Connect with Us

Aktivistja vë me shpatulla pas murit Bashën/ ” Ç’na kakaris pasi zbrite nga kolltuqet e avionit nga Amsterdami”

Politikë

Aktivistja vë me shpatulla pas murit Bashën/ ” Ç’na kakaris pasi zbrite nga kolltuqet e avionit nga Amsterdami”

Publikuar

-

Aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi ka vënë me shpatulla pas murit kryetarin e opozitës Lulzim Basha për deklaratën e bërë ditën e sotme për koronavirusit dhe kërkesën e llogarisë për maskat e skaduara.

Gjikondi tregon se Basha para dy ditësh u kthye në Shqipëri nga Amsterdami me biznes class, ndërsa e pyet nëse ka turp që vjen e na jep mend për masat që duhen marrë.

Luli o Luli… mbasi zbrite nga kolltuqet biznes class të avionit që erdhi pardje nga Amsterdami del në krah të një ish-ministri Shëndetësie dhe një ish-zëvendës ministri dhe na kakaris e na jep mend “për skandalin që ke zbuluar”… Po a ke turp ti… A e kupton çfarë po ndodh… A e ndjen popullin tënd ti… Po çfare do të arrish… Të shtosh panikun dhe përçarjen në këto momente… Këtej thoni që maskat s’kanë vlerë pasi duhet t’i mbajnë ata që janë të sëmurë jo ne sagllamët, pastaj thoni që maskat ishin të rezervave të shtetit… pastaj që ishin të skaduara… po ik mo i mbaruar… po pse kështu do vish në pushtet ti mo hollandez part time … Po si s’më zhgënjeve një herë more der”bardhë”…”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Sebastian

    11 Mars, 2020 at 12:58 pm

    Halli i bashës është se po i vjen radha të thirret nga ajo vajza me syze dielli dhe kapelen e ligjit

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gazment Bardhi publikon videon/ Akuza Ramës dhe Manastirliut

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Bardhi ngre akuzat se Rama dhe Manastirliu po gënjejnë publikisht njerëzit për koronavirusin, ndërsa ka publikuar edhe një video që ka të bëjë me vdekjen e të moshuarës në Durrës.

Sipas tij, dëshmia e zv.ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë.

“Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën. Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë. As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë. Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës”, shkruan ai krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dekretoi anëtarët e Gjykatës së Lartë/ Reagon Yuri Kim: Hap pozitiv

Publikuar

-

Nga

Yuri Kim ka përshëndetur emërimin e 3 anëtarë të Gjykatës së Lartë nga presidenti Ilir Meta.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Kim thotë se ky është një hap pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund.

‘Ne e mirëpresim emërimin nga presidenti Ilir Meta prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë’, shkruan ambasadorja e SHBA.

Kiujtojmë se Meta dekretoi sot emërimin e Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës, si anëtarë të Gjykatës së Lartë./ CNA.al

Meta dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga nesër ushtria zbret në teren/ Kollçaku paralajmëron ashpërsim masash

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga dita e nesërme policia dhe ushtria do të zbresë në terren për të marrë masa të rrepta për të gjithë personat që shkelin rregullin e vetëkarantiminimit, ku prioritare janë të ardhurit nga Italia dhe zonat e prekura.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Bardhyl Kollçaku.

Kollçaku tha se masat do forcohen sipas riskut të rrezikut nga koronavirusi dhe se FA do jetë në mbështetje të Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE:  Çadra që riktheu qytetarët te PD/ Si mund ta shporrin Basha-Blushi demonin e autoritarizmit

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Nano/ Basha i pavlerë, kundërshtarët do t’i hiqnin kapelën po të fitonte

“Njerëzit që kanë udhëtuar dy javët e fundit jashtë vendit duhet të zbatojnë urdhrin për vetëkarantinim. Nëse nuk i zbatojnë do të penalizohen. Ne u bëjmë thirrje të zbatojnë këshillat dhe për çdo problem të kontaktojnë numrin 127. Do të vazhdohet për aq kohë sa është e nevojshme. Nuk ka afat. Në vazhdim në varësi të situatës do të shtohen ose do pakësohen. Aktualisht shtrihen në të gjithë vendin”, deklaron ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE