Connect with Us

Presidenca ngre Task Forcë për koronavirusin/ Njoftim për qytetarët që lë pas dore qeveria

Politikë

Presidenca ngre Task Forcë për koronavirusin/ Njoftim për qytetarët që lë pas dore qeveria

Publikuar

-

Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të koronavirusit që ka prekur vendin tonë, Presidenca ka ngritur një njesi “Task Forcë”.

Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i Ilir Metës Tedi Blushi, i cili thotë se Task Forca do të jetë nën drejtimin e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri.

Blushi deklaroi po ashtu se ngritja e kësaj njesie ka si qëllim bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore, monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e pandemisë së koronavirusit, aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Presidenca fton të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, por që nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të kontaktojnë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion: [email protected] dhe në dy numrat celularë: +355 69 343 5861; +355 69 335 4269.

LEXO EDHE:  A ndikoi Ilir Meta për ndryshimet në qeveri?!/Vjen përgjigjja nga LSI

Blushi thekson se të gjithë duhet të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta “godet” qeverinë/ “S’është koha për të zhvilluar mbledhje”

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, ka lëshuar kritika dhe ka treguar pakënaqësi për masat e marra nga qeveria deri më tani për koronavirusin.

Kreu i Shtetit apeloi për plane të detajuara për pandemi me përgjegjësi të ndara.

“Si President i Republikës po e ndjek situatën hap pas hapi. Apeloj për plane të detajuara për pandemi me përgjegjësi të ndara. Plan rrigoroz për funksionimin në terren të të gjitha strukturave. Për blerjen e masave mbrojtëse për personelin mjekësor dhe për atë ushtarak në mënyrë që të përballojmë këtë pandemi. Plan për përballimin e pasojave të pandemisë në ekonomi.

Maturia dhe mësimet e nxjerra nga vendet e prekura më shumë janë mësimet më të mira. Çdo qytetar duhet të jetë i ndërgjegjshëm se çdo nënvlerësim rrezikon jetën e tij. Duhet bashkëpunim maksimal. Shpresoj dhe besoj në përgjegjshmërinë e të gjithëve, për çdo përfaqësuesi të institucioneve tona të shëndetit”, u shpreh ai në një deklarate për shtyp.

Teksa u pyet nëse do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Meta tha se nuk është koha që të zhvillohet mbledhje mbi mbledhje, pasi theksoi se ka kërkuar edhe më parë marrjen e masave.

LEXO EDHE:  Zbulohet fotoja surprize dhe shperthyese e Ilir Metes/ Ja kush eshte fatlumi

LEXO EDHE:  Zuri vendin e tij në krye të LSI/ Monika Kryemadhi jep një mesazh publik për Ilir Metën

“Nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje. Unë kam kërkuar marrjen e masave ende pa u shfaqur rastet në Itali. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë. Qeveria sot ka marrë një seri masash në këtë drejtim. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm për të bërë çdo gjë, jo vetëm për të hetuar këto dy raste.

Sot kam folur me ambasadoret tona në Romë dhe Athinë, dy vende të prekura dhe me potencial mjaft të rrezikshëm për të depërtuar në vendin tonë. Por besoj se do të bëjmë më të mirën që të tregojmë kujdes maksimal. Ka dy gjëra që nuk kërkojnë fonde, qytetaria dhe patriotizmi. Kujdesi i tyre për veten dhe për të gjithë. Është dhe momenti i vullnetarizmit”, nënvizoi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi në Shqipëri/ Meta kërkon bashkëpunim, mesazh për mjekët e infermierët

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, ka dhënë mesazhe të forta lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus.

Meta deklaroi se nuk ka vend për panik, por theksoi se nuk ka vend as për të nënvlerësuar situatën. Ai kërkoi bashkëpunim maksimal dhe profesionalizëm.

“Duke vlerësuar angazhimin dhe masat e marra nga institucionet përgjegjëse shtetërore përfshi dhe vendimet e qeverisë, i ftoj qytetarët ta përballojnë me qetësi këtë situatë. Të respektojnë protokollet mjekësore, të ndjekin sugjerimet e institucioneve shtetërore. Nuk ka vend për panik por nuk ka vend për nënvlerësimin më të vogël nga të gjitha institucionet dhe qytetarët. Kërkohet përgjegjshmëri maksimale. Profesionalizëm, përkushtim e transparencë”, u shpreh Presidenti.

Mbështetjen më të madhe, Kreu i Shtetit e dha për mjekët dhe infermierët që janë më të rrezikuarit në përballjen me këtë virus.

LEXO EDHE:  Senatori republikan Rubio hyn në garën presidenciale

LEXO EDHE:  A ndikoi Ilir Meta për ndryshimet në qeveri?!/Vjen përgjigjja nga LSI

“Mbështes të gjithë personelin shëndetësor të vendosur para një sfide të madhe. Mjekët dhe infermierët që duhet të përballen me këtë rrezik madhor. Apeloj angazhimin e strukturave shtetërore me forcat më të kualifikuara. I bëj thirrje të gjitha institucioneve vendore e qendrore të marrin masa për sigurimin e çdo qytetari, nisjen e trajnimeve të personelit, përcaktimin jo vetëm të karantinave por dhe të pajisjeve dhe të gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve”, nënvizoi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama takon krerët e komuniteteve fetare/ Mesazh sensibilizimi për besimtarët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka takuar krerët e komuniteteve fetare në vend, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Rama tha se duhet të sensibilizohen besimtarët që të ruajnë veten dhe të tjerët rreth tyre, ndërsa i kërkoi krerëve të komuniteteve të inkurajojnë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi.

“Nuk jemi në një situatë ku të bëhet fjalë për mbyllje të kishave dhe xhamive. Kërkohet që ju të sensibilizoni besimtarët më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa më vurnerabël dhe kjo sëmundje tregohet më agresive pikërisht me ta. Inkurajoni personat e tillë të qëndrojën në shtëpi”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri kërkoi që qytetarët të mos takohen me njëri-tjetrin dhe të mbajnë distancë një metër.

LEXO EDHE:  Senatori republikan Rubio hyn në garën presidenciale

LEXO EDHE:  Rama sfidon Metën/ Lleshi do drejtojë Ministrinë e Brendshme

“Edhe në mbledhjet ku keni më shumë besimtarë duhet të tregoni kujdes që këto rregulla, pavarësisht  se thyejnë ritualet fetare duhet të respektohet si puthja e dorës, përqafimi apo falja shumë ngjitur njëri me tjetrin. Është mirë që këto masa të transmetohen nga ju krerët e feve që të sensibilizoni besimtarët. Ky është një virus i panjohur, por nuk po flasim për murtajë. Më vjen mirë që jeni sensibilizuar të gjithë edhe me besimtarët dhe hoxhallarët, myftinjtë e tjerë”, u shpreh ai.

Rama theksoi se askush nuk duhet të bjerë në pesimizëm, por të kujdeset maksimalisht dhe nëse dikush shfaq shenja të vetëkarantinohet e të telefonojë 127-ën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE