LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK merr të pandehur Adriatik Llallën/ Katër akuzat që “fundosin” ish-kryeprokurorin

9 Mars 2020, 10:52, Kronika CNA
SPAK merr të pandehur Adriatik Llallën/ Katër akuzat që

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, (SPAK) bën të ditur se ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën të ditur se në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur.

Po ashtu, SPAK bën të ditur se Llallës, i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale : ?Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim?, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr.65/2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga