Connect with Us

“Po mashtrohen shqiptarët”/ Berisha: Ekziston mundësia që rastet të jenë infektim brenda vendit

Politikë

“Po mashtrohen shqiptarët”/ Berisha: Ekziston mundësia që rastet të jenë infektim brenda vendit

Publikuar

-

Ish kryemistri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastiliu po mashtrojnë shqiptarët, pasi në Firence nuk ka asnjë raste me coronavirus.

Sipas Berishës, ekziston çdo mundësi që rastet të jenë infektim brenda vendit.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe qendrimin kriminal dhe të papërgjegjshëm të Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë ndaj kësaj epidemie me vdekeshmëri të lartë.
Këta të papergjegjshëm vetëm sot ndërprenë fluturimet me Italinë e Veriut ndërkohë që vetë Italia ka izoluar me ushtri ato zona dhjetëra ditë më parë”, shkruan Berisha.

Sipas tij, Shqipëria sot është i vetmi vend në botë me një qendër të vetme për analizën e Koronavirusit.

LEXO EDHE:  “Vendi në prag epidemie”/ Berisha denoncon skandalin me ujin e pijshëm

“Përveç këtyre për analizat për coronavirus nuk ka patur dopio kontroll ç’ka e bën shumë të dyshimtë vërtetësine e tyre.
Se fundi, asnjë përgatitje serioze nuk është bërë për përballimin me sukses të epidemsë. Mungojnë për publikun maskat, dizinfektante etj etj. Ju bej thirrje qytetarëve, pa rënë aspak në panik të respektojnë rregullat tashmë të publikuara në media për mbrojtje vetiake nga infeksioni”, shkruan Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ironia e Erla Mëhillit për Mark Markun/ Berisha: Është gazetare, intelektuale, e lirë të shprehë mendimin e vet

Publikuar

-

Nga

Caktimi i Mark Markut drejtues qarku në Lezhë, ka shkaktuar jo pak pakënaqesi në PD për shkak se ka qenë pjesë e komisionit të verefikimit të kandidaturave.

Një ndër figurat që e ka komentuar me ironi këtë lëvizje të Bashës, ka qene dhe Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministri Sali Berisha.

“Si të hedhësh në erë me duart e tua komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputetë në tërë Shqipërinë. Mirë shumë”, shkruante Mëhilli në reagimin e saj.

Lidhur më këtë qëndrim u pyet vëtë Berisha sonte në ABC news, ku u shpreh ajo se është gazetare, intelektuale dhe ka të drejtë të shpreh mendimin e saj.

LEXO EDHE:  “Vendi në prag epidemie”/ Berisha denoncon skandalin me ujin e pijshëm

LEXO EDHE:  Pacienti zero drejt shërimit/ Meta i emocionuar: Lajm i jashtëzakonshëm

 “Zëdhënesja ime, është një ish gazetare siç jeni ju, kur ajo flet në emrin tim, flet në emrin tim.

Zëdhënësja shpreh mendim tim, duke ju referuar Sali Berishës, në rastet e tjera është një qytetare, gazetare dhe intelektuale që shpreh opinionet e veta”, tha  Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pastroi rrugën për t’i bërë vend vetes”/ Berisha për Mark Markun: Nuk ka ndonjë përcaktim statutor që ta ndalojë

Publikuar

-

Nga

“Pastroi rrugën për ti bërë vend vetes”/ Berisha për Mark Markun: Nuk ka ndonjë përcaktim statutor që ta ndalojë

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar pasditen e sotme në ABC News, ku mes të tjerave është pyetur dhe për vendimin e kryedemokratit Basha, i cili caktoi drejtues qarku në Lezhë, Mark  Markun.

Ky vendim ka shkaktuar jo pak pakënaqësi në PD, për shkak se ka qenë pjesë e komisionit të verefikimit të kandidaturave, dhe moralisht i bie që pastroi rrugën, për ti hapur vend vetes.

Por për ish kryeministrin Berisha, ky vendim ishte i drejtë dhe nuk ka një përcaktim statuor  që anëtarët e komisionit të përzgjedhjes nuk mund të kandidojnë për deputet.

Mark Marku është një nga personalitetet më të shquara, intelektualët më të njohur të vendit me origjinë nga Mirdita dhe me një eksperiencë elektorale dhe me një qëndrim, me një përballje të fuqishme me regjimin e kakistokracisë dhe Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Soni Malaj paralajmëron ndjekësit: Mos bini pre e mashtrimeve

LEXO EDHE:  Çadrat e ngritura tek Trauma/ Fillon funksionimi, ja për çfarë do shërbejnë

Nuk ka një përcaktim statuor në dijeninë time që anëtarët e komisionit të përzgjedhjes nuk mund të kandidojnë për deputet.

Realisht nuk mund të më jepni një rast të vetëm që të dëshmojë se unë u hoqa nga lista për shkak se zoti Mark Marku donte të hapte vendin e vet.

Ne në reformën elektorale që bëmë në vitin 2009 i dhamë sistemit një karakter, edhe rajonal, dhe kjo ishte e domozdoshme sepse mbeteshin pa përfaësues zonat , rrethet e tjerë më radhë.

Në këtë kontekst, Mark Marku , kryeson grupin e qarkut të Lezhës, për të udhëhequr fushatën”, tha Berisha./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse nuk bashkohet PD me Topallin dhe Patozin?/ Berisha: I kanë shpallur luftë frontale spektrit politik

Publikuar

-

Nga

Pse nuk bashkohet PD me Topallin dhe Patozi?/ Berisha: I kanë shpallur luftë frontale spektrit politik

Ish-kryeministri Sali Berisha, është pyetur sërish mbrëmjen e sotme se përse Partia Demokratike nuk po bashkohet me Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin.

Berisha tha se PD është e hapur të bashkëpunojë me të gjitha forcat politike, por theksoi se Topalli dhe Patozi i kanë shpallur luftë frontale të gjithë spektrit politik shqiptar.

PD-ja në dijeni time është e hapur ndaj të gjitha forcave politike të cilat kanë për objektiv madhor largimin e narkoshtetit nga pushteti, por siç i dëgjoni edhe ju, problemi i tyre është, ata i kanë shpallur luftë frontale të gjithë spektrit politik shqiptar. Në këto rrethana, me këtë qëndrim përjashtojnë aleancat”, u shpreh ai në Abc News.

LEXO EDHE:  “Të përsërisim historinë!”/ Berisha thirrje qytetarëve: Të gjithë në miting!

LEXO EDHE:  Berisha thirrje për revolucion/ Luli vijon pushimet

Ish-kryeministri deklaroi se PD duhet të ftojë të gjitha forcat që janë të vendosura të largojnë nga pushteti Edi Ramën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE