Connect with Us

Denoncimi për maskat e skaduara/ Përfaqësuesi i OBSH “godet” opozitën

Lajme

Denoncimi për maskat e skaduara/ Përfaqësuesi i OBSH “godet” opozitën

Publikuar

-

Raul Gonzales Montero në Shqipëri Raul Gonzales Montero, ka kritikuar opozitën lidhur me denoncimet për datën e skadencës së maskave të shpërndara nga qeveria.

Ai tha se nuk ka rëndësi data e skadencës në këto momente, ndërsa theksoi se politika duhet të qëndrojë jashtë shëndetësisë.

“Nuk e di pse drejtohet në këtë drejtim ky debat, e rëndësishme është si mbahet maska, e rëndësishme është të thuhet mënyra e përdorimit të maskave se sa të shihet data e skadimit. Këto denoncime mund të hapin panik. Mund të mbarohen maskat se vendet po i mbajnë për vete këto maska. Maskat i prodhonte Kina dhe nuk do t’i importojë. Edhe Franca nuk i importon më se tha që do i mbajë për vete. Nuk duhet të keqpërdoren këto maska se pashë se si i përdornin, ju lutem shëndetësia të mbahet jashtë debatit politik”, nënvizoi përfaqësuesi i OBSH./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Ambasadori i Shqipërisë i dorëzon letrat kredenciale/ Erdogan nuk i jep dorën

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka frikësuar jo vetëm qytetarët, por edhe liderët e disa shteteve dhe kjo është vënë re sot në Turqi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robon. Gjatë takimit tërhoqi vëmendje mënyra si ato u përshëndetën.

Erdogan i kërkoi ambasadorit shqiptar kredencialet, ndërsa ky i fundit e keqkuptoi dhe i ka zgjatur dorën për ta takuar. Por i shpejtë ka qenë reagimi i presidentit turk, i cili ka tërhequr dorën e tij dhe ka refuzuar të ketë një shtrëngim duarsh.

LEXO EDHE:  Shqipëria pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese/ Rama justifikon “shkrirjen” e tyre

LEXO EDHE:  Soreca-opozitës/ Shpresojmë që apeli ynë të mos bjerë në vesh të shurdhër

Në një video të shpërndarë nga mediat vendase, dëgjohet që Erdogan të thotë “Korona” dhe më pas vuri dorën në zemër për ta përshëndetur shqiptarin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rama paralajmëron mediat/ “Mund të shkoj larg, por duhet të sigurojmë qetësi”

Publikuar

-

Nga

Thirrjen e fundit gjatë mbledhjes me Këshillin e Ministrave, kryeministri Edi Rama e ka drejtuar ndaj mediave.

Ai i kërkoi mediave të mos përhapin panik dhe të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve, ndërsa i paralajmëroi se mund të shkojë më larg.

“Sigurisht që mund të jemi të detyruar të shkojmë larg edhe në raport me mediat. Nuk është koha për të dhënë mendime, por padyshim shumë më mirë është që me atë fuqi për të komunikuar të bëni më të mirën që në këtë luftë të fitojë qetësia dhe vendosmëria, informacioni dhe jo të fitojë paniku, ankthi e kështu me radhë. Mesazhi im është ndryshe nga ditët tjera se sot është një ditë ndryshe nga ditët tjera”, nënvizoi kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Numri i të prekurve do rritet”/ Rama apel qytetarëve: Mos u impresiononi!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel qytetarëve të mos impresionohen nga rritja e numrit të të prekurve nga koronavirusi.

Rama paralajmëroi se ky numër do te jetë në rritje dhe kjo është e pritshme.

Numri i të prekurve nuk do të jetë as 10 as 20 as 30, por do të ketë një numër më të madh dhe kjo është e pritshme. Nuk duhet të impresionoheni nga rritja e numrit, e rëndësishme është çfarë do të bëhet për të lehtësuar një luftë si kjo që në radhë të parë fitohet psikologjikisht. Beteja tjetër është ajo e personelit shëndetësor të cilët kanë nevojë për mbështetje, për energji pozitive, jo për tu ngacmuar psikologjikisht sepse janë në lufte çdo sekondë”, u shpreh Rama gjatë mbledhjes së qeverisë.

LEXO TE PLOTE