Connect with Us

Berisha akuza Ramës/ “Ka lënë pasdore doganat”

Politikë

Berisha akuza Ramës/ “Ka lënë pasdore doganat”

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza se në dogana nuk ka maska mbrojtëse.

Berisha kujton këtu se qeveria nuk ishte e përgatitur kur ra tërmeti i 26 nëntorit dhe të njëjtën gjë thotë për situatën aktuale nga koronavirusi.

“Të dashur miq, në rastin e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të 26 nëntorit, bota u çudit për keq me çorganizimin tonë të plotë. Viktimat nën rrënoja duhet të prisnin me orë deri sa erdhën ekipet e shpëtimit të Kosovës të pajisura me qenë me nuhatje molekulare për tu zbuluar aty ku ishin.

Sot pas mbi tre jave që fqinji ynë Italia përballet me epideminë më të rëndë të Coronavirusit në Europë, narkoshteti shqiptar nuk ka maska për punonjësit e shërbimeve doganore e kufitare siç tregonin me zë dhe figurë mediat televizive. Ndërkohë që Kosova i ka ato”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, ndërsa bën përgjegjës për këtë kryeministrin Edi Rama dhe ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliun.

LEXO EDHE:  Rama ashpërson tonet/Çfarë nuk është dëgjuar që prej 1997-ës

Gjithashtu ish-lideri i demokratëve i bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë të gjitha rregullat e mbrojtjes nga koronavirusi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Aret

    11 Mars, 2020 at 1:20 pm

    Kam një pyetje për stafin ore po çfarë pune bënë ky pakkush me emer sali sllobodan berisha.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gazment Bardhi publikon videon/ Akuza Ramës dhe Manastirliut

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Bardhi ngre akuzat se Rama dhe Manastirliu po gënjejnë publikisht njerëzit për koronavirusin, ndërsa ka publikuar edhe një video që ka të bëjë me vdekjen e të moshuarës në Durrës.

Sipas tij, dëshmia e zv.ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë.

“Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën. Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë. As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë. Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës”, shkruan ai krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dekretoi anëtarët e Gjykatës së Lartë/ Reagon Yuri Kim: Hap pozitiv

Publikuar

-

Nga

Yuri Kim ka përshëndetur emërimin e 3 anëtarë të Gjykatës së Lartë nga presidenti Ilir Meta.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Kim thotë se ky është një hap pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund.

‘Ne e mirëpresim emërimin nga presidenti Ilir Meta prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë’, shkruan ambasadorja e SHBA.

Kiujtojmë se Meta dekretoi sot emërimin e Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës, si anëtarë të Gjykatës së Lartë./ CNA.al

Meta dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga nesër ushtria zbret në teren/ Kollçaku paralajmëron ashpërsim masash

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga dita e nesërme policia dhe ushtria do të zbresë në terren për të marrë masa të rrepta për të gjithë personat që shkelin rregullin e vetëkarantiminimit, ku prioritare janë të ardhurit nga Italia dhe zonat e prekura.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Bardhyl Kollçaku.

Kollçaku tha se masat do forcohen sipas riskut të rrezikut nga koronavirusi dhe se FA do jetë në mbështetje të Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE:  Skandal/ Rama urdhëroi ndërprerjen e dritave dhe ngrohjes për studentët

LEXO EDHE:  Video- Çmendet Rama/ Zapton kameran me thirrje: Nuk jam narkotrafikant

“Njerëzit që kanë udhëtuar dy javët e fundit jashtë vendit duhet të zbatojnë urdhrin për vetëkarantinim. Nëse nuk i zbatojnë do të penalizohen. Ne u bëjmë thirrje të zbatojnë këshillat dhe për çdo problem të kontaktojnë numrin 127. Do të vazhdohet për aq kohë sa është e nevojshme. Nuk ka afat. Në vazhdim në varësi të situatës do të shtohen ose do pakësohen. Aktualisht shtrihen në të gjithë vendin”, deklaron ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE