LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pezullohen operacionet e planifikuara/ Manastirliu apel të fortë qytetarëve

9 Mars 2020, 11:23, Sociale CNA
Pezullohen operacionet e planifikuara/ Manastirliu apel të fortë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve të bashkëpunojnë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Në një deklaratë për mediat nga Ministria e Shëndetësisë, Manastirliu tha se nga sot do të anulohen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara.

?Urdhër i ri ka të bëjë me kufizimin dhe ndalimin e ndërhyrjeve operatore kirurgjikale duke përjashtuar patologjitë malinje. Nuk do të ketë asnjë ndalim për shërbime kirurgjikale të urgjencave?- sqaroi ministrja Manastirliu.

Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria ka tashmë një ?personel të mirëtrajnuar? për tu përballur me këtë virus.

Po ashtu ajo theksoi se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi për tu përballur me këtë betejë.

?Qytetarët duhet të respektojnë masat. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi. Është koha për qetësi dhe jo për panik. Na duhet një pakt me ju për tu përballur me këtë betejë dhe për tia dalë.

Çdo masë në raport me parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duhet të zbatohet me rigorozitet.?-tha Manastirliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga