Connect with Us

Vaji i ullirit, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Blog

Vaji i ullirit, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Publikuar

-

Një studim i ri, sugjeron se nëse ju pëlqen të hidhni gjithmonë pak vaj ulliri në sallatën tuaj, do të keni një përfitim domethënës nga ajo yndyrë e shijshme: një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Hulumtimi, i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, zbuloi se njerëzit që konsumonin më shumë se gjysmë lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë, kishin një rrezik 21 për qind më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Ndërkohë studimi, tregoi se nëse e zëvendësoni një lugë çaji gjalpë, margarinë apo majonezë me të njëjtën sasi vaj ulliri, rreziku juaj për sëmundje të zemrës dhe goditjet në tru, mund të bjerë me 5 për qind. “Mesazhi i marrë nga studimi ynë, është se rezultatet tona japin rekomandime për të zëvendësuar yndyrnat e ngopura të kafshëve (si gjalpi), me vajra bimore të pangopura për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare”- thotë autorja kryesore e studimit Marta Ferre.

Ajo është një shkencëtare kërkimore në Shkollën e Shëndetit Publik Harvard Çan në Boston.

Po si e ndihmon vaji i ullirit zemrën tonë? Ferre thotë vaji i ullirit është i pasur me acid oleik, një acid yndyror i shëndetshëm, që shoqërohet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Vaji i ullirit, ka gjithashtu veti të shëndetshme të lidhura me nivelin më të ulët të kolesterolit, dhe me më pak inflamacion shpjegoi ajo.

Vaji i ullirit, është një përbërës kryesor i dietës mesdhetare, që është provuar për vetitë e tij mbrojtëse të zemrës. Dieta mesdhetare, përbëhet nga shumë ushqime me bazë bimore, peshq dhe yndyrna të shëndetshme, siç është vaji i ullirit. Por studiuesit thanë se studimet nuk e kanë vëzhguar përdorimin e vajit të ullirit në një dietë tipike amerikane.

Për ta ekzaminuar këtë, ata analizuan afro 100.000 burra dhe gra, që morën pjesë në studime afatgjata nga viti 1990 deri në vitin 2014. Ferre theksoi se studiuesit mblodhën çdo 2 vjet informacione për faktorët e stilit të jetesës, dhe çdo 4 vjet informacione të hollësishme për dietën ushqimore.

Njerëzit që konsumonin më shumë se një gjysmë lugë gjelle në ditë vaj ulliri, kishin një rrezik të zvogëluar prej 15 për qind nga çdo lloj sëmundje kardiovaskulare, dhe në mënyrë specifike një rrezik prej 21 për qind më të ulët të sëmundjes koronare të zemrës.

LEXO EDHE:  Studimi/ Ndotja e ajrit, vret më shumë sesa pirja e duhanit, luftërat dhe SIDA

Ndërkohë konsumi më i madh i vajit të ullirit, e ulte edhe më shumë rrezikun, thotë Ferre. Por studiuesit nuk e dinë nëse ekziston një kufi i sipërm, ku përfitimet nga vaji i ullirit stabilizohen apo bien, vuri në dukje ajo.

Zëvendësimi i një luge çaji gjalpë, margarinë ose majonezë me vaj ulliri, ulte rrezikun e çdo lloj sëmundjeje kardiovaskulare me 5 për qind, si dhe rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës me 7 për qind. Studiuesit vunë në dukje se në vitet 1990, margarina përmbante një sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore jo të shëndetshme.

Këto rezultate, mund të mos vlejnë për margarina e sotme me bazë vajin vegjetarian, thanë ata. Ndërkaq, kur studiuesit analizuan vetëm rrezikun nga goditja në tru, ata nuk gjetën ndonjë ndikim në përdorimin e vajit të ullirit. Ata përdorën ndërkohë modele statistikore, për të parë nëse vajrat e tjerë bimorë – misri, lulelakra dhe soja – mund të kenë përfitime të ngjashme me vajin e ullirit, dhe ato patën.

Ferre tha që studiuesit nuk vëzhguan llojet specifike të vajit të ullirit, si të virgjër dhe ekstra të virgjëra. Por hulumtimet e mëparshme, kanë sugjeruar që vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të sigurojë më shumë përfitime shëndetësor, pasi ka më pak përpunim./ Newsmax –Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Shtetet e Vishegradit kundërshtojnë propozimin e BE mbi migracionin

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Vishegradit kundërshtojnë propozimin e BE mbi migracionin

Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia e kundërshtojnë propozimin e Komisionit të BE për një politikë të përbashkët evropiane për migracionin.

Plani për të rregulluar pranimin e refugjatëve dhe migrantëve përmes një sistemi kuotash të detyrueshme është i papranueshëm, thanë krerët e qeverive të Polonisë dhe të Hungarisë dhe të Republikës Çeke, Mateusz Morawiecki, Viktor Orban dhe Andrej Babis, pas një takimi me Presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen në Bruksel. Edhe Austria është kundër kuotave.

“Ne duhet ta ndalojmë migrimin, kuotat dhe kthimet,” tha Babis në një konferencë shtypi. “Këto rregullore nuk janë të pranueshme për ne.” Strategjia e BE-së duhet të jetë që njerëzit të qëndrojnë në atdheun e tyre.

Qendra për refugjatët jashtë Bashkimit Evropian

Edhe Orban tha se “shpërndarja e refugjatëve dhe kuotat mbeten të tilla, pavarësisht se si i quan”. Sipas tij një marrëveshje e 27 vendeve të BE-së është e mundur vetëm në bazë të propozimit hungarez. Sipas këtij propozimi, askush nuk duhet të lejohet të hyjë në territorin e BE-së për sa kohë që për këtë person nuk ka përfunduar procedura e azilit.

Kryeministri polak Morawiency, Viktor Orban, Ursula von der Leyen dhe Andrej Babis



Në vend të strehimit të refugjatëve apo idesë së kuotave për debimin e refugjatëve,  Orban dhe Babis kërkuan që BE ta parandalonte hyrjen e migrantëve në territorin e BE-së përmes ngritjes së “qendrave” jashtë Bashkimit Evropian dhe në kampe brenda BE-së, tha Babis në Bruksel. BE-ja duhet të negociojë me vendet afrikane si Libia ose Siria në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë atje.

LEXO EDHE:  Kina nuk po e ndihmon Italinë, ajo synon t’i ikë përgjegjësisë për përhapjen e koronavirusit

LEXO EDHE:  Pse Kina po heziton të dërgojë tanket, për të shtypur protestat në Hong Kong

Kontroll rigoroz i kufijve

Kurse Mateusz Morawiecki tha se grupi i Vishegradit do t’i përmbahet kërkesës për “një politikë më rigoroze dhe efektive në kontrollin e kufijve të BE-së”. “Ne duam më mirë t’i parandalojmë problemet në burim sesa të merremi më pas me propozime të mëdha dhe kontroversale si në vitin 2016, 17, 18 mbi politikën ndaj migrantëve,” tha ai.

Kufiri Hungari – Serbi

BE-ja synon një ruajtje më të fortë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe një mbështetje më të madhe për vendet e origjinës dhe vendet ku kalojnë tranzit migrantët për të parandaluar njerëzit që të vijnë në Evropë. Brukeseli propozon po ashtu t’u japë vendeve të BE-së që pranojnë migrantë grante nga 10.000 euro për person nga buxheti i BE-së.

“Ne duhet të ndryshojmë sistemin e granteve dhe sistemin e kuotave, që janë të papranueshme për ne. Prandaj duhet të vazhdojmë të negociojmë … strategjia duhet të jetë që njerëzit që vijnë nga këto vende, duhet t’i ndalim, t’i kthejmë në vendet e tyre dhe t’u japim ndihmë atje,” – tha Babis./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

“Bisha”/ Si është ndërtuar limuzina e blinduar e presidentit amerikan Donald Trump

Publikuar

-

Nga

Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si “Bisha”. Arsyeja është e qartë: makina e fundit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ajo me të cilën udhëton sot Donald Trump, është më e sigurta në botë.

Në fakt është një bunker i vërtetë me rrota:ajo mund të përballojë një sulm kimik, një sulm me armë zjarri, dhe madje edhe shpërthimin e një mine. Nga ana tjetër, siguria e presidentit amerikan ka qenë gjithmonë në plan të parë. Dhe historia amerikane na mëson se përveç Xhon Kenedit, viktimë e sulmeve kanë qenë edhe presidentë të tjerë të SHBA-së. Le të shohim super teknologjinë e këtij modeli presidencial që u shfaq për herë të parë në publik në vitin 2018.

Shoferi

Kjo makinë drejtohet jo nga një shofer dosido, por nga një ushtarak i trajnuar enkas nga shërbimet sekrete amerikane për çdo të papritur që mund të ndodhë, përfshirë edhe nevojën për të kryer manovra, si ato që zakonisht i shohim në filmat aksion.

Dritaret

Të përbëra nga 5 shtresa xhami dhe polikarbonati, ato janë të afta të përballojnë edhe plumbat e kalibrit 44 Magnum. Dritaret nuk mund të hapen, me përjashtim të asaj të shoferit, që mund të hapet vetëm 8 centimetra.

Sistemet e komunikimit

I inkorporuar me sediljen e presidentit është një telefon satelitor me një linjë të drejtpërdrejtë gjithmonë të hapur me zv/presidentin dhe Pentagonin, dhe selinë qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes. E gjitha kjo është e mundur falë një ripetitori privat, i cili sinjalizon në rast se ka mungesë të sinjalit, dhe që përcillet nga një prej makinave të eskortës presidenciale.

Dyert

Janë të blinduara dhe mbi 20 centimetra të trasha, më shumë se dyfishi i një makine normale. Pasi mbyllen, ato krijojnë një mjedis 100 për qind të izoluar, që i mbron ata që gjenden brenda edhe në rast të një sulmi kimik.

Pjesa e pasme

Në të mund të ulen presidenti dhe katër pasagjerë të tjerë, dhe është e ndarë nga një sipërfaqe qelqi e përforcuar, të cilën vetëm presidenti mund të vendosë ta ulë. Gjithashtu është e pajisur me një buton anti-panik dhe një furnizues oksigjeni shtesë.

Bagazhi i makinës

Ashtu si pjesa e përparme, edhe pjesa e pasme ka pajisjet e saj të sigurisë, me një portabagazh të pajisur me sistemet e fikjes së zjarrit, gaz lotsjellës dhe tymuese.

LEXO EDHE:  Librat dixhitalë apo ata klasikë/ Cilat janë më të mirë për trurin tonë?

LEXO EDHE:  Kina nuk po e ndihmon Italinë, ajo synon t’i ikë përgjegjësisë për përhapjen e koronavirusit

Pajisjet e emergjencës



Pavarësisht sigurisë që ofron ky bunker me rrota, nëse presidenti do të plagosej, në makinë gjendet një çantë e ndihmës së shpejtë, që përfshin një qese gjaku (që përputhet me grupin e gjakut të presidentit) në rast se nevojitet një transfuzion.

Serbatori

Ai është i blinduar dhe i veshur me një shkumë të veçantë, që nuk e lejon të shpërthejë edhe nëse goditet nga një plumb. Një kuriozitet:Cadillac One punon me naftë, dhe një nga të paktat raste që u “neutralizua” ndodhi në 2013-ën, kur menaxheri i karburantit e mbushi plot… me karburantin e gabuar.

Trupi i makinës

I integruar me një armaturë të nivelit ushtarak dhe me trashësi afërsisht 13 centimetra, është dizenjuar nga një aliazh çeliku i përforcuar me alumin, titan dhe qeramikë, i aftë që të shkatërrojë edhe plumbat.

Korniza

Pjesa e poshtme e “Bishës”, është e pajisur me pllaka çeliku të afta të sigurojnë mbrojtje për pasagjerët edhe në rastin e shpërthimit të një mine apo një granate nën makinë.

Pajisjet e sigurisë

Në bordin e makinës gjendet një arsenal i vërtetë dhe disa truke alla James Bond, si armë gjahu dhe pompa që lëshojnë gaz lotsjellës nga poshtë makinës. Po në rast se një mysafir

nuk di t’i përdorë ato? Mos u trembni – ka edhe një manual udhëzimi që quhet “Futboll Bërthamor”.

Gomat

Janë të përforcuara nga një fibër sintetike, që i reziston shumë nxehtësisë që quhet kevlar, dhe që është në gjendje t’i rezistojnë shpimeve dhe prerjeve. Dhe si të mos mjaftonte kjo, disqet prej çeliku do t’a lejonin shoferin që ta ngiste makinën, edhe nëse gomat do të ishin tërësisht të shkatërruara.

Kabina e shoferit

Nga kroskoti menaxhohen të gjitha zbulimet teknologjike të gjeneratës së fundit, me të cilat është pajisur limuzina presidenciale, përfshirë një sistem të drejtpërdrejtë të komunikimit me shërbimet e sigurisë dhe një sistem të integruar GPS që është gjithmonë aktiv. Në pjesën e përparme të makinës janë dhe dy kamera me rreze infra të kuqe, që lejojnë drejtimin e makinës përmes ekranit, madje edhe me drita të fikura dhe në errësirë ​​absolute./ focus.it–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Raporti/ Barak Obama injoroi skandalet e familjes Bajden në Ukrainë

Publikuar

-

Nga

Raporti/ Barak Obama injoroi skandalet e familjes Bajden në Ukrainë

Nga Jerry Dunleavy “Washington Examiner”

Një raporti i republikanëve mbi Xho dhe Hanter Biden, u bë publik të mërkurën në Senatin e SHBA-së, duke përshkruar në detaje mënyrën se si djali i kandidat demokrat shfrytëzoi pozitat e të atit për të bërë biznes dhe para në Ukrainë.

Raporti prej 87 faqesh nga Komitetet e Sigurisë së Brendshme dhe Financave, të drejtuara nga republikanët, me titull “Hanter Biden, Burisma dhe Korrupsioni:Ndikimi në politikën e qeverisë amerikane dhe shqetësime të ngjashme”, është produkt i një hetimi të kryer nga senatorët Ron Xhonson dhe Çak Grasli.

Pjesa më e madhe e raportit, ndalet në rolin e Xho Bajden si diktues i politikës së administratës Obama në Ukrainë, në kohën kur Hanter Biden u zgjodh në vitin 2014 anëtar i bordit të kompanisë energjitike ukrainase “Burisma Holdings”, e drejtuar nga oligarku ukrainas Mikola Zloçevski, për të cilin republikanët thonë se krijoi një konflikt të menjëhershëm interesi, që do të dëshmohej problematik si për zyrtarët amerikanë, ashtu edhe për ata ukrainas, dhe që do të ndikonte në zbatimin e politikës amerikanë në Ukrainë.

Kjo çështje u ngrit nga presidenti Trump gjatë telefonatës së kryer në korrikun e vitit 2019 me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, dhe që për demokratët ishte një shantazh, që meritonte nisjen e procedurave të fajësimit të presidentit në Kongres.

Xhondon dhe Grasli thellohen në raport mbi marrëdhëniet e tjera të biznesit nga Hanter Biden, ortakun e tij Devon Arçer dhe anëtarët e tjerë të familjes Biden, duke përfshirë marrëdhënie biznesi të lidhura me Rusinë dhe Kinën.

“Ajo që u zbulua gjatë këtij hetimi, është se administrata e Obamës e dinte se pozicioni i Hanter Biden në bordin e “Burisma”-s ishte problematik, dhe ndërhyri direkt në zbatimin më efikas të politikës amerikane në lidhje me Ukrainën.

Raporti thotë se Xhorxh Kent, ish-zëvendëshef i misionit në ambasadën amerikane në Ukrainë, ngriti që në fillim të vitit 2015 “shqetësime tek zyrtarët në zyrën e zv/presidentit Xho Baden, rreth perceptimit të një konflikti interesi, në lidhje me rolin e Hanter Bajden në bordin e ‘Burisma’-s”.

Raporti thotë se “shqetësimet e Kent nuk u morën parasysh”, dhe se ky i fundit u shkroi një e-mail kolegëve të tij duke deklaruar se “prania e Hanter Bajdenit në bordin e Burisma-s, ishte e sikletshme për të gjithë zyrtarët amerikanë që donin të promovonin në Ukrainë një agjendë anti-korrupsion”.

Raporti thekson ndërkohë se zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Amos Hoshtein ngriti në tetor 2015 “shqetësime tek zëvendëspresidenti Bajden, ashtu si dhe tek vetë Hanter Biden, se pozicioni i këtij të fundit në bordin e Burisma-s, u jepte mundësi rusëve të dezinformonin, dhe për pasojë rrezikonte minimin e politikës së SHBA-së në Ukrainë”.



Gjatë një telefonate verën e kaluar, Zelenski shprehu interes për të blerë armë amerikane anti-tank, ndërsa Trump i kërkoi Zelenskit të hetonte ndërhyrjen e mundshme të Ukrainës në presidencialet e vitit 2016, në favor të demokratëve. Gjithashtu Trump e nxiti Zelenskin të hetonte edhe akuzat për korrupsion ndaj Xho dhe Hanter Biden.

LEXO EDHE:  Si Turqia, një anëtare e NATO-s, u shndërrua sërish në një diktaturë islamike

LEXO EDHE:  Të arrijmë një marrëveshje, Evropa s’përballon dot më çmendurinë “Brexit”

Trump dhe republikanë, kanë pyetur se përse kompania “Burisma” i dha Hanter Bajdenit një pozicion të tillë me një pagë shumë të lartë, pavarësisht se ai kishte pak përvojë në sektorin e energjisë, dhe një problem të mirë-dokumentuar me përdorimin e drogërave.

Trump, avokati i tij personal Rudi Xhuliani dhe republikanët, pretendojnë se Xho Bajden e përdori në mënyrë të pahijshme pozicionin e tij si zv/president, për të ushtruar presion ndaj Ukrainës, që të shkarkonte nga detyra prokurorin ukrainas Viktor Shokin, me synim mbrojtjen e djalit të tij nga një hetim mbi kompaninë “Burisma”.

”Bajden kërcënoi të mbajë peng 1 miliard dollarë nga garancia e huasë amerikane, nëse Ukraina nuk pushonte nga puna Shokin, që u kritikua nga shumë njerëz në Perëndim, pse nuk kishte bërë sa duhet për të goditur korrupsionin.

Shkalla në të cilën roli i Hanter Bajden në bordin e Burisma-s ndikoi në politikën e SHBA-së, ndaj Ukrainës nuk është e qartë. Por nga të dhënat, është e qartë se zyrtarët e Departamentit të Shtetit, sidomos Xhorxh Kent, mendonin se lidhja e Hanter Baden me kompaninë “Burisma”, mund të ndikojë në zbatimin e politikës amerikane atje.

Për më tepër rusët u përpoqën ta shfrytëzojnë pozicionin e Hanter Bajden për të krijuar një të çarë në raportet midis Kievit dhe Uashingtonit, në një përpjekje për të minuar politikën e SHBA ndaj Ukrainës”- thuhet më tej në raport.

Përveç mbi 4 milionë dollarëve të paguara nga “Burisma” në formën e pagave për anëtarësimin e Hanter Bajden dhe Devon Arçer në bordin e kompanisë, Hanter dhe familja e tij morën miliona dollarë nga shtetas të huaj me prejardhje të dyshimtë, pretendon më tej raporti.

Kështu Hanter Biden mori 3.5 milionë dollarë nga Elena Baturina, gruaja e ish-kryebashkiakut të Moskës, ndërsa hapi një llogari bankare të përbashkët me biznesmenen kineze Gonguen Dong, për të financuar një shpenzim prej 100 mijë dollarësh nga vëllai i tij i vogël, Xhejms Baden dhe gruaja e tij Sara.

“Hanter Baden kishte lidhje biznesi me Ji Jianming, Gongwen Dong dhe shtetas të tjerë kinezë të lidhur me qeverinë Komuniste dhe Ushtrinë Çlirimtare të Popullit. Këto lidhje, i sollën miliona dollarë fitime”-pretendon më tej raporti i senatorëve republikanë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE