LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“S’duhen mbajtur maska nga qytetarët”/ Manastirliu, apel për të shmangur përhapjen e koronavirusit

9 Mars 2020, 21:58, Sociale CNA
“S’duhen mbajtur maska nga qytetarët”/ Manastirliu, apel

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar sot se mbajtja e maskave nga qytetarët nuk është e këshillueshme.

Manastirliu tha se maska duhet mbajtur vetëm në rastin kur je i sëmurë, apo ke kontakt me një të sëmurë.

?Maska nuk është e këshillueshme për qytetarët, sepse, e para, nuk ka arsye pse të mbash maskë, nëse nuk je i sëmurë apo ke kontakte me të sëmurin?, u shpreh ajo.

Ndërkohë edhe mjeku infeksionist, Arjan Harxhi, ka këshilluar të njëjtën gjë.

?Mbajtja e maskës në publik më shumë prish punë dhe probabiliteti që ti të përballesh me dikë tjetër në jetën e përditshme është shumë i vogël, ndërsa një personel shëndetësor e ka gjatë gjithë kohës, prandaj dhe e mbajnë?, tha ai.

Ministrja bëri një ftesë për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të zvogëlohen rrisqet për përhapjen e koronavirusit.

?Është momenti për të ftuar çdo qytetar, se kjo sfidë fitohet vetëm me bashkëpunimin me qytetarë. Të njoftojnë 127-ën dhe asnjë person të mos dalë nga shtëpia pa kontaktuar me 127-ën sepse vënë në rrezik qytetarët e  tjerë?, deklaroi Manastirliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga