Connect with Us

Trafik droge dhe armëmbajtje pa leje/ Kush janë dy personat e radhës në shënjestrën e OFL-së

Kronika

Trafik droge dhe armëmbajtje pa leje/ Kush janë dy personat e radhës në shënjestrën e OFL-së

Publikuar

-

OFL “zbarkon” në Përmet dhe Gjirokastër/ Kërkon deklarimin e pasurisë për 2 të dënuar

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, dy shtetasve të tjerë.

Bëhet fjalë, për Z. T., banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, dhe A. I., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  48 orë kohë!/ OFL i dërgon formularin 2 personave të dënuar

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ekzekutohet emigranti shqiptar në Belgjikë/ U qëllua me 8 plumba

Publikuar

-

Nga

Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Belgjikë.

Sipas mediave belge ai u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Dyshohet se viktima qëndronte ilegalisht në Belgjikë.

Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau shokun nga pakujdesia/ Vihet në pranga 27-vjeçari, sekuestrohen armët

Publikuar

-

Nga

Vrau shokun nga pakujdesia/ Vihet në pranga 27-vjeçari, sekuestrohen armët

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë, ku humbi jetën 22 -vjeçari Elidon Basha.

Policia raporton se ka gjetur armën e zjarrit tip ‘Kallashnikov’, me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin, ngjarje e ndodhur në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak , vend në të cilin kishin shkuar për gjueti.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i Klodian Kolës, 27 vjeç, lindur dhe banues Fushë Bulqizë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K., e M.K., pasi autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Dibrani dyshohet se është vrarë në Siri që më 2015/ OFL i kërkon të deklarojë pasurinë

LEXO EDHE:  “Vrasje, trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni”/ Kush janë shënjestra e radhës e OFL-së

Sakaq, materialet hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikimi i 137 kg kokainë/ SPAK merr të pandehur Gentian Malindin

Publikuar

-

Nga

Trafikimi i 137 kg kokainë/ SPAK merr të pandehur Gentian Malindin

SPAK merr të pandehur Gentian Malinidin, personi që ndodhet në arrati pasi dyshohet si porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit.

Ndaj biznesmenit është në fuqi masa “arrest me burg”, ndonëse ai vetë ka kërkuar ndryshimin e saj.

Uniformat blu të vendit fqinj kanë bërë zëvendësimin e 137 kilogramëve kokainë me oriz, në Portin e Pireut. Më pas kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës. Aktualisht të arrestuar janë Ardian Bega dhe Altin Myslihaka./CNA.al.

 

LEXO EDHE:  “Vjedhje me dhunë dhe trafikim narkotikësh”/ OFL në shenjestër katër të “fortët” e radhës

LEXO EDHE:  Të dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje/ OFL, ultimatum dy të “fortëve” të radhës

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE