Connect with Us

“Boll me justifikime e gënjeshtra”/ Basha ultimatum Ramës: Bëj detyrën dhe merr masa reale!

Politikë

“Boll me justifikime e gënjeshtra”/ Basha ultimatum Ramës: Bëj detyrën dhe merr masa reale!

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me maskat e skaduara që po përdor personeli mjekësor.

Basha shprehet se, Rama në vend që të sulmojë opozitën duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara
Sipas kryedemokratit, gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve.

“Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur. Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve.”, shkruan Basha në postimin e tij në Twitter./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

10 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri/ Ambasada Amerikane bën njoftimin urgjent

Publikuar

-

Nga

Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me situatën nga koronavirusi në vendin  tonë.

Ambasada thekson se kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit.

“COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime.

Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku,

Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenike, si larja e shpeshtë e duarve.

LEXO EDHE:  PD publikon të tjera dokumente për Kajmakun/ Akuza të forta Arta Markut

LEXO EDHE:  PD publikon të tjera dokumente për Kajmakun/ Akuza të forta Arta Markut

Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi/ Rama përgëzon Bashën, kritika për Metën dhe këshilla për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në këto momente Këshillin e Ministrave, ku bëri apel të fortë për qytetarët, në betejën kundër koronavirusit.

Rama e cilësoi këtë si një luftë, për të cilën tha se e kemi ne në dorë me sjelljen tonë dhe i kërkoi qytetarëve të zbatojnë të gjitha këshillat që ju jepen.

Nga ana tjeter, kryeministri përgëzoi kryetarin e opozitës Lulzim Bashën për deklaratën dhe qëndrimin e mbajtur deri më tani.

“Jo më larg se dje dëgjova kryetarin e opozitës që mbajti një fjalë, fjala e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit dhe motrat që janë në të njëjtën luftë, por sot as më shumë as më pak gjithçka ndryshon dhe ndryshoi duke nxitur panik nëpërmjet dizinformimit. Shqipëria nuk është e madhe dhe nuk ka aq shumë ekspertë sa të ndahet në taskforca, Shqipëria është e vogël por ka ekspertë të mirë”, deklaroi kryeministri, ndërsa nuk kurseu kritikat për presidentin Ilir Meta që ka krijuar një Task Forcë në Presidencë, për rastet që nuk merren parasysh nga qeveria./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i përgjigjet Bashës/ Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me maskat e skaduara të shpërndara për personelin mjekësore.

Rama thotë se ka vetëm “një palë maska të dëmshme në Shqipëri:Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin,s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje,sherr,rrëmujë

Kryeministri thekson se Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!

LEXO EDHE:  Video-Cili ka qënë gabimi i Bashës?!

LEXO EDHE:  Replikat/ Blushi-Ramës: Ti përfaqëson armët dhe paratë, unë përfaqësoj librat

Më herët Basha theksoi se mjekët dhe infermierët po punojnë në kushte të papërshtatshme duke rikujtuar edhe rastin e maskave të skaduara që u janë shpërndarë personelit shëndetësor./CNA.al

LEXO TE PLOTE