Connect with Us

U infektua nga koronavirusi/ Humb jetën mjeku i katërt në Kinë

Bota

U infektua nga koronavirusi/ Humb jetën mjeku i katërt në Kinë

Publikuar

-

Një tjetër mjek ka humbur jetën në Kinë, pasi u infektua nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për Dr. Zhu Heping, koleg i të ndjerit Dr. Li Wenliang, i pari që zbuloi virusin vdekjeprurës, por që humbi jetën gjithashtu.

Lajmi për vdekjen e tij vjen pasi tre mjekë të tjerë në Spitalin Qendror Wuhan humbën jetën pas përhapjes së shpejtë të virusit.

66 vjeçari kishte punuar në departamentin ambulator të spitalit, para se të sëmuret, raporton Daily Mail.

Dr. Zhu u sëmur më 3 shkurt dhe simptomat e tij u shfaqën menjëherë. Ai kreu vetëkarantinë në fillim dhe paralajmëroi një nga kolegët e tij më 18 shkurt pasi gjendja e iu përkeqësua.

LEXO EDHE:  Koronavirusi mban në ankth botën/ SHBA premton 1 miliard USD për vaksinën   

Dr. Zhu u transferua në Spitalin e Wuhan, më 19 shkurt, pasi infeksioni i kishte prekur mushkëritë.

Gjendja e iu përkeqësua natën e kaluar duke ndërruar jetë mengjesin e sotëm.

Dr Zhu Heping (pictured) was pronounced dead today by a hospital in Wuhan, according to Chinese state newspaper People's Daily

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi në Itali/ Shkon në 463 numri i viktimave, 9172 persona të infektuar

Publikuar

-

Nga

Është rënduar edhe më tej bilanci si pasojë e epidemisë së koronavirusit në Itali.

Sipas “Corriere Della Sera” numri i viktimave ka shkuar në 463, ku 97 kanë humbur jetën vetëm sot.

Ndërsa janë regjistruar 9172 raste personash të infektuar nga 6387, që ishte  dje.

733 janë në terapi intesive, 4316 po kurohen në strukturat spitalore e 2836 të tjerë në kushte shtëpie.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep mesazhin e fortë/ Nuk ka vend për panik, referohuni vetëm informacioneve zyrtare

LEXO EDHE:  Pekin/Mblidhet Asambleja Popullore për ekonominë

Lombardia mbete rajoni më i prekur nga virusi e ka regjistruar 5469 të infektuar, rreth 1280 të i me shumë gjatë 24 orëve të fundit si dhe 333 viktima.

LEXO TE PLOTE

Bota

COVID-19/ Konfirmohen dy viktimat e para në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Gjermani për shkak të koronavirusit.

Media gjermane ZDF.de shkruan se dy viktimat e para janë konfirmuar nga autoritetet, ndërsa në total ka më shumë se 1.100 të prekur.

Ndërkohë në të gjithë botën janë konfirmuar 106.800 raste dhe numri i vdekjeve është më shumë se 3600.

Italia është vendi i dytë ku janë regjistruar më shumë raste nga ky virus, pas Kinës. Deri më tani raportohet se janë infektuar 7,370 persona dhe kanë humbur jetën 360.

LEXO EDHE:  Koronavirusi mban në ankth botën/ SHBA premton 1 miliard USD për vaksinën   

LEXO EDHE:  Pekin/Mblidhet Asambleja Popullore për ekonominë

Nga ana tjetër, në Kinë po bie ndjeshëm numri i të infektuarve dhe deri më tani janë shëruar 57,000 persona dhe janë llogaritur më shumë se 3,000 vdekje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shkon në 84 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 84 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se 81 nga të prekurit janë shtetas grek, ndërsa tre të tjerët janë shtetas të huaj.

Autoritetet greke kanë marrrë masa shtesë për dezinfektimin e shumë ambienteve publike si metro apo stacione treni, ndërsa shumë shkolla në disa periferi të mëdha të vendit, do vazhdojnë të jenë të mbyllura për një javë akoma.

Ndërkohë, raste me koronavirus janë paraqitur dhe në Maqedoni, si dhe në Shqipëri.

Aktualisht në vendin tonë janë regjistruar 2 raste të infektuar që vinin nga Italia.

 

LEXO TE PLOTE