Connect with Us

Rama mbledh qeverinë/ Masa drastike kundër koronavirusit, mbyllen shkollat

Sociale

Rama mbledh qeverinë/ Masa drastike kundër koronavirusit, mbyllen shkollat

Publikuar

-

Situata alarmante në Itali ka bërë që Shqipëria të hedhë hapin e radhës për të shtuar masat kundër koronavirusit.

Ndërkohë që rreth mesnatës, un konfirmuan dy rastet e para të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, mëngjesin e sotëm kryeministeri Edi Rama ka mbledhur urgjent kabinetin qeveritar.

Kreu i qeverisë theksoi se janë marrë rë gjitha masat sipas portokolleve të OBSH-së.

Rama tha se do të anullohen të gjitha fluturimet direkte drejt Veriut të Italisë si dhe në zonat e “kuqe”.

Po ashtu, ai tha se do të mbyllen për një periudhë dy javore të gjitha institucionet arsimore në Shqipëri.

“Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e institucioneve të arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktiviteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill”, tha Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kujdes! Covid- 19 erdhi/  Dr. Tritan Kalo këshillon qytetarët, si të mbroheni nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që tashmë janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri, profesor Dr. Tritan Kalo jep edhe disa këshilla për qytetarët, sesi të mbrojnë veten dhe familjen e tyre.

Më poshtë sjellim disa nga këshillat, që profesor Dr. Tritan Kalo jep për qytetarët:

1- HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive,

2- MOS GRUMBULLIMI jo i domozdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise,

3- PËRKUJDESI për “higjenën e të teshtiturës dhe të kolliturës”,

4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-herëshme të sasive të vogla uji,

5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A,

6- të PATURIT në vëmëdje e mos frekuentimit të shkollave, e qëndrave të punës në rast shënjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë),

7- VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vënde të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,

8- KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital,

9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidomos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2,

10- VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUK ka asnjë fshehje të realitetit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….

Të mos harrojmë se NË NDËRKOHË që Covid-19/Sars-Cov-2 ka marë jetët e mbi 3600 individëve, në të njejtin hark kohor na mbarë BOTËN janë humbur jetët e miliona të tjerëve nga të tjera sëmundje apo arësye: DUHANI ka vrarë mbi 8.000.000 individë, GRIPI stinor mbi 500.000 të tjerë, AKSIDENTET kanë vrarë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur jetën mbi 770.000 vetë, nga MALARIA mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta humb jetën një fëmijë nga kjo sëmundje)…..

BETEJA për jetën është e përminutëshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjelltit, vullnetplotët dhe zemërbardhët…..SË BASHKU do të mundemi t’ja dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni JU bashkëkombasit e mi!!!

LEXO TE PLOTE

Sociale

Thirrja e fortë/ Tani duhet vetëkontroll dhe disiplinë, mbroni fëmijët dhe të moshuarit

Publikuar

-

Nga

Pas mbërritjes së dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një apel të fortë në drejtim të qytetarëve për vetëkontroll dhe disiplinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe bën thirrje mbi të gjitha të mbahet higjena personale.

Po ashtu një thirrje të fortë, Braçe bën që të mbrohen fëmijët dhe të moshuarit.

“Tani duhet qetësi, vetëkontroll, disiplinë për të zbatuar çdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur, vendosmëri për të mos lejuar përhapjen kudo!

Çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri dy javët e fundit dhe ka shenja të gripit, të telefonojë NUMRIN 127;

Çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri gjatë dy javeve te fundit duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë;

Pjesa tjeter eshte higjena, higjena, higjena!

Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin;

Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes;

Mos prekni gojen, hunden e syte më duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre!

MRONI FEMIJET DHE TE MOSHUARIT!

ESHTE DETYRE!”-shkruan Erion Braçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi nga Italia në Shqipëri/ MSH nxjerr të tjera detaje, babë e bir po trajtohen në spitalin infektiv

Publikuar

-

Nga

Mesnatën e djeshme u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus, në Shqipëri.

Sikurse bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për dy shtetas, babë e bir, të cilët kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

MSH bën të ditur se, menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.

Sipas MSH-së, gjendja e dy të prekurve babë e bir, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe asnjëri prej tyre nuk paraqet komplikacione.

Po ashtu, mësohet se të dy pacientët po trajtohen në spitalin infektiv. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

Ministria e Shëndetësisë përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

LEXO TE PLOTE