Connect with Us

Zbardhet vendimi/ Kavalishenca në Durrës kthehet në karantinë për të prekurit nga koronavirusi

Politikë

Zbardhet vendimi/ Kavalishenca në Durrës kthehet në karantinë për të prekurit nga koronavirusi

Publikuar

-

 

Megjithëse kishte kohë që flitej, qeveria ka njoftuar sot zyrtarisht se ka vendosur të caktojë si karantinë Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Plepa të Durrësit për të sëmurët me koronavirus.

Ndërkohë që Ministrisë së Shëndetësisë i janë shtuar për përballimin e situatës edhe 400 milionë lekë për marrjen e masave dhe për plotësimin e nevojave.

VENDIMI I PLOTE I QEVERISE

1. Caktimin e shtëpisë së pushimit të ushtarakëve të FARSH-it, prona nr.231, me emërtim “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve”, me vendndodhje në Plepa, Durrës, si strukturë për shërbimin e karantinës, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19.

Caktimin e Ministrisë së Mbrojtjes si autoritet kontraktor për zhvillimin e procedurave të prokurimit, si më poshtë vijon:

a) rikonstruksion të objektit prona nr.231, me emërtim “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve”, me vendndodhje në Plepa, Durrës, për përshtatje si infrastrukturë karantine;
b) blerje mallrash/pajisjesh për përshtatjen e dhomave për nevoja të karantinës;
c) sigurimin e ushqimit të gatuar sipas nevojave;
ç) sigurimin e shërbimit të lavanderisë.

Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në artikullin buxhetor 602, “Mallra dhe shërbime”, dhe në artikullin buxhetor 231, “Shpenzime kapitale”, i shtohet, përkatësisht, fondi prej 13 824 000 (trembëdhjetë milionë e tetëqind e njëzet e katër mijë) lekësh dhe 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë) lekësh.

Efektet financiare, sipas pikës 3 të këtij vendimi të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2020.

LEXO EDHE:  Pilulat kundër shtatzënisë/ Për herë të parë në listën e barnave pa recetë nga mjeku

Ministria e Mbrojtjes të koordinojë punën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përcaktimin e kushteve/kërkesave për funksionimin optimal të objektit të caktuar si infrastrukturë karantine.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrë të gjitha masat për të siguruar shërbimin shëndetësor dhe psikosocial për personat që vendosen në karantinë, sipas legjislacionit në fuqi.

Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

V E N D O S I:

Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në programin “Planifikim, Menaxhim dhe Administrimi”, i shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19, i ndarë, përkatësisht,:

200 000 000 (dyqind milionë) lekë në kategorinë e shpenzimeve kapitale;
200 000 000 (dyqind milionë) lekë në kategorinë e shpenzimeve korrente.

Efekti financiar, prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Frikë aspak, kujdes po!”/ Rama shpërndan deklaratën e Trump për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri, Edi Rama, ka shpërndarë, pak minuta më parë, në rrjetet sociale deklaratën e presidentit të SHBA, Donald Trump për koronavirusin.

Kreu i qeverisë deklaroi se qytetarët nuk duhet të kenë frikë, por të kenë kujdes, ndërsa deklaratën e Trump e transmetoi si një mesazh për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë.

“Frikë aspak, kujdes po! Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë:

LEXO EDHE:  I shpëtoi atentatit me armë zjarri/ Zbardhet pasuria e gjyqtares së Dritan Dajtit

LEXO EDHE:  Ligji për prokurorët dhe gjytarët/ PS i “shtrin dorën" LSI-së

“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta & ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta në konferencë për mediat/ Ja kur do të dalë para gazetarëve

Publikuar

-

Nga

Në kohën kur në Shqipëri po zien mediat dhe qytetarët për koronavirusin, presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë për shtyp me gazetarët.

Në një njoftim të dërguar nga Presidenca, thuhet se Meta do të komunikojë me gazetarët në orën 18:15 në institucionin e Kreut të Shtetit.

Por ajo që mbetet ende e pazbuluar është çështja për të cilën do të flasë Kreu i shtetit, që mendohet të jetë çështja e virusit.

LEXO EDHE:  Pse nuk jep dorëheqjen?!/Rama: Qeveria nuk mund të ngelet si …!

LEXO EDHE:  Fondet e qeverisë për tërmetin/ Pyetjet që “vënë me shpatulla pas muri” Ramën

Ndërkohë, kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë konfirmoi për mediat dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë. Bëhet fjalë për babë e bir që kishin ardhur nga Firence në Shqipëri përmes rrugës tokësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbyllja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve/ Basha “urdhër” Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e Ministrisë së Arsimit për të mbyllur të gjitha institucionet arsimore pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se shteti duhet të paguajë njërin nga prindërit që do kujdeset për fëmijët që qëndrojnë në shtëpi.

“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”, deklaron lideri i demokratëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE