO EDHE:  Kokainë dhe kanabis në shtëpi/ Në pranga dy persona në Elbasan

LEXO EDHE:  Forca e ligjit godet sërish/ Në pranga tre persona

Po si rezultat i kontrolleve bazuar edhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë në SPK Kakavijë, të mjetit në pronësi të shtetasit I. A., nga fshati Vrisera, gjetën në gomën rezervë 140 paketa cigaresh kontrabandë, të cilat po i transportonte nga Shqipëria për në Greqi. Paketat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi I. A. u arrestua në flagrancë, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Policia Kufitare po vijon me intensitet kontrollet në pikën e kalimit dhe në kufirin e gjelbër, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bashkëpunim me FRONTEX-in, për të parandaluar hyrjen e paligjshme të shtetasve nga vendet e treta.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi me thikë 25-vjeçarin/ Prangoset autori

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një një 56-vjeçar me iniciale P.B., i cili akuzohet se pas një konflikti ka qëlluar me thikë në pjesën e gjoksit 25-vjeçarin me iniciale A.N.

25-vjeçari, është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Po ripërsëritet precedenti”/ Klodiana Lala tregon detajet tronditëse, akuza të forta Sandër Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me çështjen e mësuesit Gylenis, Selami Simsek.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja Lala shkruan se Selami Simsek është mbajtur për orë të tëra në një furgon tek Ministria e Brendshme.

Po ashtu Lala ngre dyshime të forta se edhe në lidhje me Selami Simsek rrezikon të përsëritet precedenti i rastit të mësuesit Harun Çelik, i cili u ekstradua drejt Turqisë.

“Selami Simsek, mësuesi gylenist turk prej orësh mbahet në një furgon tek ministria e Brendshme.

Pasi u cua me urgjencë në 3 zyra brenda pak orësh në mungesë të plotë transparence, në fund Sandër Lleshaj mbërrin në zyrën e tij në mesnatë.

LEXO EDHE:  Foto/Kush ishte polici që vdiq sot në aksident pasi kreu shërbimin?

LEXO EDHE:  E rëndë në Librazhd/ Foshnja 3-muajshe dërgohet e pajetë në spital

Mjaft firma e tij që të ripërsëritet sërish precedenti Harun Çelik. Historinë do ua rrëfej të plotë… me prova e fakte”-shkruan Klodiana Lala në postimin e saj.

Kujtojmë këtu se, Simsek u arrestua në gusht të vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit bashkë me mikun e tij, Harun Çelik, ( ky i fundit u depërtua në Turqi) me dyshimet se tentuan të kalonin me vizë kanadeze të falsifikuar. Simsek është mbështetës i Lëvizjes “Gylen”, ndaj së cilës Presidenti Erdogan ka nisur një fushatë të egër përndjekjeje.

Avokati Elton Hyseni, ka bërë me dije se klienti i tij, Simsek pretendon se në rast se dëbohet drejt Turqisë, i rrezikohet jeta pasi është mbështetës i lëvizjes Gylen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE