Connect with Us

Rrëmbyen 16-vjeçarin/ Zbardhet ngjarja, policia prangos tre autorët

Kronika

Rrëmbyen 16-vjeçarin/ Zbardhet ngjarja, policia prangos tre autorët

Publikuar

-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohet se morën forcërisht në automjet për motive të dobëta një 16-vjeçar.

Mësohet se policia ka vënë në pranga shtetasit:

F. D. (K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Lezhë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”;

A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Durrësi nën pushtetin e ujit, izolohen qytetarët

Sipas uniformave blu, këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në lagjen Nr. 16, Durrës, për motive të dobëta, kanë marrë me dhunë shtetasin E. N., 16 vjeç, në mjetin tip “Audi” e më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Trafik droge dhe armëmbajtje pa leje/ Kush janë dy personat e radhës në shënjestrën e OFL-së

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, dy shtetasve të tjerë.

Bëhet fjalë, për Z. T., banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, dhe A. I., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Durrësi nën pushtetin e ujit, izolohen qytetarët

LEXO EDHE:  50 euro policit për të kaluar në Schengen/ Si e pëson i riu

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Masat kundër koronavirusit/ Perimetër sigurie pranë QSUT-së

Publikuar

-

Nga

Ndërsa dy personat e parë të konfirmuar me koronavirus jashë shtruar te Infektivi i QSUT-së, mësohet se jashtë këtij spitali është krijuar një perimetër sigurie që nuk do ta shkelë askush.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka komunikuar shkurt me gazetarin e News 24, Erion Skëndaj.

Ai ndër të tjera ka apeluar të mos përhapet panik, pasi kjo është një masë e nevojshme në situatën ku ndodhemi.

“Duhet të marrim disa masa shtesë, të mos përhapim panik, të krijojmë një perimetër sigurie në këtë spital. Na lini të merremi me rastin”,- tha Veliu.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Durrësi nën pushtetin e ujit, izolohen qytetarët

LEXO EDHE:  Kapen me 250 doza heroinë/ Arrestohen 4 persona

Dy të prekurit nga koronavirus paraqesin një gjendje stabël dhe nuk janë shtruar në reaminacion.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK merr të pandehur Adriatik Llallën/ Katër akuzat që “fundosin” ish-kryeprokurorin

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, (SPAK) bën të ditur se ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën të ditur se në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur.

Po ashtu, SPAK bën të ditur se Llallës, i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale : “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Vrasjet në Shkodër/ Lleshaj thirrje qytetarëve

LEXO EDHE:  50 euro policit për të kaluar në Schengen/ Si e pëson i riu

Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr.65/2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE