Connect with Us

STASI kishte mijëra spiunë në Gjermaninë Perëndimore

Blog

STASI kishte mijëra spiunë në Gjermaninë Perëndimore

Publikuar

-

* Jozef Frind e mori në varr sekretin e tij. Kur vdiq në moshën 81-vjeçare, pastori i qytetit Dorsten në Gjermaninë Perëndimore, la pas një kishë që vajtoi humbjen e një njeriu të devotshëm të Zotit. Por ajo që nuk dinin besimtarët, ishte se pastori i tyre kishte punuar edhe për policinë sekrete famëkeqe të Gjermanisë Lindore, STASI.

Nën emrin e koduar “Erich Neu”, pastori besohet se kishte dërguar 95 raporte informatorësh, përfshirë atë mbi një koleg që edhe në atë kohë kishte dëshmuar një potencial të madh:Jozef Racinger, i njohur më vonë si Papa Benedikti XVI.

Frind, që studioi dhe dha mësim në qytetin e Mynsterit, dha informacione mbi teologët e ardhshëm të kishës atje, përfshirë papën e ardhshëm, që në atë kohë punonte si profesor. Dy vjet pas vdekjes së Frindt, një hulumtim i kryer nga agjensia federale federale për dosjet e STASI me qendër në Berlin, hodhi dritë mbi aktivitetet e pretenduara të Frind si një agjent i Gjermanisë Lindore komuniste.

Ato çka u zbuluan, tronditën anëtarët e kishës së së tij të Zemrës së Shenjtë në Dorsten. “Shumë njerëz, e kishin thjesht të pamundur ta imagjinonin diçka të tillë. Tani ata janë në kërkim të arsyeve, pse ai mund ta ketë bërë diçka të tillë”- tha një udhëheqës i kishës.

Këto zbulime nga zona e Mynsterit, janë një “terren i panjohur” për qytetarët e ish-Gjermanisë Perëndimore, të cilët besuan për vite me radhë se trauma që kishte shkaktuar STASI-i nuk kishte asnjë lidhje me ta. “Bashkëpunëtorë jozyrtarë”, siç njiheshin informatorët nga brenda popullatës, dhe raportet që ata paraqisnin pranë STASI, konsideroheshin një problem ekskluziv vetëm i Gjermanisë Lindore.

Spiunët brenda Gjermanisë Perëndimore, si rasti i pastor Frindit, i përkasin një kapitulli të harruar të historisë gjermane. Hulumtimet e viteve të fundit, kanë zbuluar se organizata kishte 149 informatorë aktivë në Bon, ish-kryeqytetin e Gjermanisë Perëndimore, dhe 542 të tjerë në Berlinin Perëndimor.

Duket se STASI i rekrutoi shumicën e këtyre spiunëve nga sektorët e industrisë, që të vidhte informacione mbi teknologjinë perëndimore. Ai mbante gjithashtu lidhje të forta në Partinë Socialdemokratike të qendrës së majtë, ku 78 bashkëpunëtorë jozyrtarë dhe kontakte të tjera mbanin kontakte me Berlinin Lindor, dhe 13 prej tyre shërbenin si burim informacioni për aktivitetet brenda komitetit ekzekutiv të partisë.

Shërbimi sekret i Gjermanisë Lindore, ishte ndërkaq i mirë-informuar mbi çështjet e brendshme në sindikata, kisha dhe universitete. Në dhjetorin e vitit 1988, 1.929 qytetarë të Gjermanisë Perëndimore shërbenin si bashkëpunëtorë jozyrtarë ose njerëz kontakti për Republikën Demokratike Gjermane.

Në shumicën e rasteve, emrat e tyre të vërtetë si dhe raportet që ata dorëzuan kanë mbetur të panjohura, pasi kur u rrëzua sistemi i Gjermanisë Lindore, punonjësit e STASI shkatërruan pjesën më të madhe të materialeve mbi agjentët e tyre në Gjermaninë Perëndimore.

Shembulli më i famshëm, se deri ku kishte depërtuar STASI, ishte ai i ndihmësit të kancelarit të Gjermanisë Perëndimore Vili Brand, Gynter Gijom. Por spiunë kishte edhe brenda Bundesnachrichtendienst (BND), shërbimit gjerman të inteligjencës. Gjatë 4 dekadave të ndarjes së vendit, STASI kishte rreth 12.000 bashkëpunëtorë jozyrtarë në Berlinin Perëndimor dhe pjesën tjetër të Gjermanisë Perëndimore.

LEXO EDHE:  Miqësia e re ogurzezë midis Rusisë dhe Kinës

Mynster i interesoi STASI-t për 2 arsye:Ajo ishte njëherazi një bastion i rëndësishëm për partinë politike të qendrës së djathtë, Unionin Kristian (CDU) në landin e Rin-Vestfalisë së Veriut, dhe një qytet universitar me një staf akademik kryesisht të majtë. Shefi i STASI, Erik Mielke i kërkoi agjentëve të tij të rekrutonin bashkëpunëtorë jozyrtarë brenda CDU-së.

Kështu agjentët u infiltruan në polici, forcat e armatosura, dhe në sistemin politik. Ata gjithashtu rekrutuan studentë, sidomos talentet e reja, të cilët një ditë mund të bëheshin drejtues të Gjermanisë Perëndimore, dhe për pasojë informatorë të rëndësishëm për RDGJ.

STASI kishte ndërkohë shumë njerëz brenda kishave, grupeve të krishtera dhe shtëpive botuese në Mynster, siç e tregoi edhe rasti i Frind. Sesi ky i fundit u josh të bëhej bashkëpunëtor, kjo mbetet një mister, dhe nuk dihet përmbajtja e saktë e raporteve të tij. Ka gjasa që ai shpresonte që bashkëpunimi me STASI-n, do të të përmirësonte kushtet e jetës për motrën e tij, e cila jetonte në Gjermaninë Lindore.

Ose ndoshta pastori, që për njëfarë kohe u përball me varësinë nga alkooli, ishte i ndjeshëm ndaj shantazhit. Ndërkohë, ka të ngjarë që shpërblimet monetare, të kenë luajtur një rol të rëndësishëm për shumë bashkëpunëtorë jozyrtarë në Perëndim.

Disa ish-bashkëpunëtorë të STASI në Gjermanisë Perëndimore, mbeten krenarë për punën që bënë për vëllezërit e tyre në Lindje. Peter Volter është njëri prej tyre. Si student i sociologjisë dhe filozofisë në Universitetin e Mynsterit në vitet 1970, ai iu bashkua një grupi studentësh marksistë të quajtur “Spartakus”, që u financua në fshehtësi nga Gjermania Lindore.

Ai e vizitoi shpesh Berlinin Lindor, ku ra në kontakt me agjentët e STASI. Volter pati një karrierë të suksesshme si gazetar, duke punuar për Agjencinë Gjermane të Shtypit (PDSH), dhe mbajtur një pozicion të lartë në agjensinë e lajmeve Reuters. Peter Volter dërgoi raporte në Berlinin Lindor për mbi 12 vjet.

Ai u arrestua pas ribashkimit të Gjermanië. E pranoi se kishte punuar për STASI-n, por këmbënguli se nuk kishte qenë spiun apo agjent. Përkundrazi, ai e përshkroi veten si një “skaut”.  Një gjykatë në Dyseldorf e dënoi Volter me 2 vjet burg me kusht./ Spiegel.de-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Vaji i ullirit, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri, sugjeron se nëse ju pëlqen të hidhni gjithmonë pak vaj ulliri në sallatën tuaj, do të keni një përfitim domethënës nga ajo yndyrë e shijshme: një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Hulumtimi, i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, zbuloi se njerëzit që konsumonin më shumë se gjysmë lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë, kishin një rrezik 21 për qind më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Ndërkohë studimi, tregoi se nëse e zëvendësoni një lugë çaji gjalpë, margarinë apo majonezë me të njëjtën sasi vaj ulliri, rreziku juaj për sëmundje të zemrës dhe goditjet në tru, mund të bjerë me 5 për qind. “Mesazhi i marrë nga studimi ynë, është se rezultatet tona japin rekomandime për të zëvendësuar yndyrnat e ngopura të kafshëve (si gjalpi), me vajra bimore të pangopura për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare”- thotë autorja kryesore e studimit Marta Ferre.

Ajo është një shkencëtare kërkimore në Shkollën e Shëndetit Publik Harvard Çan në Boston.

Po si e ndihmon vaji i ullirit zemrën tonë? Ferre thotë vaji i ullirit është i pasur me acid oleik, një acid yndyror i shëndetshëm, që shoqërohet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Vaji i ullirit, ka gjithashtu veti të shëndetshme të lidhura me nivelin më të ulët të kolesterolit, dhe me më pak inflamacion shpjegoi ajo.

Vaji i ullirit, është një përbërës kryesor i dietës mesdhetare, që është provuar për vetitë e tij mbrojtëse të zemrës. Dieta mesdhetare, përbëhet nga shumë ushqime me bazë bimore, peshq dhe yndyrna të shëndetshme, siç është vaji i ullirit. Por studiuesit thanë se studimet nuk e kanë vëzhguar përdorimin e vajit të ullirit në një dietë tipike amerikane.

Për ta ekzaminuar këtë, ata analizuan afro 100.000 burra dhe gra, që morën pjesë në studime afatgjata nga viti 1990 deri në vitin 2014. Ferre theksoi se studiuesit mblodhën çdo 2 vjet informacione për faktorët e stilit të jetesës, dhe çdo 4 vjet informacione të hollësishme për dietën ushqimore.

Njerëzit që konsumonin më shumë se një gjysmë lugë gjelle në ditë vaj ulliri, kishin një rrezik të zvogëluar prej 15 për qind nga çdo lloj sëmundje kardiovaskulare, dhe në mënyrë specifike një rrezik prej 21 për qind më të ulët të sëmundjes koronare të zemrës.

LEXO EDHE:  Gjermania e shokuar/ Dështon krijimi i qeverisë

LEXO EDHE:  Miqësia e re ogurzezë midis Rusisë dhe Kinës

Ndërkohë konsumi më i madh i vajit të ullirit, e ulte edhe më shumë rrezikun, thotë Ferre. Por studiuesit nuk e dinë nëse ekziston një kufi i sipërm, ku përfitimet nga vaji i ullirit stabilizohen apo bien, vuri në dukje ajo.

Zëvendësimi i një luge çaji gjalpë, margarinë ose majonezë me vaj ulliri, ulte rrezikun e çdo lloj sëmundjeje kardiovaskulare me 5 për qind, si dhe rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës me 7 për qind. Studiuesit vunë në dukje se në vitet 1990, margarina përmbante një sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore jo të shëndetshme.

Këto rezultate, mund të mos vlejnë për margarina e sotme me bazë vajin vegjetarian, thanë ata. Ndërkaq, kur studiuesit analizuan vetëm rrezikun nga goditja në tru, ata nuk gjetën ndonjë ndikim në përdorimin e vajit të ullirit. Ata përdorën ndërkohë modele statistikore, për të parë nëse vajrat e tjerë bimorë – misri, lulelakra dhe soja – mund të kenë përfitime të ngjashme me vajin e ullirit, dhe ato patën.

Ferre tha që studiuesit nuk vëzhguan llojet specifike të vajit të ullirit, si të virgjër dhe ekstra të virgjëra. Por hulumtimet e mëparshme, kanë sugjeruar që vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të sigurojë më shumë përfitime shëndetësor, pasi ka më pak përpunim./ Newsmax –Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kryqëzatat, kuptimi i tyre dje dhe sot

Publikuar

-

Nga

Greta Tunberg, ka nisur një kryqëzatë për të shpëtuar planetin. Elizabet Uorren, po vijon kryqëzatën e saj kundër Berni Sanders. Parqet në Jorkshajër në Britani, janë në një kryqëzatë për të shpëtuar pë “Turtle” e rrezikuar nga zhdukja.

Kërkoni fjalën “kryqëzatë”, dhe do të merrni rezultate nga të gjitha fushat e interesit – nga sporti tek politika dhe gjithçka tjetër midis tyre. Kjo tregon se fjala “kryqëzatë” ka shumë kuptime, në varësi të mënyrës së zbatimit të saj. Ndërsa duket se shfaqet shpesh në të gjitha llojet e fushatave, dominojnë kryesisht kuptimet fetare.

Termi “kryqëzatë”, është bërë i zakonshëm në fjalorin e ekstremistëve. Luftërat në Lindjen e Mesme, janë etiketuar si të tilla nga fondamentalistët myslimanë, si një mënyrë për t’i denoncuar ato. Ndërsa radikalët e ekstremit të djathtë të krishterë, e përdorin shpesh atë për të përshkruar forcën lëvizëse të vrasjeve që kryejnë.

Ky lloj përdorimi, është reflektim i pikëpamjeve moderne mbi “kryqëzatat” mesjetare të udhëhequra nga të krishterët perëndimorë, për të pushtuar Jeruzalemin nga shekulli XI deri në atë të XIII-të. Perceptime të tilla, e kanë ngarkuar një fjalë të vetme me kaq shumë kuptime ideologjike shpesh të kundërta.

Gjithsesi, përdorimi i këtij termi në këtë mënyrë, nuk është diçka e re. Kërkimet historike, tregojnë se që nga paraqitja e saj e parë në Mesjetë, fjala “kryqëzatë” ka pasur gjithnjë kuptime shumë të ndryshme, dhe ka shërbyer vazhdimisht si një instrument politik.

Termi “kryqëzatë” u shfaq në vitet 1210, më shumë se një shekull pas fillimit të ekspeditës së parë në Jeruzalem në vitin 1095. Megjithë kuptimin tonë mbi atë çka ishin “kryqëzatat”, ky term nuk u përdor për t’i përshkruar këto ekspedita. Përkundrazi, ai u përdor në lidhje me luftërat e tjera të promovuara nga Papa kundër myslimanëve në Spanjë, dhe heretikëve të sektit të  Katharëve në Francën Jugore.

Ky lloj përdorimi i këtij termi, krijoi një kategori të përbashkët “kryqëzatën”, një fushatë ushtarake që zhvillohet për të mbrojtur besimin. Ky kuptim i shoqëron sot konfliktet në Lindjen e Mesme. Duke marrë parasysh shenjtërinë morale të lidhur me mbrojtjen e “Tokës së Shenjtë” në mendjet e të krishterëve, kjo fjalë mori shpejt një funksion legjitimues.

Çdo veprim i kontestuar, mund të justifikohej duke e quajtur atë një “kryqëzatë”. Kështu në Mesjetë, termi përshkruante taksat e reja të vendosura nga mbretërit e Kastiljes në Spanjë, dhe luftërat e udhëhequra nga papët ndaj kundërshtarëve të tyre politikë, apo koleksionet e dhuratave për besimtarët në mbarë Evropën (të ashtuquajturat indulgjenca).

Indulgjencat, ishin motivi kryesor i kritikës protestante kundër udhëheqjes papale në shekullin XVI-të. Fjala “kryqëzatë’, u shoqërua më pas me sjelljet e tepruara të Papës, dhe në Evropën Veriore, ishte sinonim i çdo formë të fushatës së dhunshme të nxitur nga motivet fetare.

Ngjashëm, duke i dhënë një ngarkesë negative kësaj fjale, filozofët e Iluminizmit i konsideruan ekspeditat në Jeruzalem, si një shfaqje të qëndrimit të dhunshëm dhe intolerant të katolicizmit . Filozofi skocez David Hjum, në vëllimin e parë të librit “Historia e Anglisë”, shkroi ndër të tjera:”Kryqëzatat – ‘monumenti’ më i qëndrueshëm i marrëzisë njerëzore, që është shfaqur ndonjëherë në çdo epokë apo komb”.

LEXO EDHE:  Si po zhduken shkrimet kritike ndaj Ramës dhe Veliajt/ Zbulohet kompania që sulmon mediat

LEXO EDHE:  Rreziqet që vijnë nga harresa e Aushvicit

Nga fundi i shekullit XVIII-të, “kryqëzata” u përdor gjerësisht për të kritikuar çdo lloj lëvizje të konsideruar si të prapambetur app agresive për ndonjë arsye të dukshme. Qëndrimet politike konservatore, janë cilësuar vazhdimisht si “kryqëzata”.

Interpretimi i kryqëzatave, ndryshoi sërish nga fundi të shekullit XIX:ato nisën të shihen si sipërmarrje heroike, të udhëhequra nga kalorës bujarë dhe me zemër të pastër. Ideja dhe përdorimi i fjalës, evoluan në përputhje me rrethanat, duke ua vënë këtë epitet çdo kauze të fisme.

Që të dyja luftërat botërore, u dominuan nga ideologjitë e kundërvënies së thjeshtëzuar mes mirës ndaj së keqes. Ky kuptim i ri i fjalës kryqëzatë, i përshtatej mirë këtij konceptimi. Për pasojë, kryqëzatat kundër sëmundjeve, luftës apo papunësisë, kryqëzatat në funksion të sjelljeve, lulëzuan në shoqëritë perëndimore në vitet 1940 dhe 1950, sidomos në vendet katolike dhe ato anglo-saksone.

Por në vendet gjermanike dhe ato të Evropës Lindore, kuptimi negativ i “kryqëzatës” mbeti më i fortë, dhe kjo fjalë nuk ishte dhe aq e përdorur. Ndryshimi përfundimtar ndodhi në vitet 1960. Kritika kundër kolonializmit dhe ndërhyrjeve perëndimore, i konsideroi ekspeditat mesjetare në Lindjen e Mesme si akte racizmi dhe pushtimi të dhunshëm.

Ndërkohë “kryqëzatat” në ditët tona, mund të kuptohen me një shumëllojshmëri thuajse të pafundme shqisash, sipas origjinës, kulturës, arsimit ose pozitës fetare të një personi. Kjo është arsyeja pse “kryqëzata e terrorizmit” e Xhorxh Bushit, provokoi shumë më tepër kritika sesa “kryqëzata e Herri Trumanit kundër komunizmit” në vitet 1950.

Ndërkohë, kur përdorin këtë term, ekstremistët mbështeten tek një kuptim i vetëm, që bazohet në atë të “kryqëzatave” mesjetare. Supremacistët e krishterë, i qëndrojnë besnikë vizioneve të fillimshekullit të XX-të, dhe e cilësojnë kryqëzatën si një kauzë të shenjtë.

Fundamentalistët myslimanë, janë të ndikuar nga konceptimet e mëvonshme, dhe i dënojnë kryqëzatat si një akt imperialist. Në të dyja rastet, kryqëzatat lexohen si një kundërshtim themelor midis të krishterëve dhe myslimanëve. Prandaj, ky term mund të përdoret për të promovuar një ide të thjeshtë të luftës së përjetshme midis së mirës dhe së keqes./Theconversation.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ç’do të thotë Brexit për sigurinë e Europës?

Publikuar

-

Nga

Nga Edward Lucas ”Center for European Policy Analysis”

* Kjo pyetje po shqetëson njerëzit nga veriu i Norvegjisë, deri në brigjet lindore të Detit të Zi. Britania është një aleate e rëndësishme, si për vendet anetare të NATO-s, ashtu edhe ato që janë më larg, si Ukraina dhe Gjeorgjia. Që nga rënia e komunizmit, ne kemi humbur shumë mundësi. Megjithatë kemi kapur disa të tjera.

Roli i Britanisë së Madhe, është veçanërisht i rëndësishëm në 2 aspekte. Njëra është bashkëpunimi në mbrojtje, shërbimin sekret dhe siguri. Londra zotëron aftësi njerëzore dhe elektronike, që disa vende të tjera nuk i kanë. Ne mund të këshillojmë dhe paralajmërojmë për kërcënimet e mundshme.

Ne mund të ofrojmë trajnime. Ne mund të dërgojmë trupa, avionë luftarakë dhe luftanije. Ne kemi armë bërthamore. Këto kontribute, janë shpesh modeste në aspektin praktik. Por ato kanë rëndësi, sidomos në një kohë kur paranorama ndërkombëtare është shumë e re.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, ka qenë në praktikë mjaft e ashpër ndaj Rusisë. Por retorika e presidentit amerikan, është shpesh kaotike dhe alarmante. A mund ta anulojë ai pjesëmarrjen e SHBA-së në stërvitjen e ardhshme ushtarake në Evropë – më i madhja që nga vitet 1980? Askush nuk e di.

“Presidenti nuk i pëlqen stërvitjet ushtarake”- më tha një këshilltar amerikan në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Me sa duket ai mendon që ato janë të kushtueshme. Por mospraktikimi i mbrojtjes, është edhe më i kushtueshëm. Nëse marrëdhëniet me Amerikën janë të vështira, vendet e tjera kanë më shumë rëndësi.

Kjo mund të nënkuptojë një varësi më të madhe nga Franca, fuqia e vetme serioze ushtarake në Evropën kontinentale. Por presidenti Emanuel Makron, duket se është i gatshëm të krijojë një lloj besueshmërie të vendit të tij. Debatet e shumta vitin e kaluar mbi “autonominë strategjike” të Evropës, ishin edhe gabimi i parë.

Vetoja ndaj nisjes së negociatave të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ishte një lëvizje edhe më e pamatur, dhe e keq-shpjeguar. Po kështu edhe me çështjen e rivendosjes së një marrëdhënieje të afërt me Rusinë. Presidenti francez, të krijon shpesh përshtypjen se i takon atij t’i shpjegojë gjërat, të dëgjojë këndvështrime të tjera, apo të rregullojë politikat e tij.

LEXO EDHE:  Sekti i Xhonstaunit/ Si ndodhi masakra që i mori jetën 918 amerikanëve

LEXO EDHE:  Rreziqet që vijnë nga harresa e Aushvicit

Në Mynih, ai sugjeroi se do ta rimendonte veton e tij mbi bisedimet e pranimit në BE të 2 vendeve ballkanike. Por riparimi i një imazhi, është një punë shumë më i vështirë sesa ruajtja e tij. Po kështu edhe me largimin e Britanisë nga BE. Në këtë rast, rreziku i madh është që bashkëpunimi në fushën e sigurisë, të bjerë viktimë e sherreve në BE mbi daljen e Britanisë.

Sot është e lehtë të shihen përllogaritjet që bëhen në Doëning Street. Thojini suedezëve, estonezëve, polakëve dhe të tjerëve, që nëse duan të vazhdojnë të strehohen nën ombrellën tone të sigurisë, ata duhet të ushtrojnë presion ndaj negociatorëve në Bruksel, për të na ulur ndonjë tarifë tregtare, apo për të na dhënë ndonjë lëshim tjetër mbi dhjetëra çështje më rëndësi.

Rrjedhjet  informacionit të publikuara në media, sugjerojnë që disa njerëz në krye të qeverisë britanike, të cilët nuk janë të paditur apo të painteresuar për çdo gjë që ndodh në “Evropën” që ne po lëmë tashmë, mendojnë se kjo qasje është e arsyeshme dhe praktike.

Me pak fat, teatri aktual politik do të dëshmohet të jetë pikërisht i tillë. Por këto janë lojëra të rrezikshme për t’ luajtur. Vendet e mëdha që drejtojnë BE-në, në fund nuk do të preken prej tyre. Ato kanë nevojë për një marrëveshje që funksionon mbi një bazë ligjore dhe afatgjatë, dhe jo vetëm për diçka që Boris Xhonsoni mund t’ua shesë përkrahësve të tij.

Më keq akoma, imazhi tashmë i dëmtuar i Britanisë së Madhe në Evropë, do të pësojë një dëm serioz. Në praktikë, bashkëpunimi do të vazhdojë. Britanisë i duhen njohuritë dhe përvoja e aleatëve të saj, ndoshta jo aq sa ata kanë nevoje për ne, por gjithsesi mjaftueshëm.

Kur është fjala për kapjen e spiunëve, avionëve-spiunë apo shkëmbimin e këshillave mbi zakonet ushtarake të Rusisë, përpjekjet e përbashkëta funksionojnë më së miri. Por besimi i çmuar që kemi ndërtuar gjatë 2 dekadave të fundit, do të sakrifikohet. E gjithë Europa do të jetë më e dobët. Po kështu edhe Britania./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE