Connect with Us

Shkon në gjashtë numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Sociale

Shkon në gjashtë numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Ka shkuar në gjashtë numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

Sipas informacioneve të fundit, nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet me dije se sot janë konfirmuar dhe katër raste të reja. Tre prej të infektuarve, janë të afërm të dy rasteve të djeshme.

“Sot 4 raste të reja me COVID-19; 3 prej tyre në familjen e 2 rasteve të djeshme. Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë.

Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirman mbrëmjen e djeshme. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore.

Aktualisht gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta.

Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së sotme, është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e mbrëmshme, në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta.

LEXO EDHE:  Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet PD-së/ Mos përhapni panik

Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 është 6.

Duke vlerësuar punën e stafeve mjekësore në këto momente të vështira dhe garantuar gatishmërinë e shërbimit tonë shëndetësor sipas planit të hartuar mbi protokollin e OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të ndjekin me kujdes rekomandimet zyrtare dhe të kujdesen posaçërisht për masat e higjienës personale. Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me  Urgjencën Kombëtare në nr. 127!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“S’duhen mbajtur maska nga qytetarët”/ Manastirliu, apel për të shmangur përhapjen e koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar sot se mbajtja e maskave nga qytetarët nuk është e këshillueshme.

Manastirliu tha se maska duhet mbajtur vetëm në rastin kur je i sëmurë, apo ke kontakt me një të sëmurë.

“Maska nuk është e këshillueshme për qytetarët, sepse, e para, nuk ka arsye pse të mbash maskë, nëse nuk je i sëmurë apo ke kontakte me të sëmurin”, u shpreh ajo.

Ndërkohë edhe mjeku infeksionist, Arjan Harxhi, ka këshilluar të njëjtën gjë.

“Mbajtja e maskës në publik më shumë prish punë dhe probabiliteti që ti të përballesh me dikë tjetër në jetën e përditshme është shumë i vogël, ndërsa një personel shëndetësor e ka gjatë gjithë kohës, prandaj dhe e mbajnë”, tha ai.

LEXO EDHE:  Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet PD-së/ Mos përhapni panik

LEXO EDHE:  Gjysmëhëna e Kuqe Turke në ndihmë të të prekurve nga tërmeti/ Dërgon ndihma në Shqipëri

Ministrja bëri një ftesë për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të zvogëlohen rrisqet për përhapjen e koronavirusit.

“Është momenti për të ftuar çdo qytetar, se kjo sfidë fitohet vetëm me bashkëpunimin me qytetarë. Të njoftojnë 127-ën dhe asnjë person të mos dalë nga shtëpia pa kontaktuar me 127-ën sepse vënë në rrezik qytetarët e  tjerë”, deklaroi Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

E gjithë Italia në karantinë/ Brataj: Kushdo që do hyjë në Shqipëri, do këqyret

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në “Real Story” u shpreh se me shpalljen e Italisë “zonë e kuqe”, të gjithë udhëtarët që do të vijnë nga ky shtet do të kqyren.

“Kur lindi problemi në Itali, ky vend nuk ndërpreu asnjë marrëdhënie me asnjë shtet. Kur u shtri në disa qytete, ku shfaqej problemi, rriteshin masash. Në çdo ditë në orën 8, bëjmë përkufizimin e rastit. Bëhet çdo ditë. Shikohej çdo rasti i dyshimtë, që vinte nga disa vende.

Tani do e bëjmë me të gjithë Italinë. Zona e kuqe është e gjithë Italia. Kushdo që do vijë, do këqyret.”, tha Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Drejtoria e Përgjithshme Detare jep njoftimin/ Ndalohen udhëtimet në këto destinacione

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se janë anulluar disa udhëtime nëpërmjet rrugës detare për shkak të koronavirusit që ka mbërritur tashmë në Shqipëri.

Mësohet se janë ndaluar të gjitha lëvizjet e pasagjerëve, me mjetet e transportit detar, nga të gjitha Portet drejt Italisë së Veriut, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu janë ndaluar të gjitha lëvizjet e pasagjerëve me mjetet e transportit detar me linjën Durrës -Ankona-Durrës dhe Durrës -Tireste-Durrës.

Ndërkohë, linja Durrës -Ankona -Durrës do të vazhdojë për lëvizjen e kamionave, por ndalohet për lëvizjen e pasagjerëve. Sigurisht që çdo lëvizje do jetë e kontrolluar nga stafi mjekësor i porteve përkatëse.

LEXO EDHE:  Kosovë-Shqipëri/ Nënshkruhet marrëveshja për punësimin

LEXO EDHE:  Do habiteni sa kohë duhet të fitosh milionin e parë në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme Detare shpreh gatishmërinë për menaxhimin e situatës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE