LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shkollat të gjitha mbyllur për 2 javë”/ Ministria e Arsimit: Mësimi do të vazhdojë

9 Mars 2020, 13:10, Politikë CNA
“Shkollat të gjitha mbyllur për 2 javë”/ Ministria e

Pas konfirmimit të dy rasteve të para të prekura nga koronavirusi në Shqipëri, qeveria vendosi mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore në të gjithë vendin, për dy javë.

Ndërkohë, pas këtij vendimi, në një deklaratë për mediat, ministrja e Arsimit, Besa Shahini sqaroi se mësimi do të vijojë të bëhet, por online. Shahini theksoi se nga nesër do të ngrihen ?klasat virtuale?.

Kjo do të thotë, se secili mësues do të krijojë në rrjetet sociale, përmes Whatsappit etj, grupe me prindërit e nxënësve të klasës, për të shpërndarë virtualisht detyrat dhe udhëzimet në mënyrë që fëmijët të mos humbin orët mësimore.

“Jemi duke bërë një plan të rrinë në kontakt me prindërit, t’u japin instruksione fëmijëve dhe t’i bëjnë detyrat në kushte shtëpie. Të komunikojnë në ëhatsapp, t’i orientojnë fëmijët të punojnë nga shtëpia, me video të shkurtra në grup. Do të jenë klasa të vogla virtuale në telefona” sqaroi ministrja.

Ndërkohë, Besa Shahini tha se mësuesit do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia ose nga shkolla, për të marrë të gjitha masat dhe udhëzimet për nisjen nga puna me klasat virtuale në rrjetet sociale.

“I kemi orientuar të gjithë drejtuesit e shkollave që ditën e sotme ta mbyllim me qetësi, të orientojnë fëmijët për detyrat në dy javët e ardhshme”, tha ministrja.

Lajmet e fundit nga