LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi me ambasadoren e SHBA dhe padia e Metës/ Gjonaj thumbon Presidentin

9 Mars 2020, 15:41, Politikë CNA
Takimi me ambasadoren e SHBA dhe padia e Metës/ Gjonaj thumbon Presidentin

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka folur lidhur me padinë e ngritur nga presidenti, Ilir Meta, ndaj saj në SPAK për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Gjonaj e cilësoi si inekzistent kallëzimin, ndërsa pretendon se nuk e ndikon aspak Komisionin e Venecias lidhur me draft-opinionin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

?S?ka asnjë lloj ndikimi, pasi çështja ka të bëjë me zgjidhjen e ngërçit dhe s?ka të bëjë me kallëzimin inekzistent që Presidenti ka bërë. Pres vendimin e  institucioneve të drejtësisë. Unë i kam bërë publike të gjitha provat, me aq sa mund t?i interpretohen publikut?, tha ajo, ndërsa ironizoi Kreun e Shtetit, teksa ishte e ftuar në emisionin ?Top Talk?.

?Jo çdo njeri që bërtet ka të drejtë. Le t?ja lemë institucioneve të drejtësisë?, nënvizoi ministrja. Gjithashtu Gjonaj foli edhe për takimin me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe u pyet nëse kjo e fundit është ndikuar nga afeksione personale.

?Ambasadorët vijnë si përfaqësues, nuk vijnë për Etildën si individ dhe absolutisht nuk bëhet fjalë për afeksione personale se në mënyrë të vazhdueshme kam pasur takime me një sërë përfaqësuesish të SHBA. Zonja Kim nuk ka mbështetur ministren si person, por Reformën në Drejtësi?, u shpreh ajo.

Ndërkohë për pyetjen se kush mendon se do ta fitojë betejën mes saj dhe Presidentit, Gjonaj tha se duhet ?t?ja lemë kohës, se “e para nuk mund t?i them të gjitha këtu sot dhe, e dyta, presim të flasin institucionet?, uishte përgjigja e dhenë nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Etilda Gjonaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga