Connect with Us

10 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri/ Ambasada Amerikane bën njoftimin urgjent

Politikë

10 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri/ Ambasada Amerikane bën njoftimin urgjent

Publikuar

-

Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me situatën nga koronavirusi në vendin  tonë.

Ambasada thekson se kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit.

“COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime.

Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku,

Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenike, si larja e shpeshtë e duarve.

LEXO EDHE:  Tentuan të hynin ilegalisht në Shqipëri/ Kapen refugjatët

Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    10 Mars, 2020 at 7:20 pm

    Merrni masa per veten tuaj se boll na çate koken me deklarata e duke nderhyre ne punet tona

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasja Rama-Basha për 1.2 milion maskat e skaduara/ Skënder Brataj “mbyll” debatin

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i opozitës për shpërndarjen e 1.2 milion maskave të skaduara u kthye sot në një temë replikash, mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Teksa Rama dhe Basha vijojnë të replikojnë në rrjetet sociale, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Bratja, duket se i ka vënë pikat mbi “I” debatit.

I ftuar në në studion e Abc News, Brataj theksoi se një maskë e skaduar nuk të dëmton, por ul cilësinë e funksionit të saj.

“Problemi i një gjëje të skaduar është e njëjta gjë, shumë herë ne vemi te dollapi dhe hapim dhe gjejmë një palë pantallona të 10 viteve më parë, i veshim, nuk na pëlqejnë…Por fakti i maskës nuk është se është apo jo e skaduar. Fakti i maskës është se nuk të dëmton, nuk ka maskë që të dëmton. Shumë, shumë, nuk mund të kryejë funksionin, por mos ta kthejmë tani në një bumerang. Ose më saktë, jo nuk do të kryejë funksionin, por do të ulë cilësinë e funksionit që ka”, theksoi Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lufta virtuale” për maskat/ Basha urdhër Ramës: Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë!

Publikuar

-

Nga

Ndonëse qytetarët janë në ankth nga koronavirusi kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha po vijojnë me replikat në rrjetet sociale.

Këtë radhë ka qenë Basha që i është përgjigjur kreut të qeverisë për debatin e nisur mes tyre për datën e skadencës së maskave të koronavirusit.

Me tonë të ashpra, lideri i demokratëve urdhëron kryeministrin të mbledhë veten, të lërë ankesat dhe të marra masa për mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve.

“Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. Edi Rama ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. Merr masa të mbrosh mjekët dhe infermierët. Lëri batutat bajate,shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve! Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën. Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua!Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si klloun, nuk është koha për të qeshur me ty”, shkruan Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i përvishet Bashës/ “Vare të paktën atë fyell në mur, ndërro maskën dhe orën”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kryetarin e opozitës Lulzim Bashën për akuzat e maskave të skaduara.

Basha e kritikoi për deklaratën se jemi në luftë, duke e cilësuar situatën emergjente që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri, ndërsa kreu i qeverisë që e ironizoi më parë duke i thënë e si bie fyellit në një vrimë, tashmë i kërkon ta varë fyellin në mur.

Rama i kërkon Bashës të lërë politikën dhe t’i shërbejë popullit.

“Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur, quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik, se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor!

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Itali/ Shkon në 631 numri i viktimave, 168 vetëm sot

LEXO EDHE:  Kryeredaktori i revistës ceke u kerkon falje shqiptareve

Ndërroje maskën dhe orën, se kjo është një orë e rëndë për Shqipërinë dhe nuk je as ti, as partia jote halli i këtij populli sot, e s’ta ka borxh askush të të shpjegojë tre herë në ditë që s’është gabim, po është faj në mos krim të nxisësh panik me të pavërteta!”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE