Connect with Us

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim “zbarkon” në kryeministri

Politikë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim “zbarkon” në kryeministri

Publikuar

-

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shkuar mëngjesin e kësja të marte në kryeministri.

Mësohet se ambasadorja Kim po zhvillon një takim në Kryeministri, por nuk bëhen ende e ditur se më kë është takuar dhe arsyeja e takimit.

Ky takim i ambasadores në kryeministri vjen vetëm një ditë pasi në Shqipëri u konfirmuan rastet e para me koronavirus./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. arqile

    10 Mars, 2020 at 12:43 pm

    E priti populli si Shpetimtare ajo u kthye ne zedhenese e Edi rames.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Hetimi i shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve”/ Yuri Kim dhe Luigi Soreca në zyrën e kreut të ILD

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ai i BE Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Artur Metanin.

Sikurse bëhet e ditur në një njoftim për mediat nga vetë ILD, ambasadorët i kanë shprehur mbështetjen Metanit duke e konsideruar ILD si një institucion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.

Po ashtu Metani i vuri në dijen ambasadorët me detyrat e institucionit siç është hetimi i shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj tyre.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani priti sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zj. Yuri Kim dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Luigi Soreca.

LEXO EDHE:  Aspirata e vetme e Kosovës/ Anëtarësimi në BE dhe NATO

LEXO EDHE:  Takimi me ambasadoren e SHBA dhe padia e Metës/ Gjonaj thumbon Presidentin

Inspektori i Lartë Metani i njohu ambasadorët me detyrat dhe sfidat e institucionit të ri kushtetues, përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Ambasadorja Kim dhe ambasadori Soreca shprehën mbështetjen e fortë për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si një institucion i rëndësishëm në strukturën e sistemit të drejtësisë.”-thuhet në njoftimin e ILD.

LEXO TE PLOTE

Politikë

A e ke gjetur “princin e kaltër”?/ Ja si përgjigjet Grida Duma

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja  e PD-së, Grida Duma ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Duma iu përgjigj pyetjeve thumbuese të fëmijëve, ku një ndër to ishte dhe nëse Grida Duma e ka gjetur “princin e kaltër”.

Ish-deputetja tha se edhe “mund ta ketë gjetur” atë.

“Ti nuk mendon, por për atë njeriun që ti mendon se duhet të jetë si “princi i kaltër” si në përralla, se unë mendoj që nuk duhet menduar më për “princin e kaltër” për një gocë kaq fantastike si ti.

LEXO EDHE:  Qeveria akordon 18 milionë lekë për institucionet e drejtësisë/ Ndarja sipas organeve

LEXO EDHE:  Aspirata e vetme e Kosovës/ Anëtarësimi në BE dhe NATO

Gjërat vijnë vetë nëse ti je kaq shkëlqyese se do jesh një njeri i rëndësishëm ti me kaq talent sa ke, por atë ide që kemi ne për “princin e kaltër” në përralla, gjithsesi është mirë që secili prej nesh ta gjejë. Edhe unë mundet ta kem gjetur, por nuk duhet ëndërruar për këtë,”ishte përgjigja e Grida Dumës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Gjonajt për emërimet në Kushtetuese/ Vasili “i përvishet” keq ministres

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka komentuar deklaratat e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Vasili pretendon se Gjonaj po vazhdon mashtrimin publik për Kushtetuesen dhe po gënjen kur thotë se ka zbatuar ligjin me veprimet e saj për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nënkryetari i LSI-së shtron pyetjen se përse Gjonaj nuk thotë çfarë kompetence i përcakton asaj Kushtetuta dhe Ligji për zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese.

LEXO EDHE:  Basha kokë më kokë me aleatët një ditë pas takimit me zyrtarin e DASH

LEXO EDHE:  Basha takon presidentin e Austrisë/ Zbulohet çfarë diskutuan

“Meqënëse SPAK-u nuk e kryen detyrën përgjigjen po e japim ne. Gjonaj ka zero kompetenca. Gjonaj ka falsifikuar e mashtruar në mënyre kriminale në funksion të kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese nga Rilindja”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Drafti i Komisionit të Venecias/ Gjonaj paralajmëron se do dorëzojë argumenta të reja

Takimi me ambasadoren e SHBA dhe padia e Metës/ Gjonaj thumbon Presidentin

LEXO TE PLOTE